v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-09-03 17:09:57    
Kina filloi tė lejojė individėt e krahinave tė brendshme tė bėjnė investime nė tregjet e tjera tė aksioneve

cri

                                       Dėgjoni

Kohėt e fundit, Drejtoria Shtetėrore e Administrimit Valutor e Kinės shpalli se Kina lejon individėt e krahinave tė brendshme tė investojnė drejtpėrdrejt valutat e veta ekzistuese nė tregjet e tjera tė aksioneve nė Hong-Kong, pėr tė bėrė hapur tregti nė kursin e aksioneve. Specialistėt dhe funksionarėt pėrkatės janė tė mendimit se koordinimi i kėsaj politike tė rėndėsishme do tė hapė njė kanal tė ri pėr qarkullimin e fondeve tė rezervės sė madhe tė Kinės nė tregun ndėrkombėtar dhe do tė lehtėsojė presionin e sjellė nga rritja e pandėrprerė e rezervės valutore.

Siē mėsohet, Kina filloi nė radhė tė parė nė Tianjing, qyteti industrial dhe tregtar i Kinės Veriore, eksperimentin qė lejon individėt tė bėjnė drejtpėrdrejt investime nė tregjet e tjera tė aksioneve. Investitorėt qė dėshirojnė tė marrin pjesė nė kėtė eksperiment, duhet tė krijojnė llogarinė e vet tė valutave pėr investime nė tregjet e tjera tė aksioneve nė degėt e Tianjing-it tė Bankės sė Kinės. Kėshtu investitorėt mund tė pėrdorin valutat e veta ekzistuese ose tė shkėmbyera nė zhenminbi qė tė bėjnė drejtpėrdrejt investime nė tregjet e tjera tė aksioneve. Pėrmasa e investimeve mund tė kalojė kufizimin qė individi mund tė shkėmbejė nė vit valuta mė pak se 50 mijė dollarė amerikanė.

Bashkėpunėtori i vjetėr i institutit studimor monetar pranė Akademisė sė Shkencave Shoqėrore tė Kinės, z. Yi Xianrong tha se kėtė vit, Kina ka lehtėsuar mė tej kufizimin pėr qarkullimin e valutave. Biznesi eksperimental qė lejon individėt e krahinave tė brendshme tė bėjnė drejtpėrdrejt investime nė tregjet e tjera tė aksioneve, ėshtė njė masė e re e Kinės pėr zgjerimin e kanalit tė qarkullimit tė valutave.

"Nė qoftė se shtetasit kinez do tė bėjnė investime jashtė vendit, do tė zgjerohet kanali i investimeve tė tyre dhe do tė lehtėsohet presioni i sjellė nga rritja e shpejtė e rezervės valutore. Kjo masė tregon se reforma e sistemit valutor tė Kinės ka ecur pėrpara."

Pėr njė periudhė tė gjatė, Kina ka kufizuar gjithmonė qarkullimin e kapitaleve tė ndėrmarrjeve dhe tė individėve jashtė vendit, sepse ishte shqetėsimin qė qarkullimi i kapitaleve nė pėrmasa tė mėdha do t'i sillte ekonomisė jostabilitet. Por tani, rezerva valutore e Kinės arriti nė 1 trilion e 330 miliardė dollarė amerikanė, duke zėnė vendin e parė nė botė. Suficiti i madh tregtar ka shkaktuar hyrjen e fondeve tė mėdha nė Kinė, gjė qė ka sjellė shumė probleme ekonomike.

Vitet e fundit, me zhvillimin e vazhdueshėm dhe tė shpejtė tė ekonomisė kombėtare, niveli i tė ardhurave tė individėve tė krahinave tė brendshme ėshtė ngritur nė mėnyrė tė dukshme. Kėrkesa e tyre pėr investime nė tregjet e aksioneve ėshtė shtuar nga dita nė ditė. Sipas njoftimeve, kėtė vit prirja e tregut tė aksioneve tė Kinės ėshtė shumė e mirė. Specialistėt pėrkatės janė tė mendimit se lejimi i banorėve tė krahinave tė brendshme pėr investime nė tregjet e aksioneve tė Hong-Kongut ka mundėsi tė shkaktojė shpėrndarjen e fondeve tregtare tė tregjeve tė aksioneve tė krahinave tė brendshme, dhe tė zvogėlojė diferencėn e ēmimit midis tregjeve tė aksioneve tė Hong-Kongut dhe tė krahinave tė brendshme.

Drejtori i degės sė administrimit tė kapitaleve pranė Drejtorisė Shtetėrore tė Administrimit Valutor tė Kinės, z. Zhou Lin tha se nė njė sfond tė tillė, kushtet pėr zhvillimin e biznesit eksperimental tė investimeve tė drejtpėrdrejta nga invididėt e krahinave tė brendshme nė tregjet e tjera tė aksioneve janė pjekur. Ai tha: "Unė jam i mendimit se rasti pėr kėtė eksperiment ėshtė pjekur. Tani nė Kinė objektet e investimeve individuale janė tė ndryshme. Kėrkesa pėr shpėrndarjen e rrezikut tė investimeve ėshtė shumė e madhe. Nga ana tjetėr del se rezerva valutore shtetėrore ėshtė shumė e pasur. Nė fazėn e tanishme, Kina ka aftėsinė e mjaftueshme tė plotėsojė kėrkesėn e investitorėve pėr investime tė shumėllojshme."

Ky funksionar tha gjithashtu, se zhvillimi i eksperimentit tė investimeve tė drejtpėrdrejta tė individėve tė krahinave tė ndryshme do tė favorizojė investitorėt kinezė tė grumbullojnė pėrvojėn e parandalimit tė rrezikut, do tė nxitė pėrmirėsimin e kuotės sė kapitaleve, do tė shpėrndajė rrezikun e investimeve dhe do tė ngrejė efektivitetin e fondeve. (Sihai)