v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-09-21 19:47:31    
Li Zi-ēeng, burrė ambicioz dhe udhėheqės i kryengritėsve fshatarė kinezė nė shekullin e 17-tė

cri
Li Zi-ēeng, qė lindi nė vitin 1606 nė njė familje fshatare tė provincės Shensi tė Kinės Veriperėndimore, filloi shkollimin qė nė moshėn 8-vjeēare, por pa kaluar shumė kohė, e la shkollėn vetėm pėr shkak tė varfėrisė sė familjes dhe u ēua nė njė manastir, ku u bė murg i mitur budist. Mė vonė, ai punoi si ēoban lopėsh te njė ēifligar. Kur ishte 20 vjeē, ai u rekrutua nė njė postė ushtarake, ku mbetej shpesh herė pa bukė pėr shkak tė shpėrblimit tepėr tė paktė. Megjithatė, ai u bė njė burrė i fortė me karakter tė vendosur dhe me guxim tė pashoq. Ai u stėrvit mirė dhe u bė njė ushtar qė mund tė luftonte me shigjeta dhe me hanxhar hipur nė kalė. Nga ana tjetėr, ai sillej me besnikėri dhe me bujari ndaj tė tjerėve dhe mbronte tė dobėtit nga padrejtėsitė, prandaj respektohej nga tė gjithė.

Asaj kohe, regjimi i dinastisė Ming po tronditej dhe po ndryshonte nė mėnyrė tė shpejtė dhe populli hiqte tė zitė e ullirit si pasojė e shfrytėzimit barbar dhe e fatkeqėsive natyrore gjithnjė e mė tė rėnda. Nė vitin 1627, fshatarėt e provincės Shensi shpallėn tė parėt kryengritje. Edhe Li Zi-ēeng urrente deri nė palcė autoritetet lokale qė e persekutonin. Tė prirė nga ai, ushtarėt e postės sė tij vranė oficerin epror dhe u hodhėn nė radhėt e kryengritėsve. Pak nga pak, ai mori nė komandėn e tij njė repart tė konsiderueshėm forcash kryengritėse dhe e quajti veten "gjenerali i guximshėm ".

Nė betejat e luftės, disa fraksione kryengritėsish u shtypėn nga trupat qeveritare, kurse disa tė tjera u rritėn shpejt. Njėri prej tyre ishte edhe reparti i komanduar nga Li Zi-ēengu, qė u shtua pandėrprerė dhe u bė njė ushtri me mbi 100 mijė veta. Mė vonė, ai pranoi nė ushtrinė e tij edhe disa reparte tė tjera tė kryengritėsve dhe titulli i tij u rrit nga "gjenerali i guximshėm" nė "mbreti i guximshėm". Nė kampin e tij u pranuan edhe disa dijetarė dhe ish-zyrtarė, tė cilėt i jepnin atij kėshilla tė dobishme, duke parashtruar parullat "Tė ndajmė tokat nė mėnyrė tė barabartė", "Tė na hiqen taksat bujqėsore", "Tė shfarosim dhunuesit dhe tė ndihmojmė popullin", "Tė mos grabisim pasuri dhe tė mos vrasim njerėz tė pafajshėm" etj dhe duke hartuar pikat e rrepta tė disiplinės ushtarake. Si rezultat, forcat kryengritėse u mbėshtetėn nga populli.

Pas 10 vjet lufte, ushtria e Li Zi-ēengut u rrit nė njė ushtri me 1 milion veta. Nė mars tė vitit 1644, ushtria e tij shtiu nė dorė kryeqytetin Pekin. Pas vetėvrasjes sė perandorit tė dinastisė Ming, Li Zi-ēeng hyri nė pallatin perandorak dhe shpalli regjimin e tij "Shun i Madh".

Regjimi i dinastisė Qing, i krijuar nga aristokratėt e kombėsisė manēure tė Kinės Verilindore, qė ishte njė kombėsi e blegtorisė shtegtare, synonte pėr ekspansion drejt jugut. Gjenerali Vu San-gui i dinastisė Ming, qė mbronte kėshtjellėn Shan-haiguan nga sulmi i dinastisė Qing, kapitulloi sepse familja e tij nė Pekin u cenua nga kryengritėsit. Li Zi-ēeng nisi njė luftė pėr ndėshkimin e Vu San-guit. Trupat e dinastisė Qing, duke pėrfituar nga rasti, morėn kėshtjellėn Shan-haiguan dhe mundėn trupat e Li Zi-ēengut. Kėshtu, Li Zi-ēeng u kthye nė Pekin dhe u shpall perandor. Mė vonė ai u tėrhoq nga Pekini dhe dėshtoi mė nė fund. (Zheng)