|
Dėgjoni
Gjatė vizitės nė muzeun e vendndodhjes sė shtabit tė Korpusit tė Ri tė 4-t, pasardhėsit e brezit revolucionar u pritėn nxehtėsisht nga drejtori i kėtij muzeu. Duke i njohur vizitorėt me kėtė muze, ai tha : "Mė 6 janar tė vitit 1938, shtabi i Korpusit tė Ri tė 4-t u transferua nga Ėuhan-i nė kėtė vend, duke bėrė zyrtarisht formimin e Korpusit tė Ri tė 4-t. Atėherė, drejtuesit e Korpusit tė Ri tė 4-t Ye Ting, Xianying, Chenyi etj. punuan pėr njė kohė nė kėtė shtėpi."
Pasi vizituan zyrat dhe dhomat e fjetjes tė liderėve tė Korpusit tė Ri tė 4-t, si Ye Ting, Xiang Ying, Ze Shan, Deng Zihui etj., pasardhėsit e liderėve tė Korpusit tė Ri tė 4-t patėn edhe njė takim me pasardhėsit e luftėtarėve tė Korpusit tė Ri tė 4-t, duke shkėmbyer me njėri-tjetrin mendime lidhur me studimin e frymės revolucionare tė paraardhėsve tė tyre.
Pasi i njohu pasardhėsit e Jiangxisė, djali i ish-drejtorit politik Lai Chuanzhu, z. Lai Xiaopen, tha .. "Ne kemi ardhur kėtu pėr tė mėsuar dhe pėr tė ēuar mė tej traditėn e lavdishme revolucionare tė Korpusit tė Ri tė 4-t dhe kohėt e fundit, ne vumė nė qarkullim edhe librin: "Kujtimet mbi shtabin e Korpusit tė Ri tė 4-t". I biri i komandantit tė Korpusit tė Ri tė 4-t, Ye Tingut, Ye Zhengguang "Vij pėr herė tė parė nė kėtė vend, ku kanė luftuar paraardhėsit tanė revolucionarė. Ne kemi ardhur vetėm pėr tė mėsuar. "
Ai tha: "Kėtu pashė fotografi tė vjetra mbi luftėn e dikurshme tė pėrgjakshme tė baballarėve dhe ndiej njė afėrsi. Provinca Jiangxi ka qenė djepi i revolucionit, ėshtė edhe vendlindja e Ushtrisė Popullore Ēlirimtare Kineze, kėtu ka tradita tė lavdishme revolucionare. Unė vij pėr herė tė parė nė qytetin Nanchang dhe mė duket se ky ėshtė njė qytet i bukur. Jam i bindur se fryma revolucionare e Nanchanit do tė ēohet mė tej".
Gjatė bisedės me pasardhėsit e brezit revolucionar tė provincės Jiangxi, ai tha se "Babait tim i pėlqen shumė fotografimi dhe na kanė mbetur mė se 1600 fotografi tė ēmueshme. Tė gjitha kėto fotografi ne i kemi pėrfshirė nė njė disk dhe do t'ia jap muzeut pėr kujtim. Edhe ne vėllezėrit kemi botuar librin "Babai nė kujtimet e bijve dhe bijave tė tij". Edhe i biri i drejtuesit tė Korpusit t ė Ri tė 4-t, Ten Zihuit, Deng Huaisheng, qė ka ardhur nė vitin l997 nė Nanchang, tha plot emocion se "Kėsaj here, pashė ndryshime tė mėdha nė qytetin e Nanchang-ut". Ai tha se nė vitet e luftės, paraardhėsit tanė, duke mbajtur mbi vete shpresėn e popullit, erdhėn nė Nanchang dhe duke derdhur gjak dhe duke dhėnė jetėn e tyre sollėn lumturinė e jetės sonė tė sotme.
Tani, pėr tė gjithė ne pasardhėsit qė erdhėm kėtu, jo vetėm pėr tė kujtuar dėshmorėt dhe paraardhėsit revolucionarė, mė e rėndėsishme ėshtė qė tė vazhdojmė dhe ēojmė mė tej amanetin e tyre dhe ta ndėrtojmė mė bukur Republikėn tonė". Pas vizitės nė qytetin Nanchang, delegacioni i pasardhėsve tė brezit revolucionar shkoi pėr vizitė nė qytetin Jian tė provincės Jiangxi, ku tė kryesuar nga bashkėshortja e ish-kryetarit tė shtetit tė Kinės Li Siannian, Lin Jiamei, pėrfaqėsuesit e delegacionit bėnė vizita nė shtėpitė e luftėtarėve veteranė tė Ushtrisė sė Kuqe tė Punėtorėve e Fshatarėve.
Ata u dhuruan edhe para tė gjithė veteranėve tė Ushtrisė sė Kuqe dhe u dhanė si dhuratė tė posaēme, njė kuti ēaji tė famshėm. Shoqėruesit e znj. Lin Jiamei thanė se, megjithėse ėshtė nė moshė shumė tė madhe, 87-vjeēare, ajo nguli kėmbė tė marrė pjesė nė kėtė vizitė dhe t'u bėjė njė vizitė veteranėve tė Ushtrisė sė Kuqe. Ajo ka njė dashuri tė madhe pėr veteranėt e Ushtrisė sė Kuqe, sepse z. Li Sianxian ishte komisari i armatės sė 4-tė tė Ushtrisė sė Kuqe."
Vizita e pasardhėsve tė brezit revolucionar u prit nxehtėsisht nga liderėt e provincės Jiangxi, tė qytetit Nanchang, tė qytetit Jian dhe tė qytetit Jingganshan. Gjatė pritjes pėr nder tė delegacionit, kryetari i provincės Jiangxi tha :"Lumenjtė e malet e provincės Jiangxi janė shumė tė bukura, edhe njerėzit e kėsaj toke janė shumė tė mirė. Kėto i tha kohėt e fundit kryeministri Wen Jiabao gjatė inspektimeve nė kėtė provincė. Nėn tokėn e kėsaj province tė bukur me male plot gjelbėrim dhe me lumenj tė kulluar, janė varrosur mė se 400 mijė dėshmorė revolucionarė. Heroizmat e revolucionarėve dhe meritat e tyre janė legjenda tė pashtershme. Nė vazhdim, nė emisionin e ardhshėm, ju ftojmė tė dėgjoni reportazhin mbi vizitėn e pasardhėsve nė malin Jingganshan, ku ėshtė krijuar Ushtria Popullore Ēlirimtare e Kinės. ( Zhai)
|