v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-09-28 19:51:40    
Shy Guang-ēi, shkencėtar i shquar kinez i shekullit tė 17-tė

cri

 

Nė vitet e fundit tė shekullit tė 16-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 17-tė, misionarėt fetarė tė Perėndimit vinin njėri pas tjetrit pėr pėrhapjen e dogmave tė katolicizimi nė Kinė. Krahas veprimtarisė fetare, ata sollėn nė Kinė edhe njė numėr arritjesh nė kėrkimet e shkencave natyrore. Dijetari kinez Shy Guang-ēi, nė bashkėpunim me ta, u pėrpoq t'i njihte qarqet intelektuale kineze me shkencat e pėrparuara evropiane dhe u bė shkencėtari mė i shquar kinez i asaj kohe.

Shy Guang-ēi lindi nė vitin 1562 nė Shangai. Ashtu si mijėra intelektualėsh kinezė tė asaj kohe, edhe ai ėndėrronte nė kohėn e rinisė qė tė bėhej njė zyrtar civil nė kryeqytetin Pekin. Por si rezultat i miqėsimit me misionarin italian Mateo Rici, ai u shqua nga intelektualėt kinezė dhe u bė njė shkencėtar. 

Nėpėrmjet kontakteve tė shumta me Mateo Ricin dhe me misionarėt e tjerė nga Perėndimi, Shy Guang-ēi kuptoi se shkencat e Perėndimit ishin tė dobishme pėr begatimin e vendit tė tij, prandaj vendosi tė bėhej si nxėnės i Mateo Ricit, pėr tė mėsuar nga ai njohuri shkencore nė lėmenjtė astronomik, matematik, topografik dhe tė prodhimit tė armėve. Nė kėtė mėnyrė, Shy Guang-ēi filloi bashkėpunimin dhe miqėsinė dhjetėra-vjeēare me Mateo Ricin.

Vlera e rėndėsishme e punės sė Shy Guang-ēiut pėr zhvillimin e shkencės asokohe nė Kinė u mishėrua nė rdhė tė parė nė veprat e pėrkthyera prej tij pėr njohjen e kinezėve me Perėndimin. Nė bashkėpunim me Mateo Ricin, ai pėrktheu nė gjuhėn kineze veprėn e famshme matematike "Manuskript origjinal i gjeometrisė", qė u bė e para vepėr e pėrkthyer matematike nė historinė kineze. Nė bashkėpunim me Mateo Ricin, ai pėrktheu edhe vepra shkencore nė fushėn topografike dhe hidraulike. Pas asaj, mbi bazėn e studimit tė kalendarit tė lashtė kinez, ai studioi nė mėnyrė tė pavarur kalendarin astronomik, duke asimiluar njohuritė mė tė reja shkencore tė Evropės sė asaj kohe nė fushėn astronomike dhe arriti njė nivel shumė tė lartė. Nė vitin 1629, duke zbatuar parimet e matematikės dhe astronomisė evropiane, ai llogariti pėr herė tė parė dhe me saktėsi kohėn e parashikuar tė eklipsit tė Diellit. Nė vitet e pleqėrisė, Shy Guang-ēi drejtoi shkrimin e librit tė madh kalendarik "Libri Kalendarik Ēongzhen", nė tė cilin u parashtrua nocioni se Toka ėshtė njė sferė dhe nocioni i Gjatėsisė e Gjerėsisė gjeografike, gjė qė luajti njė rol tė madh pėr ta ēuar mė pėrpara zhvillimin e astronomisė nė Kinė.

Njė kontribut tjetėr i madh i Shy Guang-ēiut nė fushėn akademike ėshtė vepra e tij "Enciklopedia e bujqėsisė". Nė kėtė libėr me 700 mijė fjalė, i bėhet bilanci pėrvojės sė Kinės sė lashtė nė prodhimin bujqėsor, flitet pėr parimet politike nė fushėn bujqėsore, pėr veglat bujqėsore, pėr agroteknikėn e lashtėsisė, pėr veēoritė e bimėve bujqėsore etj. Kjo vepėr, qė pėrmban tė dhėna tė pasura historike, konsiderohet si enciklopedia e shkencės agronomike kineze dhe si materialet mė tė pėrsosura tė kėsaj fushe tė Kinės sė lashtė. Nė gjithė jetėn e tij, Shy Guang-ēi shkroi mbi 10 lloje veprash me 3 milionė fjalė, duke hedhur njė bazė tė shėndoshė teorike dhe teknike pėr kthimin e shkencės natyrore kineze tė lashtėsisė nė atė tė kohės moderne. (Zheng)