v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-08-17 19:26:18    
Ēi Gji-guang, hero kombėtar kinez i shekullit tė 16-tė

cri
Nė kohėn e dinastisė Ming, nga shekulli i 14-tė deri nė shekullin e 16-tė tė erės sonė, krahinat bregdetare tė Kinės, si provincat Shandong, Zhegjang, Fugjen e tė tjera, trazoheshin vazhdimisht nga kusarėt qė vinin tufa-tufa nga Japonia. Si rrjedhim, populli kinez hoqi tė zitė e ullirit dhe i quajti kusarėt "Uo Kou", qė do tė thotė "piratė japonezė". Nė vitet e fundit tė shekullit tė 16-tė, sulmi i piratėve japonezė kundėr Kinės u bė gjithėnjė e mė i egėr. Ata ishin dinakė dhe tė fortė fizikisht dhe bėnin tė gjitha tė kėqijat, kurse ushtria kineze nuk dinte se ē'tė bėnte me ta. Nė kohėn kur ato trazira ishin bėrė shumė tė rėnda, gjeneral Ēi Gji-guang u transferua nė vijėn e parė tė frontit tė luftės sė krahinave bregdetare kundėr piratėve japonezė.

Ēi Gji-guang lindi nė vitin 1528 nė zonėn Penglai tė provincės Shandong. Stėrgjyshėrit e tij trashėguan brez pas brezi gradėn e gjeneralit tė dinastisė Ming. Ai pėlqente qysh nė vogėli tė organizonte fėmijėt e tjerė nė lojėra ushtarake dhe i komandonte mirė. Ai kishte qejf tė lexonte veprat klasike dhe mėsoi njohuri pėr artin ushtarak. Ēi Gji-guang trashėgoi postin e tė atit nė moshėn 17 vjeēare dhe u bė komandant i trupave lokale. Mė vonė, nė bazė tė dekretit tė perandorit, ai u bė kryekomandant i luftės kundėr piratėve japonezė.

Ēi Gji-guang i bėri bilancin luftės sė mėparshme kundėr piratėve japonezė dhe kuptoi se trupat e dinastisė Ming pėsonin disfatė pėr shkak se fuqia e tyre luftarake ishin tė dobėta. Ai rekrutoi posaēėrisht njė numėr djemsh qė tregoheshin tė fortė nė pėrleshjet me grushte, i stėrviti rreptėsisht dhe formoi me ta njė ushtri tė fuqishme me aftėsi tė madhe pėr tė pėrballuar rastet urgjente. Ai formoi forca detare me anije tė ndėrtuara nėn mbikėqyrjen e tij, tė cilat u quajtėn "Forcat e Ēiut". Qė nga ajo kohė, forcat e tij dolėn fitimtare nė luftimet kundėr piratėve japonezė dhe patėn famė nė mbarė vendin.

Nė vitin 1561, kur mbi 10 mijė piratė japonezė sulmuan qytetin Taizhou dhe zona tė tjera tė provincės Zhegjang, forcat e Ēiut kundėrgoditėn fuqimisht. Armiku u orvat tė shthurte disiplinėn e ushtarėve tė tij, duke shpėrndarė kudo nė rrugė flori, argjend dhe materiasle tė tjera qė i kishin grabitur. Por ushtarėt e tij nuk merrnin asgjė dhe luftuan trimlisht. Mė nė fund, ata shfarosėn plotėsisht piratėt japonezė.

Nė vitin 1562, forcat e Ēiut shfarosėn njė tufe piratė japnezė qė ishin strukur pėr shumė vjet nė disa ishuj tė provincės Fugjan dhe pastaj pėrhapėn fjalėn se do tė bėnin pushim pėr disa kohė sepse ishin lodhur shumė. Piratėt japonezė, tė strukur nė zona tė tjera, morėn vesh kėtė lajm dhe dobėsuan vigjilencėn. Atėherė Ēi Gji-guang, duke prirė trupat e tij, sulmoi befasisht. Duke marshuar dhjetėra kilometra pėr njė natė, ata zunė mbi 60 pika mbėshtetėse tė piratėve japonezė. Banorėt vendas ngritėn nė qiell forcat e Ēiut, duke i quajtur me nder "ushtarė tė shenjtė".

Ēi Gji-guang ia kushtoi gjithė jetėn e tij luftės kundėr piratėve japonezė dhe u gradua shumė herė nga regjimi i perandorisė pėr meritat e tij tė mėdha. Por ai thoshte "Gradimi nuk ėshtė dėshira ime, unė shpresoj vetėm se valėt e detit do tė jenė tė qeta". Kėto fjalė shfaqėn plotėsisht ndjenjat e tij atdhedashėse dhe tė vetėmohimit. (Zheng)