v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-05 20:49:02    
Guan Han Qing, shkrimtar kinez i shekullit tė 13-tė

cri
Guan Han Qing, shkrimtar kinez i kohės sė dinastisė Juan nė shekullin e 13-tė tė erės sonė, jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė kryeqytetin Dadu, Pekini i sotėm. Ai ishte ngarkuar dikur me funksion nė spitalin perandorak, por ai nuk kishte interes pėr mjekėsinė dhe ishte i pasionuar pėr krijimin e pjesėve teatrore.

Asokohe ishte pėrhapur nė popull njė lloj pjese teatrale qė quhej "zagjy", afėrsisht si "pjesė teatrale e pėrzier". Kjo formė e artit, qė pasuroi mė tej pėrmbajtjen e rrėfenjave popullore me kėngė, pasqyronte gjerėsisht realitetin shoqėror, prandaj u pėlqente si zyrtarėve tė lartė e aristokratėve, edhe banorėve tė thjeshtė. Duke vendosur tė krijonte pjesė teatrore, Guan Han Qing nuk kishte qėllim pėr tė argėtuar aristokratėt, por pėr tė treguar vuajtjet e popullit. Ai dha dorėheqjen nga detyra dhe filloi tė njihte nė thellėsi jetėn e banorėve tė shtresave tė ulėta, nė mėnyrė qė, me ndihmėn e formės artistike tė pjesės teatrale tė pėrzier, tė zbulonte zymtėsinė e realitetit tė atėhershėm dhe tė shfaqte idealin e vet shoqėror.

Guan Han Qing njihte jetėn e qytetarėve, dinte mirė gjuhėn e popullit dhe kishte shpirt artistik, gjė qė i shtonte atij vitalitetin. Duke pėrshkruar karakterin e vet tė vendosur dhe tė drejtė, ai shkroi nė njė vepėr: "Unė jam njė kokėrr bizele prej bronzi, qė nuk zbutet as nė avullin e nxehtė dhe as nė ujin e zier, nuk shtypet nga goditja e fortė dhe nuk shpėrthen nga fėrgimi nė zjarr, por nxjerr tingull tė fortė ". Me penė nė dorė, ai skaliti mjaft figura tė popullit punonjės me karakter tė drejtė dhe trim dhe me frymė tė rezistencės. Njė nga veprat e tij pėrfaqėsuese ėshtė pjesa teatrale "Dėnimi i Dou Ė-sė sė pafajshme".

Nė kėtė pjesė teatrale, Guan Han Qing trajtoi fatin e zi tė nuses sė re Dou Ė. Ajo qysh nė vogėli humbi nėnėn dhe, pėr shkak tė varfėrisė, babai ia shiti atė familjes Cai si "nuse fėmijė". Pas disa vjetėsh, i vdiq burri dhe ajo filloi tė jetonte me tė vjehrrėn duke u mbėshtetur tek njėra tjetra. Njė burrė maskara deshi ta merrte atė pėr grua, por vjehrra e saj kundėrshtoi. I tėrbuar nga zemėrimi, maskarai e paditi plakėn nė gjyq duke e akuzuar pėr helmimin me vdekje tė njė njeriu dhe i dha ryshfet gjyqtarit, i cili e torturoi rėndė plakėn. Nuses Dou Ė i erdhi keq pėr vuajtjen e vjehrrės, prandaj e pranoi vetė "krimin" dhe u dėnua me vdekje. Por ajo u tregua shumė e vendosur nė fushėn e ekzekutimit dhe dėnoi me indinjatė "qiellin" dhe "tokėn" qė pėrfaqėsonin vetėm sundimtarėt. Gjatė mbi 700 vjetėve, kjo vepėr e Guan Han Qingut gjithmonė u pėlqeu lexuesve dhe spektatorėve, u vlerėsua lart nga populli, u pėrfshi ndėr 10 tragjeditė klasike kineze, u pėrkthye nė shumė gjuhė dhe u pėrhap gjerėsisht nė gjithė botėn.

Gjatė gjithė jetės sė tij, Guan Han Qing krijoi mbi 60 pjesė teatrale, por tani ruhen vetėm 18 prej tyre. Si njė dramaturg, ai qe i zoti pėr skalitjen e figurave tipike duke pėrshkruar proceset e ndėrlikuara psikike tė personazheve. Mjeshtria e tij ushtroi njė ndikim tė thellė mbi krijimtarinė teatrale tė asaj kohe dhe tė brezave tė mėvonshėm dhe ai u quajt me nder si "paraardhėsi i pjesės teatrale tė dinastisė Juan" dhe si "Shekspiri i Lindjes". (Zheng)