v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-07-09 18:48:35    
Njė grup kėngėsh popullore kineze tė kėnduara nga kėngėtarja taivaneze Xi Xiulan

cri

Nė kėtė program ju ftoj tė dėgjoni disa kėngė popullore kineze tė kėnduara nga kėngėtarja e njohur taivaneze Xi xiulan. Sė pari do tė ndiqni kėngėn popullore tė provincės Jiangsu tė Kinės jugore me titull "Jasemini". Kjo kėngė me melodi tė bukur e elegante shpreh dashurinė e njerėzve pėr lulet jasemin.

Kėngėtarja Xi Xiulan ka lindur nė vitin 1950 nė provincėn Anhui tė Kinės lindore, provinca e cila ėshtė vendlindja e njohur e kėngėve popullore kineze dhe e operave lokale. Arti folklorik i pastėr e i thjeshtė me atmosferė tė theksuar vendore e ka brumosur shpirtin e Xi Xiulanit tė vogėl dhe ka hedhur njė bazė tė fortė pėr kėndimin e saj tė mėvonshėm. Kur ishte 10 vjeēe, familja e saj u shpėngul nė Hongkong. Nė vitin 1968, nė njė konkurs tė kėngėtarėve amatorė ajo u shqua si njė yll i ri dhe hyri nė rrugėn artistike.

"Malet janė tė larta e uji ėshtė i kaltėr, vajza e malit Ali ėshtė e bukur si ujė, ndėrsa djali ėshtė i shėndetshėm si mal. Vajza nuk ndahet kurrė nga djali, uji i kaltėr gjalpėron rreth malit tė blertė."

Kėnga qė ndoqėt titullohet "Vajza e malit Ali", kėnduar nga Xi Xiulan. Kjo kėngė popullore taivaneze e Kinės me melodi tė bukur dhe tekst tė gjallė figurativ u kėndon panoramave tė bukura dhe popullit punėtor tė Taivanit dhe shpreh dashurinė e njerėzve pėr vendlindjen. Nė vitin 1984, Xi Xiulani e kėndoi kėtė kėngė nė mbrėmjen artistike tė organizuar nga Televizioni Qendror i Kėns me rastin e Festės sė Pranverės, duke u bėrė njė nga kėngėtarėt e parė kongkongas qė u njohė dhe u pėlqye nga spektatorėt e pjesės kontinentale tė Kinės.

Xi Xiulani ėshtė e aftė tė kėndojė kėngėt popullore tė stileve tė ndryshme, ajo ka zė tė bukur, tė butė e tė lehtė qė dallohet nga tė tjerėt. Ajo kėndon me ndjenja tė sakta kėngė tė ndryshme popullore qė i thurrin lavdi bukurisė sė maleve e lumenjve ose dashurisė midis tė rinjve. Mė poshtė do tė shijojmė sė bashku kėngėn popullore tė Rajonit Autonom tė Guangxi-Zhuanit me titull "Di apo s'di". Kjo kėngė malėsore me melodi tė bukur e ritme tė shpejta e tė qarta shpreh mallin e tė dashurve.

Nė kėngė thuhet: "Nėn rrezet e diellit shihet peizazhi i bukur i krijuar nga male tė blerta e lumenj tė kulluar. Nuk mė zė gjumi duke menduar djalin e zemrės. Ē'bėj unė po tė mos e gjej tė dashurn tim?"

Gjatė karrierės sė saj artistike 40 vjeēare, Xi Xiulani ka nxjerė shumė albume me kėngė popullore kineze dhe organizoi shumė koncerte tė mėdha nė Kongkong, Pekin dhe qytete tė tjera. Nė korrik tė kėtij vitit ajo do tė organizojė nė Shangai njė koncert madhėshtor, ku ajo do tė kėndojė mbi 40 kėngė klasike pėr adhuruesit e saj. Nė fund tė programit tė sotėm do tė dėgjojmė sė bashku kėngėn e kėnduar prej saj me titull "Vjelim arek".

Kjo ėshtė njė kėngė popullore tradicionale qė ėshtė e pėrhapur nė provincėn Hunan nė jug tė Kinės. Vera ėshtė sezoni i vjeljes sė arekut, kjo kėngė pėrshkruan pikėrisht tablonė e vjeljes sė arekut nga tė rinjtė e tė rejat. Kjo kėngė ka melodi tė gėzueshme dhe ngjyrė tė theksuar vendore, ku ėshtė futur stili i operės lokale Huagu.

Pina.