v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-06-29 17:36:56    
Zhu Juan-zhang, themeluesi i dinastisė Ming

cri
Zhu Juan-zhang, qė lindi nė vitin 1328 tė erės sonė nė njė familje tė varfėr fshatare tė distriktit Feng-jang tė provincės Anhui tė Kinės Lindore, humbi prindėrit shumė herėt. Nė vitet e fėmijėrisė, ai mėsoi pėr disa muaj nė njė shkollė private, por e la mėsimin pėr shkak se nuk kishte para pėr tė paguar kuotizacionin e shkollės. Nė vitin 1344, nė vendlidjen e tij ndodhi njė fatkeqėsi shumė e rėndė e karkalecave, qė shfarosėn plotėsisht kulturat bujqėsore. Si pasojė, fshatarėt nuk korrėn asnjė kokėrr drith dhe shumė fshatarė vdiqėn nga uria. Zhu Juan-zhang 16-vjeēar u detyrua tė braktiste shtėpinė dhe tė bėhej njė murg budist. Por pas disa vjetėsh, pėr shkak se edhe nė manastir mungonte ushqimi, ai u largua dhe filloi njė jetė endacake duke lypur fshat mė fshat. Njė jetė e tillė pėr disa vjet me radhė ia zgjeroi atij horizontin e vėzhgimit dhe ia bėri karakterin mė tė vendosur.

Zhu Juan-zhang jetoi nė vitet e fundit tė dinastisė Juan qė ishte njė regjim i aristokratėve tė kombėsisė mongole. Ngaqė sundimtarėt e asaj kohe ndiqnin njė politikė tė diskriminimit nacional dhe tė sundimit me presion tė lartė, shpesh herė shpėrthenin njėra pas tjetrės kryengritje fshatare. I stimuluar nga atmosfera shoqėrore e atėhershme dhe nga simpatia pėr fshatarėt e vuajtur qė ai i kishte takuar pėr disa vjet me radhė, Zhu Juan-zhang 24-vjeēar u hodh nė radhėt e kryengritėsve. Meqė ishte i shkathėt dhe trim, ai u shqua dhe u gradua shpejt nė trupat ushtarake kryengritėse. Me rritjen e forcave tė kryengritėsve, edhe ai formoi forcat e veta tė armatosura, tė pavarura nga forcat e tjera. Kjo gjė nisi njė faqe tė re tė historisė sė Kinės.

Meqenėse Zhu Juan-zhang kishte karakter tė ēiltėr, ishte pėr drejtėsi dhe miqėsohej shpejt me tė tjerėt, shumė njerėz tė talentuar u hodhėn nė ushtrinė e tij. Kur ai mbushi tė 39-at, forcat e tij kishin marrė nė dorė gjysmėn e territorit tė Kinės. Nė vitin 1368, Zhu Juan-zhang shpalli nė qytetin Nankin dinastinė Ming dhe u bė perandor. Pastaj ai shpejtoi progresin e ribashkimit tė gjithė Kinės. Po nė vitin 1368, trupat e tij morėn Dadu, Pekini i sotėm, qė ishte kryeqyteti i dinastisė Juan, gjė qė shpalli pėrfundimin e dinastisė Juan.

Meqė kishte ardhur nga shtresa e ulėt shoqėrore dhe dinte mirė vuajtjet e popullit, nė vitet e para tė pushtetit tė tij, Zhu Juan-zhang bėnte njė jetė tė thjeshtė dhe propozonte pėr kursim. Me kėrkesėn e tij, edhe zyrtarėt e mbarė vendit bėnin njė jetė me kursim. Nė saje tė politikės sė tij tė zhvillimit tė bujqėsisė, qė pėrputhej me interesat e fshatarėve, u krijua njė situatė e zhvillimit paqėsor tė vendit.

Por pėr tė ardhur keq, nė pleqėrinė e tij Zhu Juan-zhang veproi ashtu si shumė perandorė qė themeluan regjimet e veta. Administrimin e vendit ai e konsideronte si puna e tij private dhe shpesh herė vriste ministra tė pafajshėm, duke i akuzuar pa bazė. Ai zbatoi nė pėrmasė edhe inkuizicionin dhe vrau njė numėr intelektualėsh. Si rrjedhim, tė gjithė zyrtarėt dhe banorėt jetonin gjithnjė me ankth nė zemėr.

Zhu Juan-zhang qėndroi nė fronin perandork pėr 31 vjet dhe vdiq nė moshėn 71-vjeēare, por dinstia Ming e themeluar prej tij zgjati 270 vjet. (Zheng)