|
Dėgjoni

Pas mbylljes sė Lojėrave tė 3-ta Olimpike, ndikimi i sporteve olimpike u forcua dita-ditės. Nė vitin 1906, nė mes tė edicionit tė 3-tė dhe tė 4-t tė lojėrave olimpike, u organizua njė edicion i lojėrave olimpike jozyrtare nė Athinė. Pėr shkak se u zhvillua nė mes tė dy edicioneve, ato u quajtėn edhe lojėrat olimpike tė mesme.
Meqenėse Lojėrat Olimpike tė Parisit dhe tė St Louisit u zhvilluan nė mėnyrė tė pėrzier me Panairin Botėror, ato humbėn pavarėsinė dhe autonominė e vet, duke u larguar nga koncepti origjinal i lojėrave olimpike. Grekėt ishin shumė tė pakėnaqur nga kjo dukuri. Ata ishin tė mendimit se lojėrat olimpike janė simboli i qytetėrimit grek dhe ishin tė zemėruar qė lojėrat olimpike po bėheshin aktivitete tė varura nga ekonomia. Prandaj, grekėt ishin tė mendimit se vetėm me dėlirėsinė dhe entuziazmin e tyre, mund tė ruheshin tradita dhe ideali i lojėrave olimpike tė lashtėsisė. Prandaj, grekėt i paraqitėn Koubertanit dy kėrkesa: sė pari, qė me rastin e 10-vjetorit tė ringjalljes sė sporteve olimpike nė vitin 1906, tė organizohej njė edicion i lojėrave olimpike tė vėrteta dhe origjinale, sė dyti, ata dėshironin qė Athina tė bėhej vendi i pėrhershėm i organizimit tė lojėrave olimpike.
Kurbertani nuk i pranoi plotėsisht kėrkesat e Greqisė. Ai ngulte kėmbė nė organizimin me radhė tė lojėrave olimpike nė vende tė ndryshme tė botės. Por Kurbertani pranoi qė nė vitin 1906 tė organizohej nė Athinė njė edicion i lojėrave olimpike. Greqia e emėroi zyrtarisht "Lojėrat e 2-ta Olimpike Ndėrkombėtare". Ėshtė e natyrshme qė Greqia tė pranonte vetėm Lojėrat e para Olimpike Moderne tė organizuara nė vitin 1896. Punėt pėrgatitore tė kėtij edicioni tė lojėrave olimpike u zhvilluan shumė mbarė. Edhe ndikimi i tyre ishte shumė i madh.
Nė edicionin e mėparshėm tė lojėrave olimpike qė u organizuan nė St Louis, udhėtimi ėshtė shumė i gjatė dhe shumė i shtre
njtė. Prandaj, shumė sportistė tė vendeve evropiane nuk mundėn tė merrnin pjesė nė tė.

Kur mėsuan qė Greqia do tė organizonte njė edicion tė lojėrave olimpike tė vėrteta, mjaft vende evropiane u pėrgjigjėn shumė aktivisht. Shumė sportistė nuk kishin marrė pjesė nė ndeshje tė mėdha prej shumė vjetėsh. Prandaj, ata u ndien shumė tė gėzuar. Mė nė fund, nė kėtė edicion tė lojėrave olimpike, morėn pjesė 884 sportistė nga mbi 20 vende tė ndryshme, duke pėrfshirė 7 sportiste femra. 6 nga ato ishin nga Greqia, e cila nė tė kaluarėn ishte konservatore pėr pjesėmarrjen e femrave nė lojėrat olimpike. Kjo tregon qė pas 10 vjetėve, edhe mendimet e grekėve ndryshuan.
Rezultatet e sportistėve qė morėn pjesė nė kėtė edicion ishin shumė mė tė larta nė krahasim me lojėrat olimpike tė St Louisit nė vitin 1904. Gjėja mė e rėndėsishme ishte qė sportistėt nga Egjipti i Afrikės dhe nga Turqia e Azisė morėn pjesė nė kėtė edicion tė lojėrave olimpike, duke u realizuar kėshtu takimi i parė i sportistėve nga 5 kontinentet. Nė atė kohė, flamuri olimpik me 5 unaza kishte kuptimin ndėrkombėtar. Kjo simbolizoi qė po forcoheshin lojėrat olimpike. (Shy Guan)
|