|
Dėgjoni
Kjo ėshtė njė melodi e bukur e Mongolisė sė Brendshme, nė tė cilėn pėrfshihen kullota e gjerė, ēatia e ngrohtė, ėmbėlsia e ēajit me qumėsht dhe miqėsia e blegtorėve.
Ju flet Radio e Jashtme e Kinės, tė dashur dėgjues jam Vera. Nė familjen e kombit kinez ka njė anėtar qė jeton nė kurrizin e kalit, kjo ėshtė kombėsia mongole. Nė programin e sotėm, nėn shoqėrinė e zėrit tė bukur tė veglės muzikore matouqin , le tė fillojmė njė turizėm romantik nė kullotėn e Mongolisė sė Brendshme.
Kjo melodi na tregon mallin e tė dashuruarve nė muzgun e qetė.
Nė natėn e thellė dhe tė qetė tė kullotės sė gjerė, kur dėgjon kėtė melodi me njė ndjenjė tė thellė dashurie, ēdo i ri preket prej saj. Jeta nė kullotė ėshtė njė lumturi, nėse qė nga lindja shoqėrohet nga melodia e bukur e veglės muzikore matouqin, atėherė jeta do tė mbushet me kėnaqėsi.
Suriligė, njė student i vitit tė parė tė Institutit Pedagogjik tė Mongolisė sė Brendshme, ka lindur nė njė familje blegtorėsh tė kullotės Kėrqin, nė pjesėn lindore tė Mongolisė sė Brendshme. Megjithėse matouqin-in filloi ta mėsonte vetėm 5 vjet mė parė, qė kur ishte fėmijė zemra e tij u prek nga zėri i bukur i kėsaj vegle muzikore dhe qė nga ajo kohė ai u lidh ngushtė me tė.
Nota e parė qė kam dėgjuar kur linda ishin tingujt e matouqin-it. Kjo do tė thotė qė jam rritur nėn shoqėrinė e tingujve tė matouqin-it.
Nė shkopin e matouqin-it ka tė gdhendur njė kokė kali, prandaj quhet matouqin . Megjithėse ka vetėm dy tela, muzika qė ato krijojnė ėshtė e larmishme. Pėr prejardhjen e matouqin-it ka njė gojėdhėnė prekėse.
Na ishte njė herė njė bari qė quhej Su Hė, i cili kishte njė kalė tė bardhė. Njė herė bėhej njė konkurs kuajsh, Su He e drejtoi kalin e tij tė bardhė nė konkurs. Papritmas mbreti lakmitar e grabiti kalin e bardhė tė Su Hėsė. Ai u hidhėrua shumė dhe e merrte malli pėr kalin e tij ditė e natė. Pėr t'u rikthyer te i zoti, kali i bardhė u shkėput nga burgimi i mbretit, por u qėllua me shigjeta tė panumėrta dhe nė fund vdiq nga plagėt e rėnda. Pėr tė rritur gjithmonė me kalin e bardhė, Su Hė krijoi veglėn muzikore matouqin me kockat e kalit tė bardhė dhe gdhendi kokėn e kalit nė shkopin e matouqin-it. Kėshtu lindi matouqin-i, nga telat e tė cilit prej qindra vjetėsh kanė rrjedhur shumė melodi tė bukura, nė tė cilat shprehen gėzimet dhe brengat e mongolėve.
Matouqin-i ėshtė vegla muzikore mė e njohur e kombėsisė mongole, qė nė shekullin e 13-tė u popullarizua shumė nė popuj. Siē mėsohet, nė shekullin e 13-tė udhėtari italian Marko Polo jetoi nė Kinė pėr 17 vjet. Kur u kthye nė Evropė ai mori me vete edhe matouqin-in e tij. Pas 300 vjetėve, nė Evropė u prodhua violina e parė.
Zėri i matouqin-it ėshtė i ulėt dhe i kėndshėm, me ndjenjė tė hapur, por mėsimi i kėsaj vegle nuk ėshtė aq i kėndshėm, madje mund tė themi qė ėshtė i thatė.
Ėshtė shumė e vėshtirė. Nė fillim mėsova harkun, ēdo ditė 8 deri nė 10 orė, pandėrprerė. Nė atė kohė akoma isha i vogėl, mė vinte shpesh pėr tė fjetur gjatė mėsimit, dhe matouqin-i mė binte gjithmonė nė tokė.
Procesi i mėsimit ėshtė edhe i hidhėruar nė disa kohė.
Telat e matouqin-it duhet tė preken me pjesėn e sipėrme tė gishtit, shpesh del gjak dhe gishti plagoset, ėshtė shumė e vėshtirė.
Por, nė fund tė sjell gėzim dhe kėnaqėsi.
Kur japim shfaqje, sidomos kur shikojmė qė shikuesve u pėlqen shumė matouqin-i dhe na dhurojnė duartrokitje, tė gjitha vuajtjet harrohen.
Ju flet Radio e Jashtme tė Kinės! Tė dashur dėgjues, po dėgjoni njė melodi tė bukur tė interpretuar me veglėn muzikore matouqin.
Ndoshta tė gjithė njerėzit qė kanė lidhje me matouqin-in nuk i mbajnė mend vuajtjet e dikurshme. Bateri, mjeshtri 60-vjeēar i matouqin-it, ėshtė njė prej tyre. Pėr tė mėsuar prodhimin e matouqin-it, para 10 vjetėve ai hoqi dorė nga puna e tij si mjeshtėr nė fabrikė dhe krijoi studion e tij tė matouqin-it. Megjithėqė kishte hua tė rėnda, vendimi i tij nuk ndryshoi asnjėherė.
"Kam shumė dėshirė qė ta bėj kėtė punė. Kur plagosem nė dorė, e mbaj ashtu dhe vazhdoj punėn, jam shumė qejf. Po tė kemi dėshirė, atėherė nuk tėrhiqemi pėrpara vėshtirėsive".
Studioja ėshtė nė shtėpinė e tij, nė njė dhomė tė vogėl varet shkopi i matouqin-it, nė tokė ka dru, ndėrsa nė shtrat janė grumbull matouqin-ėt qė po prodhon.
Qė nga hapja e studios, zhurma tė tilla kanė prishur qetėsinė e kėsaj familjeje, por si mendon e shoqja e Baterit pėr kėtė?
E pėrkrah shumė. Megjithėse kushtet e familjes janė shumė tė vėshtira, por zemra ėshtė shumė e qetė. E dua shumė kulturėn e kombėsisė sonė, pėr tė zhvilluar kulturėn e kombėsisė ne, tėrė familja jonė, do tė pėrpiqemi sė bashku.
Bateri ka dy djem. Pasi u diplomua nė universitet, djali i madh Na Ri Song u detyrua nga i ati qė tė mėsonte si tė prodhonte matouqin-in.
"Nuk e kisha me gjithė qejf. Kur u diplomova kisha dėshirė qė tė punoja nė njė fushė tjetėr. Megjithėse isha i interesuar pėr matouqin-in, nuk desha qė tė merrem me tė si profesion".
Por babai Bater ėshtė shumė kokėfortė, ai kishte shumė dėshirė qė i biri tė trashėgonte mjeshtėrinė e tij.
"I sugjerova herė pas here. Jam 60-vjeēar dhe ndiej shpesh lodhje, prodhimi i matouqin-it ėshtė njė mjeshtėri e veēantė, shpresoj qė do tė trashėgohet".
Matouqin-i ėshtė njė vegėl muzikore magjike. Nė kullotėn e gjerė, kur deveja femėr lė fėmijė, blegtori luan nė matouqin dhe ndikon te deveja nėnė me melodinė e bukur dhe tė dashur. Kėshtu deveja nėnė gjithmonė derdh lot dhe i pranon fėmijėt e saj. Mendoj se ndoshta ėshtė zėri i matouqin-it qė ndryshoi mendimin e djalit dhe pas gjysmė viti Na Ri Song nisi ta dojė mjeshtėrinė e prodhimit tė matouqin-it dhe natyrisht emri i studios ka ndryshuar nė Na Ri Song.
Matouqin-i ka tiparet e violinės, ka forcėn e violinės sė mesme si edhe thellėsinė e violinės sė madhe si det. Nga dy telat e hollė del jehona e kullotės, dashuria e nėnės, ndjenja e tė dashuruarve, matouqin-i ėshtė vullkani i ndjenjave tė mongolėve dhe parajsa e dashurisė sė tyre. (Vera)
|