v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-09-07 19:24:07    
Shy Sia-ke, gjeograf i madh kinez i shekullit tė 17-tė

cri

                                           Dėgjoni

Shy Sia-ke, udhėtar, eksplorues dhe gjeograf kinez i shquar, lindi nė vitin 1586 nė provincėn Gjangsu tė Kinės Lindore dhe filloi udhėtimin e tij nėpėr Kinė qysh nė moshėn 22-vjeēare. Gjatė 30 vjetėve, ai shkroi veprėn monumentale "Shėnimet e udhėtimit tė Shy Sia-kesė", qė mbetet edhe sot si njė vepėr me vlerė shumė tė madhe shkencore

Ai la gjurmė nė ēdo skaj tė Kinės, qė nga shkretėtirat e Kinės Veriore e deri nė tokat pjellore tė Kinės Jugore; qė nga bregdeti i Kinės Lindore e deri nė rrafshnaltėn e Kinės Perėndimore. Gjatė udhėtimit, ai kalonte male tė larta dhe lumenj tė shumtė. Ai shpesh herė mbetej pa bukė, madje nė disa raste u ndodh nė rrezik vdekjeje. Por vėshtirėsitė e shumta nuk e lėkundėn vullnetin dhe besimin e tij. Ai thoshte se "Ku nuk gjendet vendi pėr tė varrosur kockat e mia, kur marr nė shpinė njė vegėl pėr gėrmimin e dheut?"

Shy Sia-ke nuk ndiqte rrugėt e sheshta, ku kishin lėnė gjurmė tė tjerėt. Kur ngjitej nė ndonjė mal, ai patjetėr i ngjitej deri nė majė; kur eksploronte ndonjė shpellė, ai patjetėr futej nė thellėsinė e fundit. Ai kurrė nuk besonte thėniet besėtytnore tė tė tjerėve dhe nuk u nėnshtrohej verbėrisht pėrfundimeve tė nxjerra, por ngulte kėmbė nė grumbullimin e tė dhėnave nėpėrmjet vėzhgimit nė vend, nė mėnyrė qė, pas analizės dhe klasifikimit tė tyre, tė njihte ligjet e natyrės. Njė herė, kur arriti pėr kėrkime nė provincėn Hunan tė Kinės Qendrore, vendasit i thanė se gjoja jetonte atje nė njė shpellė njė kuēedėr dhe se askush nuk guxonte tė hynte brenda. Por Shy Sia-ke mori guximin dhe hyri nė thellėsinė e shpellės, ku gjeti mjaft stalaktite dhe stalagmite, qė dukeshin shumė tė bukura. Mė vonė ai hyri shumė herė nė shpellė pėr tė studiuar gurėt e tretshėm. Ai mbajti edhe shėnime tė hollėsishme, bėri studime sistematike pėr sipėrfaqen e tokės prej guri gėlqeror dhe kreu kėrkime shkencore pėr shkakun e formimit dhe veēoritė e sipėrfaqes tė tokės prej guri gėlqeror. Kėto shėnime tė ēmuara mbetėn si tė dhėnat mė tė hollėsishme dhe mė tė sakta nė Kinė pėr studimin e relievit me gurė tė tretshėm dhe si tė dhėnat mė tė hershme nė studimin e shpellave tė shkėmbinjve gėlqerorė.

Pas vdekjes sė Shy Sia-kesė, disa miq redaktuan shkrimet e tij dhe botuan njė libėr me titull "Shėnimet e udhėtimit tė Shy Sia-kesė". Nė kėtė vepėr me 400 mijė fjalė, flitet me hollėsi pėr kushtet klimatike, llojet dhe shpėrndarjen e kafshėve dhe bimėve, gjendjen shoqėrore dhe ekonomike, doket dhe zakonet e asokohshme nė krahinat e ndryshme tė Kinės, duke ofruar tė dhėna tė ēmueshme pėr kėrkimet meteorologjike, ekologjike dhe gjeografike tė kohės sonė. Specialisti anglez i historisė sė shkencės e teknikės, Josef Nid'ham, duke vlerėsuar kėtė vepėr nė "Historinė e shkencės dhe teknikės kineze", shkroi se "Shėnimet e udhėtimit tė Shy Xia-kesė nuk mė duken si vepėr e njė dijetari tė shekullit tė 17-tė, por si shėnime tė kėrkimeve gjeologjike tė shekullit tė 20-tė."

Gjatė qindra vjetėve, Shy Sia-ke u respektua nga populli kinez si njė figurė legjendare. Pėr ta kujtuar atė, administrata e qytetit Ninghai tė provincės Zhegjang, qė u pėrshkrua nė artikullin e parė tė kėsaj vepre, organizon ēdo vit "Festivalin e turizmit tė Shy Sia-kesė". (Zheng)