v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-07-20 18:03:55    
Li Shi-zhen, farmacist i njohur kinez i shekullit tė 16-tė

cri

Farmaceutika tradicionale kineze u zhvillua qysh nė lashtėsinė e largėt. Nė historinė mijėra-vjeēare tė farmacutikės kineze, lindėn mjaft mjeshtėr tė shquar farmacistė. Njė prej tyre ishte edhe Li Shi-zhen, i cili konsiderohet nė arenėn ndėrkombėtare si dijetar i shquar i shkencave natyrore.

Li Shi-zhen lindi nė vitin 1518 tė erės sonė nė provincėn Hubei tė Kinės Jugore. Vendlindja e tij ka qenė njė zonė me peizazh tė bukur tė maleve plot me gjelbėrime dhe me ujė tė kulluar. Atje rriteshin bimė tė shumėllojshme qė mund tė pėrdoren pėr barna mjekėsore. Gjyshi dhe babai i tij ishin mjekė. Kur ai ishte i vogėl, babai e merrte shpesh pėr tė vjelė barna nė male dhe i mėsonte njohuri pėr barna. Kėshtu, Li Shi-zhenit i lindi pak nga pak interesi i madh pėr farmaceutikėn tradicionale kineze. Mė vonė, duke mėsuar nga i ati pėrvojėn klinike, ai lexoi libra klasike tė mjekėsisė, tė trashėguara nga paraardhėsit, si "Libri mbi sėmundjet e brendshme", "Teoria mbi tifon", "Libri mbi barnat" etj. Me ndihmėn e tė atit, Li Shi-zhen pėrparoi shpejt nė mjekėsi dhe, kur mbushi tė 22-tat, filloi zyrtarisht tė mjekojė tė sėmurėt.

Me ngritjen e pandėrprerė tė nivelit tė tij mjekėsor dhe me rritjen e famės sė tij, krahas mjekimit tė banorėve tė thjeshtė, Li Shi-zhen ftohej pėr mjekim edhe nė oborrin perandorak. Meqenėse ai shėroi mjaft tė sėmurė qė vuanin nga sėmundje tė vėshtira, perandori i dinastisė Ming e emėroi atė "Feng Ci Zheng", qė do tė thotė zyrtar perandorak i mjekėsisė. Krahas punės nė oborrin perandorak, ai vazhdoi tė mjekonte edhe qytetarėt e thjeshtė.

Gjatė gjithė jetės sė tij, Li Shi-zhen shkroi shumė vepra teorike, si "Mbi pulsin e njeriut" dhe "Diagramet e 5 organeve tė brendshme tė njeriut". Ėshtė pėr tė ardhur keq se disa prej tyre kanė humbur, por vepra e tij mė e njohur "Shpjegimi i hollėsishėm i barnave mjekėsore" ėshtė ruajtur e plotė. Atij iu deshėn afro 30 vjet pėr tė shkruar dhe redaktuar kėtė vepėr tė madhe, qė ėshtė kristalizimi i arritjeve tė korrura nė bazėn e pėrgjithėsimit tė pėrvojės sė tij dhe tė tezave tė paraardhėsve. Nė kėtė libėr, qė ndahet nė 52 kapituj, pėrfshihen shpjegimet e hollėsishme tė 1892 lloje barnash mjekėsore, nėdr tė cilat 1195 lloje janė lėndė bimore, kurse tė tjerat janė lėndė shtazore dhe minerale. Bashkėngjitur me to, nė kėtė libėr janė pėrfshirė edhe 11096 receta dhe 1160 vizatime tė bimėve mjekėsore. Nė tė shėnohen edhe vendet ku rriten bimė mjekėsore, pamjet e kėtyre bimėve mjeklsore, metoda e kultivimit dhe vjeljes sė tyre dhe funksionet e tyre.

Li Shi-zhen ishte njė nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė shkencave natyrore nė historinė kineze. Krahas mjekėsisė, ai korri suksese tė shkėlqyera edhe nė fushat kimike, gjeologjike, astronomike dhe meteorologjike. Ai vdiq nė vitin 1593, nė moshėn 75 vjeēare. Pak kohė pas vdekjes sė tij, vepra e tij e pavdekshme "Shpjegimi i hollėsishėm i barnave mjekėsore" u botua publikisht dhe u pėrhap shpejt nė Japoni. Dijetarėt e qarqeve mjekėsore japoneze e pėrkthyen nė gjuhėn japoneze dhe e botuan nė Japoni. Mė vonė, ajo u pėrkthye edhe nė gjuhėt latine, gjermane, franceze, angleze, ruse e tė tjera dhe u pėrhap nė mbarė botėn dhe u quajt "Vepra monumentale e mjekėsisė sė Lindjes". (Zheng)