|
Kur flasim pėr Rajonin Autonom tė Mongolisė sė Brendshme tė Kinės, ndoshta ju vjen para syve njė pamje e tillė: nėn qiellin e kaltėr shtrihet stepa e pafund, mbi tė cilėn rriten kope delesh tė bardha, barinjtė mongolė duke kullotur delet dhe duke kėnduar me zė kumbues? Por vitet e fundit, me ngrohjen graduale tė klimės globale, me shtimin tepėr tė madh tė popullsisė nė zonat stepore dhe me faktorė tė tjerė tė shfrytėzimit joracional tė burimeve natyrore, ėshtė shfaqur pandėrprerė dukuria e shkretėtirėzimit tė stepės sė Mongolisė sė Brendshme. Kjo dukuri i ra kambanės sė alarmit pėr banorėt mongolė. Kėshtu ata filluan tė aktivizohen pėr tė shpėtuar vatrėn e tyre.
Aulik ka qenė njė fshat i vogėl nė stepėn e madhe Xilingėlė tė Rajonit Autonom tė Mongolisė sė Brendshme. Banorėt e tij jetonin atje duke u marrė kryesisht me kullotje. Nė vitet '90 tė shekullit tė kaluar, me ndryshimin e klimės, stepa ku jetonin kėta blegtorė filloi tė shkretėtirėzohej. Pa kaluar disa vjet, ajo mbeti si shkretėtirė, ku blegtorėt nuk mund tė jetonin mė. Namuhai, blegtor mongol i fshatit Aulik, i tha korrespondentit tonė:
"Nė atė kohė mjedisi ekologjik i fshatit tonė ishte shkretėtirėzuar 70%, ne nuk mund tė kullosnim bagėtinė, sepse mungonte uji pėr njerėzit dhe bagėtinė. Niveli i jetesės sė blegtorėve u ul shumė. Nėse do tė qėndronim gjatė nė kėtė shkretėtirė, problemi i ushqimit dhe i veshmbathjes sonė do tė zgjidhej me vėshtirėsi."
Nė rajonin autonom tė Mongolisė sė Brendshme nuk ėshtė vetėm fshati Aulik qė ėshtė shkretėtirėzuar, por ka edhe shumė zona tė tjera tė shkretėtirėzuara. Pėr tė pėrmirėsuar kushtet e jetesės sė blegtorėve tė kėtyre zonave, dhe njėkohėsisht pėr tė sistemuar shkretėtir ėn, pėr tė rimėkėmbur tokat, dikur tė gjelbra, Qeveria e Rajonit Autonom tė Mongolisė sė Brendshme filloi nga viti 2002 zbatimin e politikės sė shpėrnguljes ekologjike tė popullsisė, domethėnė i shpėrngul blegtorėt e zonave tė shkretėtirėzuara seriozisht nė zona tė tjera.
Namuhai dhe bashkėfshatarėt e tij tė fshatit Aulik u shpėrngulėn qė tė gjithė nė njė zonė afėr qytezės Sangendalai. Me pėrkrahjen e qeverisė vendore, blegtorėt e shpėrngulur atje blenė lopė qumėshti me kredi, duke u bėrė rritės profesionistė tė lopėve tė qumėshtit. Njė ndryshim ėshtė qė lopėt e qumėshtit rriten nė stalla, jo si mė parė nė stepė.
Sot, me rregullimin nga qeveria Namuhai ka hyrė nė njė shtėpi tė gjerė, tė ndėrtuar me tulla, duke jetuar sė bashku me tė shoqen, tė bijėn, tė birin dhe nusen. Ai i tha korrespondentit tonė se tė ardhurat vjetore tė familjes sė tij arrijnė nė 40 mijė juanė. Fakti qė e gėzon mė shumė Namuhain, ėshtė se atij nuk i duhet tė luftojė mė me "rėrėn e verdhė", kur del ēdo ditė nga shtėpia. Nipi i tij mund tė vazhdojė shkollėn dhe anėtarėt e familjes, kur sėmuren, mund tė shkojnė lehtė nė spital pėr mjekim.
Fshati Aulik dhe visi i shkretėtirėzuar ku ka jetuar Namuhai, janė pėrfshirė nė planin strategjik tė sistemimit ekologjik tė Rajonit Autonom tė Mongolisė sė Brendshme. Kėto zona tė shkretėtirėzuara seriozisht quhen "zona tė transferimit tė banorėve dhe tė ndalimit tė kullotjes", domethėnė pėrveē shpėrnguljes sė blegtorėve nė zona tė tjera, zbatohet edhe politika e ndalimit tė kullotjes sė bagėtive nė kėto zona, njėkohėsisht bėhet edhe pyllėzimi i tyre. Funksionarja e Zyrės sė Ekologjis ė Vendore, zonja Li Shupin, tha:
"Sė pari, nė kėto zona zbatohet politika e ndalimit tė kullotjes sė bagėtive, sė dyti, merren edhe masa tė ndryshme tė sistemimit tė tyre nė bazė tė kushteve tė ndryshme konkrete, si kushtet e tokės, shkalla e shkretėtirėzimit tė kullotave etj. Nė kėto zona ne krijojmė pyje artificialė, duke mbjellė drurė tė pėrshtatshėm."
Sipas shkallės sė shkretėtirėzimit, sektorėt pėrkatės tė qeverisė sė Rajonit Autonom tė Mongolisė sė Brendshme i ndajnė zonat e sistemimit ekologjik nė dy lloje zonash: zonat e rregullimit dhe tė ndalimit tė kullotjes dhe zonat e kthimit tė tokės sė punueshme nė pyll. Pėr llojin e parė tė zonave, qė kanė kullota relativisht tė mira dhe kanė aftėsi tė konsiderueshme prodhimi, bėhen rregullime tė strukturės sė prodhimit dhe nė kohėn e gjelbėrimit tė kullotės nė pranverė bėhet ndalimi i kullotjes sė bagėtive. Kurse pėr llojin e dytė tė zonave, nga njėra anė bėhet vepra e kthimit tė tokės sė punueshme nė pyll, nga ana tjetėr ndalohet plotėsisht kullotja e bagėtive, si nė tokė tė punueshme, ashtu edhe nė kullota, dhe njėkohėsisht bėhet rritja e bagėtive nė stalla.
Nė vitet e para pas shpėrnguljes, blegtori Namuhai shkonte edhe nė fshatin ku ka jetuar, pėr tė mbjellė drurė e barėra. Pa kaluar as tre vjet, stepa ėshtė ripėrtėrirė. Sot, kur qėndron nė kėtė stepė, nuk mund tė pėrfytyrosh se si ishte pamja e atėhershme plot st uhi rėre.
Stepė e ripėrtėrirė nuk ėshtė vetėm ajo e vendlindjes sė Namuhait. Me pėrpjekjet e qeverisė dhe popullsisė vendore, vetėm gjatė 5 vjetėve nga viti 2001 deri nė vitin 2005, Rajoni Autonom i Mongolisė sė Brendshme ka sistemuar 16 milionė e 670 mijė hektarė toka tė shkretėtirėzuara, ka formuar edhe 19 zona ekologjike model dhe 125 zona tė mbrojtura natyrore.
Gjatė sistemimit, Rajoni Autonom i Mongolisė sė Brendshme filloi tė ndjekė njė rrugė zhvillimi tė degės sė bimėve tė ranishtes.
Shoqėria e Ushqimeve "Tianjiao" e kėtij rajoni ėshtė pikėrisht njė ndėrmarrje qė duke shfrytėzuar njė lloj bime ranore, tė quajtur shaji, prodhon ushqime, erėza dhe pije tė reja. Drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj shoqėrie, zoti Li Yunfei, tha se shaji ėshtė njė lloj druri i posaēėm, qė pėrdoret pėr shmangien e shkretėtirėzimit, gėrryerjes sė tokės dhe pėr pėrmirėsimin e mjedisit ekologjik. Mė parė qeveria vendore jepte fonde tė mėdha pėr mbjelljen e kėsaj bime vetėm pėr shmangien e shkretėtirėzimit, domethėnė vetėm pėr realizimin e efektivitetit ekologjik, kurse tani me shfrytėzimin e kėsaj bime, prodhohen edhe produkte tė tjera nga kjo bimė, duke realizuar edhe efektivitetin ekonomik. Drejtori Li tha:
"Nė bimėn shaji ka mbi 300 lloje substancash tė dobishme pėr njeriun. Me shfrytėzimin e saj nga shoqėria jonė, kemi prodhuar shumė ushqime tė shėndetshme pėr njeriun, qė mirėpriten nė treg."
Zoti Li Yunfei i tha korrespondentit tonė se shfrytėzimi i kėsaj bime ka nxitur edhe shtimin e tė ardhurave tė shumė blegtorėve e fshatarėve. Nėn inspirimin e nismės sė mbjelljes sė shaji-sė, ėshtė forcuar edhe iniciativa e tyre pėr mbrojtjen e kėsaj bime, si rrjedhojė ėshtė nxitur edhe pėrmirėsimi i mėtejshėm i mjedisit ekologjik tė Rajonit Autonom tė Mongolisė sė Brendshme.
Sot dega e mbjelljes sė bimėve ranore nė kėtė rajon autonom ka marrė pėrpjesėtime tė konsiderueshme, duke i ndihmuar njerėzit e kėtushėm nė realizimin e efektivitetit ekologjik dhe ekonomik.
(Drita-Daming)
|