|


dėgjoni
Pas Lojė rave tė 5-ta Olimpike tė Stokholmit tė vitit 1912, u dukėn qartė ndikimi dhe fuqia e tyre tėrheqėse. Prandaj, 6 qytete iu lutėn pėr organizimin e Lojėrave tė 6-ta Olimpike nė vitin 1916. Ēdo gjė po ecte mirė. Kubertani dhe kolegėt e tij ishin optimistė pėr perspektivėn e lojėrave olimpike. Por, njė luftė e paparė shkatėrruese theu ėndrrat e tė gjithėve.
Lojėrat e 6-ta Olimpike ishin planifikuar tė organizoheshin nė vitin 1916 dhe 6 qytetet qė kishin paraqitur lutje kishin interes tė madh pėr to. Nė mbledhjen e 15-tė plenare tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar nė vitin 1912, Berlini i Gjermanisė u caktua si qyteti i organizimit tė Lojėrave tė 6-ta Olimpike. Kur lajmi mbėrriti nė Berlin, qarqet e ndryshme u gėzuan shumė. Qyteti Berlin filloi tė pėrgatitej pėr kėtė edicion tė lojėrave olimpike. Ata ndėrtuan fusha sportive, hartuan disa plane tė ndeshjeve, zgjodhėn sportistė tė shkėlqyeshėm pėr stėrvitje tė posaēme etj. Tė gjitha kėto u pėrputhėn plotėsisht me dėshirėn origjinale tė Kubertanit dhe ai shpresonte qė, nėpėrmjet organizimit tė lojėrave olimpike me frymėn e paqes, gjermanėt do tė hiqnin dorė nga plani i luftės militariste.
Por, Kubertani e kishte mbivlerėsuar rolin e lojėrave olimpike moderne pėr nxitjen e paqes. Nė qershor tė vitit 19 14, shpėrtheu ēėshtja e atentatit nė Sarajevė. Kėshtu ,Gjermania dhe Austro-Hungaria provokuan Luftėn e Parė Botėrore. Shpėrthimi dhe pėrhapja e shpejtė e kėsaj lufte shkatėrruan plotėsisht vullnetin e bukur tė Kubertanit. Mė vonė, ai dhe kolegėt e tij u detyruan tė merrnin vendimin qė tė anulohej organizimi i Lojėrave tė 6-ta Olimpike nė Berlin. Sipas traditės kulturore tė Greqisė sė Lashtė, Lojėrat tė 6-ta Olimpike u konsideruan si tė zhvilluara, megjithėse nuk u zhvilluan faktikisht. Prandaj, nė historinė e lojėrave moderne olimpike, ato prapė u quajttėn Lojėrat e 6-ta Olimpike, edhe pse nuk u organizuan. Meriton vėmendje fakti se nė Greqinė e Lashtė, lufta midis qytet-shteteve tė Greqisė u ndėrpre pėr arsye tė organizimit tė lojėrave olimpike, gjė qė u quajt "Armėpushimi i Shenjtė". Por tani, organizimi i njė edicioni lojėrash o limpike u anulua pėr shkak tė luftės botėrore. Kjo nuk mund tė mos quhej njė goditje e rėndė pėr lojėrat olimpike moderne qė ende ndodheshin nė periudhėn fillestare.
Lufta e Parė Botėrore, qė zgjati 4 vjetė, solli plagė, gjak dhe lot. Por dėshira e njerėzve pėr synimin e paqes u bė mė e fortė. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, lojėrat olimpike nuk e humbėn vitalitetin e tyre pėr shkak tė ndėrprerjes. Pėrkundėrazi, pas luftės lojėrat olimpike u ringjallėn. Me pėrpjekjet e Kubertanit dhe tė tė tjerėve, zhvillimi i lojėrave olimpike hyri shumė shpejt nė njė periudhė tė re. (Shy Guan)
|