v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-07-27 18:43:28    
Zhang Gjy-zheng, politikan kinez i shekullit tė 16-tė

cri

Nė historinė 2000-vjeēare tė shoqėrisė feudale kineze, pati disa lėvizje tė reformės shoqėrore dhe njėra prej tyre ishte edhe reforma qė u zhvillua nė mes tė shkullit tė 16-tė, gjatė kohės sė dinastisė Ming. Figura thelbėsore nė atė reformė ishte Zhang Gjy-zheng, qė lindi nė vitin 1525.

Asokohe dinastia Ming kishte mbushur 150 vjetėt qė nga themelimi i saj, por regjimi i saj dukej i qėndrueshėm vetėm nga pamja e jashtme, kurse nė tė vėrtetė kishte mjaft probleme dhe kishte rėnė nė kriza tė shumta politike dhe shoqėrore, tė cilat i pasqyronin korruptimi i zyrtarėve, dobėsia e mbrojtjes kombėtare dhe keqėsimi i jetės sė popullit.

Zhang Gjy-zheng ishte njė politikan i dalė nga gjiri i popullit tė thjeshtė punonjės. Kur ishte 47 vjeē, ai u bė kryeministri dhe ndihmėsi kryesor i perandorit tė mitur tė atėhershėm. Gjatė 10 vjetėve mė pas, ai ndihmoi perandorin nė rregullimin e politikės dhe zbatimin e reformės. Si rezultat, dinastia Ming u bė e begatshme dhe populli filloi njė jetė paqėsore.

Nė ēėshtjen e zyrtarėve, Zhang Gjy-zheng drejtoi zbatimin e "kontrollit tė sukseseve" tė zyrtarėve tė tė gjitha instancave, duke shpėrblyer zyrtarėt me sukses dhe duke dėnuar ata tė korruptuar. Si rezultat, u rrit shumė rendimenti i punės sė dikasterėve tė ndryshėm. Nė fushėn e mbrojtjes, ai vuri nė poste drejtuese njerėz tė talentuar dhe pėrdori metodėn elastike pėr tė qetėsuar pakicat kombėtare. Nė pėrmirėsimin e jetės sė popullit, ai kontrolloi dhe dėnoi rreptė veprimet e paligjshme tė kushėrinjve tė perandorit dhe tė ēifligarėve, qė aneksonin tokat, dhe pakėsoi taksat, gjė qė lehtėsoi barėn joracionale tė fshatarėve. Me vėnien nė jetė tė kėtyre masave, u zbutėn shpejt kontradiktat shoqėrore.

Si njė njeri i drejtė dhe intelektual tipik konfucianist, Zhang Gjy-zheg guxonte tė ndėrmerrte veprime qė ishin tė dobishme pėr tė mirėn e popullit. Njė herė, nėna e perandorit, qė ishte njė besimtare e devotshme e budizmit, deshi qė tė ndėrtohej njė tempull budist me shpenzimet e saj private, por mė vonė u bind nga propozimi i Zhang Gjy-zhengut dhe kontribuoi ato para pėr ndėrtimin e urave jashtė qytetit Pekin. Mirėpo Zhang Gjy-zheng pagoi rėndė veprimet e tij tė drejta.

Zhang Gjy-zheng vdiq nga njė sėmundje nė vitin 1582, nė moshėn 57 vjeēe. Pas vdekjes sė tij, disa ministra dhe aristokratė, qė kishin ushqyer edhe mė parė pakėnaqėsi ndaj tij, u ngritėn pėr tė sulmuar tė kaluarėn e tij, duke thėnė se ai vepronte arbitralisht dhe me arrogancė. Pas tyre, u ngrit edhe perandori, tė cilit iu kujtua se, kur ai ishte i mitur, Zhang Gjy-zheng e qortonte krahas dhėnies sė kėshillave. Kėshtu, perandori e shpalli anulimin e masave reformuese tė marra nga Zhang Gjy-zheng dhe heqjen e privilegjeve qė gėzonin fėmijėt dhe nipėrit e tij.

Ėshtė diēka ironike se, pas 50 vjetėve, perandori i njė brezi tė ri, qė ndodhej nėn presionin e madh tė situatės aktuale, solli ndėr mend dhe nxori nė gojė pėrsėri reformėn e Zhang Gjy-zhengut, rimėkėmbi famėn e tij dhe vuri pasardhėsit e tij nė poste zyrtare. Por ishte shumė vonė dhe dinastia Ming ishte e destinuar tė zėvendėsohej me njė regjim tjetėr. (Zheng)