|
dėgjoni

Nė fillim tė kėtij muaji u mbyll nė kryeqendrėn e provincės Jilin tė Kinės, Changchun, ekspozita e 3-tė tregtare e investimeve e Azisė Verilindore. Nė kėtė ekspozitė 4-ditore, pjesėmarrėsit zhvilluan diskutime aktive pėr "nxitjen e bashkėpunimit tė rajonit tė Azisė Verilindore" dhe "rigjallėrimin e bazės sė vjetėr industriale tė krahinave verilindore tė Kinės". Ata thanė se 6 vendet e Azisė Verilindore do tė nxitin mė tej zhvillimin e bashkėpunimit tė rajonit tė Azisė Verilindore, duke u mbėshtetur te platforma e ekspozitės tregtare tė investimeve tė Azisė Verilindore.
Rajoni i Azisė Verilindore pėrfshin 3 provinca tė Kinės Verilindore e pjesėn lindore tė Rajonit Autonom tė Mongolisė sė Brendshme, rajonin e Lindjes sė Largėt tė Rusisė, Gadishullin Korean, Japoninė dhe Mongolinė. Sipėrfaqja e kėtij rajoni ėshtė 17 milionė kilometra katrorė. Nė kėtė ekspozitė zv/kryeministri i Kinės Zeng Peiyan tha se historia e lidhjeve dhe kontakteve miqėsore midis popujve tė vendeve tė ndryshme tė Azisė Verilindore ėshtė shumė e gjatė. Nė procesin e thellimit nga dita nė ditė tė ekonomisė globale dhe tė integrimit rajonal, vendet e ndryshme tė Azisė Verilindore dėshirojnė tė forcojnė bashkėpunimin ekonomik.
"Plotėsimi reciprok ekonomik midis vendeve tė ndryshme tė saj ėshtė shumė i fortė. Disa vende kanė potencial tė fortė ekonomik, disa kanė burime tė pasura e krahė pune dhe disa tė tjera kanė teknologji tė pėrparuara tė prodhimit dhe pėrvojė administrimi, prandaj zhvillimi i mėtejshėm i bashkėpunimit rajonal ka njė bazė tė mirė."
Vitet e fundit, me rritjen e qėndrueshme ekonomike tė vendeve tė ndryshme tė Azisė Verilindore, tregtia dhe pėrmasat e investimeve brenda kėtij rajoni janė zgjeruar gradualisht. Marrėdhėniet e plotėsimit reciprok ekonomik midis kėtyre vendeve janė thelluar mė tej.
Njėkohėsisht, gjatė disa vjetėve tė fundit, nxitja e krijimit tė platformės sė bashkėpunimit ekonomik tė kėtij rajoni ėshtė shpejtuar pandėrprerė. Tani rajoni i Azisė Verilindore ka krijuar platformėn e bashkėpunimit ekonomik me forma tė shumėllojshme dhe me pėrmbajtje tė pasura. Ekspozita tregtare e investimeve e Azisė Verilindore ėshtė njė veprim pozitiv qė ka ndėrmarrė qeveria kineze pėr nxitjen e lidhjeve dhe bashkėpunimit ekonomiko-tregtar brenda kėtij rajoni. Pėr kėtė platformė tė mirė, funksionarja e UNDP-sė, zj. Natalija Jaēistova dha njė vlerėsim tė lartė.
"Ekspozita tregtare e investimeve e Azisė Verilindore u ka dhėnė ndėrmarrjeve pjesėmarrėse tė vendeve tė ndryshme njė platformė tė mirė. Biznesmenėt pjesėmarrės mund tė shfaqin produktet e tyre nė kėtė ekspozitė, tė krijojnė bashkėpunim dhe tė nėnshkruajnė kontrata. Ekspozita tregtare do tė nxitė zhvillimin harmonik tė ekonomisė sė kėtij rajoni."
Me zhvillimin e shpejtė ekonomik tė Kinės, zhvillimi ekonomik e shoqėror i bazės sė vjetėr industriale tė krahinave verilindore tė Kinės ka pasur njė prirje tė mirė. Sidomos qysh nga zbatimi nė vitin 2003 i strategjisė pėr rigjallėrimin e bazės sė vjetėr industriale tė kėtij rajoni, Kina ka hartuar njė sėrė politikash dhe ka marrė njė sėrė masash pėr tė ndihmuar ndėrmarrjet e krahinave verilindore nė daljen nga vėshtirėsia dhe pėr tė inkurajuar pjesėmarrjen e investimeve tė huaja nė reformimin e transformimin e ndėrmarrjeve shtetėrore tė kėtij rajoni dhe nė zhvillimin e tregtisė kufitare. Gjatė zbatimit 4 vjeēar tė kėsaj strategjie, reforma dhe hapja e kėtij rajoni janė shpejtuar nė mėnyrė tė dukshme, ndėrtimi i infrastrukturės e koordinimi i strukturės industriale kanė arritur progres tė madh dhe jetesa e popullit ėshtė pėrmirėsuar pandėrprerė.
Rigjallėrimi i krahinave verilindore i ka krijuar bashkėpunimit tė rajonit tė Azisė Verilindore raste tė reja dhe vendeve tė ndryshme tė kėtij rajoni raste tė shumta tregtare. Biznesmeni i Mongolisė materialeve tė ndėrtimit nga Mongolia Otgon Batar tha se ai dėshiron tė zhvillojė bashkėpunimin tregtar me ndėrmarrje tė krahinave verilindore.
"Unė mora vesh se qeveria kineze ka parashtruar disa politika tė privilegjuara pėr zhvillimin e krahinave verilindore. Pėr ne ky ėshtė njė rast shumė i mirė. Unė dėshiroj tė gjej partnerė bashkėpunimi nė Kinė jo vetėm nė fushėn e ndėrtimit, por edhe nė fushėn tregtare."
Megjithėse bashkėpunimi ekonomiko-tregtar midis vendeve tė ndryshme tė Azisė Verilindore ėshtė zhvilluar shumė shpejt, diferenca e nivelit tė zhvillimit tė vendeve tė ndryshme tė kėtij rajoni ėshtė relativisht e madhe, niveli i bashkėpunimit midis tyre ėshtė ende i ulėt dhe sistemi i bashkėpunimit nuk ėshtė i pėrmirėsuar. Pėr tė pėrballuar sfidat e reja, zv/kryeministri kinez Zeng Peiyan tha se Kina ėshtė e mendimit se vendet e ndryshme duhet tė forcojnė shkėmbimet dhe bashkėpunimin pėr tė nxitur zhvillimin e pėrbashkėt tė kėtij rajoni.
"Pala kineze dėshiron tė shpejtojė me vendet pėrkatėse ndėrtimin e rrugėve automobilistike, tė hekurudhave dhe porteve, tė forcojė lidhjet ekonomike, tė zgjerojė pandėrprerė pėrmasat e tregtisė dhe tė ngrejė nivelin e investimeve. Kina shpreson se vendet e ndryshme tė Azisė Verilindore do tė vazhdojnė tė nxitin liberalizimin tregtar."
Provinca Jilin e Kinės qė ndodhet nė qendėr tė Azisė Verilindore, ka zhvilluar pėr njė periudhė tė gjatė bashkėpunimin me vendet e tjera tė kėtij rajoni nė fushat ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore etj. Nė njė intervistė pėr gazetarėt, kryetari i kėsaj province Han Changbin tha se nė tė ardhmen, provinca Jilin do tė vazhdojė tė forcojė shkėmbimet dhe bashkėpunimin nė kėto fusha pėr tė nxitur mė tej bashkėpunimin e rajonit tė Azisė Verilindore.
"Provinca Jilin do tė pėrmirėsojė pandėrprerė mjedisin e shkėmbimeve dhe tė bashkėpunimit dhe do tė zgjerojė lidhjet dhe kontaktet ekonomiko-tregtare me vendet e tjera tė Azisė Verilindore pėr tė realizuar zhvillimin e pėrbashkėt." (Sihai)
|