v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-12 18:26:13    
Hai Rui, zyrtar i ndershėm kinez i shekullit tė 16-tė

cri

Nė gjirin e popullit kinez ėshtė e pėrhapur gjerėsisht edhe sot legjenda pėr jetėn dhe veprimtarinė e Hai Ruit, njė zyrtar vendor i dinastisė Ming tė Kinės nė shekullin e 16-tė tė erės sonė, qė vepronte gjithmonė me drejtėsi, guxonte tė dėnonte keqbėrėsit dhe tė pėrkrahte njerėzit mirėdashės dhe qė mbronte gjithmonė interesat e popullit.

Hai Rui lindi nė vitin 1514 nė familjen e njė burokrati feudal nė qarkun Qiongshan tė provincės Guandong tė Kinės Jugore dhe mori njė edukatė tė mirė qysh nė vogėli. Kur u rrit, ai punoi pėr njė kohė tė gjatė si kryetar i prefekturės Gjangnan, duke administruar qytetet Nankin, Suzhou dhe Ēangzhou, si dhe zona tė tjera, qė kishin qenė dikur shumė tė begatshme. Por ai vuri re qė nė fillim se fshatarėt e atyre zonave bėnin njė jetė shumė tė vėshtirė nėn shtypjen dhe shfrytėzimin e zyrtarėve tė korruptuar. Nė raste tė fatkeqėsisė natyrore tė lagėshtirės sė tepėrt, drithėrat shtrenjtoheshin nė njė shkallė tmerruese, prandaj njė numėr i madh fshatarėsh detyroheshin tė braktisnin shtėpitė dhe tė shkonin pėr tė lypur nė zona tė tjera. Pėr tė zgjidhur vėshtirėsitė e kohės dhe pėr tė synuar njė tė ardhme tė mirė tė atyre zonave, Hai Rui iu pėrvesh menjėherė punės sė sistemimit tė ujėrave dhe tė ndihmės pėr refugjatėt.

Pėr tė shpėtuar fshatarėt nga varfėria, Hai Rui ndėshkoi ēifligarėt despotikė, duke kėrkuar me ligj qė t'u kthenin fshatarėve tokat qė ua kishin rrėmbyer me forcė. Ai pakėsoi edhe taksat, duke lehtėsuar barrėn e fshatarėve. Nė atė kohė, nė zonat nė jug tė lumit Jance, taksat ishin shumė tė ngatėrruara, sepse disa ēifligarė me shumė tokė paguanin pak taksa, ndėrsa fshatarėt me toka tė pakta paguanin shumė. Nė fakt, ata paguanin pėr hir tė ēifligarėve, sepse zyrtarėt vendorė ua ngarkonin atyre taksat qė duhej tė paguanin ēifligarėt. Pėr ta zgjidhur kėtė problem, Hai Rui organizoi njė grup tė posaēėm, i cili sqaroi sasinė e tokave dhe thjeshtoi rendin e taksave.

Veprimi i Hai Ruit cenoi rėndė interesat e njerėzve tė shtresave tė privilegjuara dhe tė ēifligarėve, prandaj ata i dėrguan perandorit njė letėr me shpifje kundėr Hai Ruit. Perandori mediokėr e shkarkoi atė nga posti. Kėshtu, Hai Rui filloi njė jetė 16-vjeēare pa punė nė ishullin Hainan.

Gjatė gjithė jetės sė tij, Hai Rui u shkarkua nga posti zytar tri herė dhe tri herė u ngarkua pėrsėri. Por qė nga fillimi e deri nė fund, veprimet e tij qenė tė huaja pėr zakonet e mjedisit zyrtar plot me korrupsion tė shoqėrisė feudale kineze. Hai Rui punoi pėr shumė vjet si zyrtar, por ai bėnte gjithmonė njė jetė tė thjeshtė ashtu si "shkollarėt e varfėr". Kur ai u nda nga jeta, e shoqja dhe i biri kishin vdekur prej kohėsh, prandaj atė e varrosėn disa fshatarė. Ata vunė re se Hai Rui nuk kishte lėnė ndonjė gjė tė ēmuar, pėrveē disa rrobave tė vjetra dhe njė ēerek kile argjendi, qė pėrdorej asokohe si para. Gjithēka tregonte se ai ishte mė i varfėr se njė fshatar i varfėr. Por kur arkivoli i tij po ēohej pėr nė vendlindjen e tij, mijėra banorė tė thjeshtė dolėn pėr ta pėrcjellė. Madje tė gjithė tregtarėt mbyllėn dyqanet e tyre dhe dolėn nė rrugė. Radhėt e njerėzve ishin dhjetėra kilometra tė gjata. Sot nė gjirin e popullit kinez, figura e Hai Ruit ėshtė simbol i drejtėsisė dhe dhjetėra lloje pjesėsh teatrore vendore kineze i thurin kėngė legjendės sė Hai Ruit. (Zheng)