v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-08-31 18:34:07    
Song Ying-sing, shkencėtar kinez i shekullit tė 17-tė

cri

Song Ying-sing, qė lindi nė vitin 1567 tė erės sonė nė njė familje zyrtarėsh nė provincėn Gjagsi tė Kinės Jugore, u bė njė shkencėtar i njohur i dinastisė Ming gjatė shekullit tė 17-tė. Nė veprėn e tij monumentale shkencore "Tian Gong Kai Vu", qė e botoi kur ishte 51 vjeē, ai bėri bilancin e artizanatit dhe agroteknikės tradicionale kineze. Ndikimi i kėsaj vepre ishte shtrirė edhe nė vende tė tjera tė botės, prandaj ai gėzoi prestigj tė lartė nė historinė e shkencės nė botė.

Titulli i veprės sė Sing Ying-singut "Tian Gong Kai Vu" do tė thotė se njeriu shfrytėzon natyrėn pėr tė krijuar pasuri materiale. "Tian" do tė thotė qielli ose natyra; "gong" ėshtė forca njerėzore; "kai" do tė thotė shfrytėzim, kurse "vu" ėshtė pasuri materiale.Vetė titulli pasqyroi respektin e autorit pėr punonjėsit e thjeshtė, qė u pėrpoqėn pėr tė shfrytėzuar natyrėn dhe pėr tė krijuar pasuri materiale. Nė kėtė vepėr, ai sfidoi konceptin tradicional tė intelektualėve kinezė tė kohės sė vjetėr qė predikonin "studimin e veprave klasike pėr t'u bėrė zyrtar". Ai pėrbuzte disa pedanė qė lexonin verbėrisht veprat klasike dhe e quanin veten "dijetar", por nuk kuptonin se ēfarė ėshtė puna prodhuese. Ai neveritej nga provimet perandorake qė nuk sillnin aspak dobi pėr shoqėrinė.

Nė vizatimet dhe shkrimet e veprės shkencore "Tian Gong Kai Vu" u pasqyruan tablotė e punės sė popullit punonjės dhe u shėnuan me hollėsi gjendja e reforma e prodhimit bujqėsor e artizanal tė Kinės gjatė kohės sė dinastisė Ming. Kjo vepėr luajti njė rol tė trashėgimit tė pėrvojės sė paraardhėsve pėr tė krijuar tė reja nė praktikėn e prodhimit industrial dhe bujqėsor si dhe nė kėrkimet shkencore.

Kjo vepėr ndahet nė 18 kapituj sipas veēorive tė punės prodhuese. Pėr shembull, nė kapitullin e parė flitet pėr metodat e plugimit tė tokės, mbjelljes sė bimėve dhe pėrdorimit tė veglave bujqėsore e mekanizmave tė ujitjes. Nė kapitullin e 2-tė flitet pėr punėn qė ka tė bėjė me veshmbathje, si pėr mbajtjen e krimbave tė mėndafshit, nxjerrjen e fijeve nga fshikėzat e krimbave tė mėndafshit, kultivimin e pambukut e lirit dhe pėr teknikėn e endjes sė pėlhurave. Nė kapitullin e 3-tė flitet pėr metodėn e mbajtjes sė bimėve ngjyrosėse dhe teknikėn e ngjyrosjes. Kurse nė kapitujt e tjerė flitet pėr pėrpunimin e drithėrave, metodat e pėrpunimit tė kripės, rafinimit tė sheqerit, prodhimit tė pijeve alkoolike, kalitjes sė metaleve, derdhjes sė gizės, ndėrtimit tė anijeve, ngasjen e qerreve, metodat e prodhimit tė armėve, letrės, sendeve tė veprimtarisė kulturore, pėrpunimit tė gurėve tė ēmuar etj.

Mė vonė, pas disa peripecive dhe rrugėve plot me kthesa, vepra "Tian Gong Kai Vu" u pėrhap nė Japoni, ku lindi edhe "sekti akademik i Tian Gong Kai Vusė". Nė kohėn moderne, nė kėrkimet shkencore tė Japonisė, kjo veprėr ėshtė marrė si njė libėr i rėndėsishėm i referencės. Nė shekullin e 19-tė, kjo vepėr tronditi Evropėn dhe u pėrkthye shpejt nė disa gjuhė evropiane, gjė qė luajti njė rol pozitiv nė revolucionin industrial tė Evropės. Biologu anglez Charles Robert Darvin jo vetėm e vlerėsoi kėtė vepėr si "njė vepėr me autoritet", por edhe nė veprat e vet iu referua disa sugjerimeve largpamėse nga kapitujt e kėsaj vepre. (Zheng)