v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-09-17 16:32:53    
Kėngė popullore kineze tė kėnduara nga Wu Bixia

cri
Nė kėtė program do t'ju paraqit njė grup kėngėsh popullore kineze tė interpretuara nga sopranoja e njohur kineze Wu Bixia.

Tė dashur dėgjues, kėnga qė ndoqėt ėshtė njė kėngė popullore e provincės Sichuan tė Kinės me titull: "Kėngė e malėsisė", kėnduar nga Wu Bixia. Kjo kėngė me melodi tė shpejtė dhe tė lartė dhe me tekstin e thjeshtė e tė pėrzemėrt na tregon tė vėrtetėn e thjeshtė tė jetės. Nė kėngė thuhet: "Dielli qė ka lindur si njė pikė e kuqe, ndriēon malet e larta e pyjet e dendur. Lauresha e do qiellin e kaltėr e tė lartė, vajza e dashuron djalin punėtor."

Wu Bixia ėshtė njė kėngėtare qė ka kombinuar mėnyrėn e kėndimit popullor me atė evropian dhe ka fituar ēmimet mė tė larta nė botė, interpretimi i saj ka forcė tė pasur shprehėse dhe prekėse artistike.

Wu Bixia ka lindur nė njė familje muzikėdashėse tė provincės Hunan tė Kinės qendrore. I ati ėshtė drejtori i njė trupe tė operės lokale huagu, kėshtu qė ajo ka marrė edukim tė mirė muzikor nga prindėrit qė nė vogėli. Kur ishte ende e vogėl ajo doli shkėlqyeshėm nė njė konkurs tė kėngėve pėr zėrin e saj kumbues dhe interpretimin e bukur, dhe tėrhoqi vėmendjen e shumė njerėzve. Nė vitin 1990, Wu Bixia 14 vjeēare me rezultatet mė tė mira nė provim u pranua nė shkollėn e mesme pranė Konservatorit tė Kinės, mė vonė ajo mbaroi studimet pasunivesitare nė Konservatorin e Kinės. Nėpėrmjet ushtrimit sistematik tė muzikės vokale nė konservator, ajo ka pėrvetėsuar njėkohėsisht mėnyrėn e kėndimit popullor kinez dhe atė evropian, duke u quajtur bilbil i kėtij kombinimi. Tani le tė dėgjojmė kėngėn popullore tė provincės Jiangxi tė Kinės jugore me titull "Lėshojmė balona". Kjo kėngė e bukur, e gėzueshme dhe e shpejtė pėrshkruan tablonė e hareshme tė vajzave qė shkojnė pėr tė lėshuar balona.

Nė vitin 1993 Wu Bixia fitoi ēmimin e argjendtė nė konkursin e muzikės vokale tė organizuar nga Shoqata e muzikantėve kinezė dhe Ministria e Kulturės e Kinės, dhe nxori albumin e parė tė saj tė kėngėve me titull "Ēupa e vogėl kineze". Mė vonė ajo ka fituar mė se njė herė ēmimin e parė nė konkurset e muzikės vokale brenda dhe jashtė vendit dhe zuri vendin e 2-tė nė konkursin ndėrkombėtar tė muzikės vokale "Ēajkovski". Wu Bixia qė ka zė dhe buzėqeshje engjėllore u vlerėsua lart nga anėtarėt e jurisė dhe spektatorėt.

Tė dashur dėgjues, kėnga qė ndoqėt "Meng Jiangnu" ėshtė njė kėngė popullore e provincės Jiansu tė Kinės, kėnduar nga Wu Bixia. Kjo kėngė e pėrhapur gjerėsisht nė Kinė pėrshkruan nėpėrmjet tė 4 stinėve tė vitit dhe emrave tė luleve historinė e njė ēifti tė ri qė u detyrua tė ndahej nė dinastinė Qin para erės sonė. Kėnga rrėfen rrugėn e vėshtirė qė kaloi Meng Jiangnu pėr t'i ēuar rrobat e dimrit te burri, i cili u detyrua tė merrte pjesė nė ndėrtimin e Murit tė Madh. Kėtė kėngė Wu Bixia e interpreton nė mėnyrė elegante e tė bukur dhe me ndjenja tė holla, duke shprehur plotėsisht mallin e gruas pėr burrin.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės! Tė dashur dėgjues, ndoqėt njė grup kėngėsh popullore kineze tė kėnduara nga sopranoja e njohur kineze Wu Bixia. Mirudėgjofshim tė shtunėn tjetėr. Nė mikrofon pėr ju, Pina.