v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-08-03 20:39:34    
Vu Ēeng-en, romancier i njohur kinez i shekullit tė 16-tė

cri

Romanet "Tri perandoritė", "Buzė ujėrave", "Udhėtimi nė perėndim" dhe "Ėndrra nė Vilėn e kuqe", qė ushtruan ndikim tė thellė nė Kinė dhe nė botė, vlerėsohen si 4 romanet mė tė njohura klasike nė historinė e letėrsisė kineze. Ndėr to, romani "Udhėtimi nė perėndim" i autorit Vu Ēeng-en ėshtė pėrhapur mė gjerėsisht nė popull.

Vu Ēeng-en lindi nė njė familje tė tregtisė sė vogėl nė qytetin Huai-an tė provincės Gjangsu tė Kinės. Qysh nė kohėn e rinisė, ai njohu nė thellėsi korrupsionin e qarqeve zyrtare dhe ndryshueshmėrinė e marrėdhėnieve njerėzore, prandaj kishte njė psikikė kundėr pabarazisė shoqėrore. Ai ishte i mendimit se tė gjitha shfaqjet e shėmtuara nė shoqėri lindin pėr shkak tė veprimeve tė sundimtarėve qė nuk dallojnė dot tė mirat nga tė kėqijat dhe vėnė njerėzit keqbėrė nė poste drejtuese. Ai kishte dėshirė energjike tė punonte pėr tė ndryshuar realitetin e errėt shoqėror, por nuk pati mundėsi. Kėshtu, urrejtjet e tij ndaj pabarazisė shoqėrore dhe dėshirėn pėr njė tė ardhme tė bukur ai i derdhi nė krijimin e romanit "Udhėtimi nė perėndim".

Kjo vepėr e Vu Ēeng-enit ėshtė romani mė i suksesshėm mitologjik nė historinė e letėrsisė kineze. Nė tė, duke e marrė si materiale bazė historinė e vėrtetė tė aktit tė peshkopit budist kinez Shyan Zang tė shekullit tė 7-tė tė erės sonė qė udhėtoi nė Indi pėr tė sjellė nė Kinė veprat klasike budiste, autori trilloi peshkopin budist Tang Seng dhe tre nxėnėsit e tij qė u ndeshėn nė vėshtirėsi dhe rreziqe tė shumta gjatė udhėtimit nė perėndim, sidomos skaliti me sukses figurėn e heroit Sun Vukong, njė nga tre nxėnėsite tij, qė nuk trembej para autoritetit dhe qė nuk pajtohej me forcat djallėzore. Nė kėtė mėnyrė, autori shfaqi tėrthorazi dėshirėn e tij pėr njė shoqėri mė racionale.

Vu Ēeng-en ia kushtoi gjithė jetėn e tij krijimit tė kėtij romani. Kur ishte i vgoėl, ai shkonte shpesh herė me babanė e tij pėr tė vizituar tempujt budistė nė malėsi me pyje tė dendura nė periferi tė qytetit Huai-an dhe, kudo qė shkonin, babai i tregonte rrėfenja tė bukura mitologjike qė ishin tė pėrhapura nė ato zona. Deri nė moshėn 30-vjeēe, ai kishte grumbulluar mjaft materiale dhe vendosi tė krijonte njė roman tė tillė. Por vetėm nė kohėn e pleqėrisė ai pėrfundoi shkrimin e romanit tė tij "Udhėtimi nė perėndim".

Ky roman ndahet nė 100 kapituj dhe nė secilin prej tyre kallėzohet njė rrėfenjė. Tė 100 rrėfenjat janė tė pavarura nga njėra-tjetra dhe tė lidhura me njėrėn-tjetrėn. Hyjnitė dhe shenjtorėt nė roman pėrfaqėsojnė drejtėsinė, kurse djajtė dhe kuēedrat pėrfaqėsojnė djallėrinė. Autori sajoi njė botė tė ēuditshme mitologjike, ku jetojnė qenie tė ndryshme, siē janė "perandori i qiellit" qė ėshtė mediokėr ashtu si perandori nė realitet dhe qė nuk dallon dot tė mirat nga tė kėqijat; zyrtarėt e "pallatit tė ferrit" qė janė ashtu si ata tė dinastisė feudale, janė tė korruptuar, mbrojnė njėrin-tjetrin dhe qė nuk pyesin fare pėr vuajtjet e popullit; kuēedrat qė lakmojnė pasurinė, vrasin njerėz dhe thithin gjakun. Nga ana tjetėr, autori skaliti edhe figurėn e heroit Sun Vukong, qė guxon tė shfarosė tė gjitha tė kėqijat, tė pėrbuzė padrejtėsinė dhe ta quajė veten "shenjtori qiellor" pėrpara "mbretit tė qiellit". (Zheng)