|
dėgjoni




Kina prodhon tani mė se 300 filma nė vit. Pėrveē filmave tė sipėrpėrmendur tė prodhuar me fondet e qeverisė, ka edhe filma tė prodhuar me fondet private dhe fonde tė huaja. Drejtori i pėrgjithshėm pėr pėrhapjen e kinematografisė kineze nė botė, z. Yang Puting, tha ..3.. "Kinema tė reja po shtohen dita-ditės, filmat e prodhuar dhe tė shfaqur nė mėnyrė digjitale janė bėrė forcė e re nxitės e e zhvillimit tė kinematografisė kineze.
Kjo ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė hapjen e tregut tė kinematografisė nė fshat. Nismat e prodhimit shoqėror tė filmave po shtohen gjithnjė e mė shumė. Nisma private vendase dhe ajo e huaj, sė bashku me fondet qeveritare, kanė bėrė qė prodhimi i filmave tė realizohet me shumėllojshmėri investimesh dhe ėshtė bėrė strukturė e re ekonomike pėr prodhimin e filmave nė Kinė. Shteti ynė i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe edhe ndėrtimit tė bazave tė kinematografisė, duke investuar fonde tė mėdha pėr ndėrtimin e bazave kinematografike, pėr blerjen e pajisjeve tė reja dhe pėr importimin e teknologjive tė reja."
Qysh nga fillimi i kėtij shekulli, Kina filloi zbatimin e reformės sė sistemit kinematografik, duke zbatuar qarkullimin e filmave me anėn e kinemave tė niveleve tė ndryshme, gjė qė ka nxitur prodhimin e filmave tregtarė. Njė numėr regjisorėsh me potencial dolėn gjatė konkurrimit pėr shitjen e biletave tė filmave, si regjisorėt Zhang Yimou, Feng Xiaogang etj., tė cilėt kanė prodhuar njėri pas tjetrit filma tė suksesshėm si brenda, ashtu edhe jashtė vendit. Filmat e drejtuar vitet e fundit nga regjisori Zhang Yimou, si "Heronjtė", "Shtėpia e kamave fluturuese", " Mallkimi i luleve tė arta" etj. kanė hapur tregun botėror dhe kanė fituar nder pėr filmat kinezė. Kurse regjisori Feng Xiaogang, qė ėshtė i njohur me filmat e xhiruar pėr Vitin e Ri, d.m.th filmat qė shfaqen me rastin e Festės sė Pranverės, festės mė tė rėndėsishme tradicionale tė Kinės, ka arritur suksese tė mėdha nė prodhimin e filmave tregtarė kinezė. Filmat e drejtuar prej tij, si "Pala A dhe Pala B", "Funerali i njeriut tė madh", "Njė botė pa hajdutė", "Banketi" etj., nė saje tė pėrshtatjes me interesimin e shikuesve kinezė, kanė nxjerrė shumė fitime tregtare pėr investuesit kinezė dhe tė huaj tė kėtyre filmave.
Personalitetet e qarqeve kinematografike tė Kinės janė tė mendimit se pėr zhvillimin e vazhdueshėm tė kinematografisė kineze duhet tė pėrgatiten sa mė shumė talente. Tani njė numėr regjisorėsh tė rinj kanė filluar tė shfaqin talentin e tyre, si regjisori i ri Ning Hao, i cili u bė menjėherė i njohur me drejtimin e filmit humoristik "Guri i tėrbuar" . Ky film, me njė investim shumė tė vogėl, ka fituar tė ardhura tė shumta nga shitja e biletave nė kinematė e vendit, gjė qė ka tėrhequr vėmendjen e investuesve pėr regjisorėt e rinj. Ky film ėshtė mirėpritur jo vetėm nga shikuesit kinezė, por ėshtė kuptuar mirė edhe nga shikuesit e huaj.

Analisti amerikan me pėrvojė, z, Willmar Anderson, tha : "Unė i kam ndjekur me kėnaqėsi filmat e drejtuar nga regjisori Ning Hao. Atė e njoha para disa vjetėsh, ėshtė njė gjė interesante qė ai mund tė xhirojė vepra me njė stil krejt ndryshe nga filmat e kaluara kinezė. Unė u mahnita nga kjo. Filmi ėshtė prodhuar mė cilėsi tė lartė, ka njė bazė shumė tė mirė nga ana e skenarit dhe njė strukturė tė mirė rrėfimtare. Pra, tė gjithė faktorėt janė shumė tė rėndėsishėm."
Tregu i kinematografisė kineze po zhvillohet nė drejtimin e shumėllojshmėrisė. Por krahas sukseseve tė arritura, pėrpara kėtij tregu ndodhen edhe probleme tė reja, si p. sh., njė numėr i vogėl regjisorėsh tė njohur mund tė gjejnė investime tė mėdha, kurse shumė regjisorė tė rinj kanė qė janė nė rritje kanė vėshtirėsi tė gjejnė investimet dhe nuk do tė kenė mundėsi tė tregojnė talentin e tyre. Drejtori i pėrgjithshėm i pėrhapjes sė kinematografisė kineze jashtė vendit, z. Yang Puting, tha :"Mund tė themi se kinematografia kineze ėshtė plot me vitalitet dhe ndodhet nė njė periudhė shumė tė mirė zhvillimi. Krahas sukseseve tė arritura, ne vėmė re se kemi akoma dallime tė mėdha me vendet e zhvilluara, prandaj ne duhet tė gjejmė dhe tė zgjerojmė tregun brenda e jashtė vendit ".
Pėr tė pėrkrahur rritjen e regjisorėve tė rinj, grupi i kinematografisė kineze ka shpallur njė program qė quhet "Plani i grupit kinematografik kinez pėr pėrkrahjen e regjisorėve tė rinj", ku janė pėrfshirė 15 regjisorė tė rinj. Grupi i kinematografisė kineze ka bėrė pėrgatitje tė mjaftueshme nga ana e skenarėve, fondeve dhe e qarkullimit tė filmave, nė mėnyrė qė kėta regjisorė tė rinj tė kenė mundėsi tė drejtojnė filma tė rinj. Personalitetet pėrkatėse janė tė bindur se kėta regjisorė tė rinj do tė nxisin mė tej zhvillimin e kinematografisė kineze. ( Zhai) ( Artan)
|