v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 9th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-06-07 11:23:46    
U hap Samiti i Grupit të 8 Vendeve

cri
Më 6 qershor, u hap në Heiligendam të Gjermanisë Samiti i Grupit të 8 Vendeve. Qysh nga 7 qershori, liderët e Grupit të 8 Vendeve do të zhvillojnë diskutime për mbrojtjen e klimës, sigurinë e energjisë, ndihmat ndaj Afrikës, zhdukjen e varfërisë, liberalizimin e tregut, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale etj. Opinioni publik është i mendimit se 4 probleme do të jenë temat më kryesore në këtë samit.

Së pari, problemi i ndryshimit të klimës globale. Si vendi kryetar i Samit të Grupit të 8 Vendeve, Gjermania ka bërë përpjekje të mëdha për të miratuar një objektiv të pakësimit të lëshimit të gazit serrë brenda kornizës së OKB-së. Gjermania shpreson se deri në vitin 2050, vëllimi i lëshimit të gazit serrë në gjithë globlin do të ulet 50% në krahasim me vitin 1990, por SHBA-ja kundërshton përcaktimin e vëllimit konkret të pakësimit të lëshimit. Presidenti amerikan Bush u shpreh se përqindja konkrete e pakësimit të lëshimit duhet të përcaktohet nga vetë vendet e ndryshme. Analistët vunë në dukje se për shkak të qëndrimeve të kundërta në problemin e pakësimit të lëshimit të gazit serrë, Evropa e SHBA-ja do të kenë mosmarrëveshje në këtë samit.

Së dyti, problemi i ndihmave ndaj Afrikës. Në Samitin e Grupit të 8 Vendeve të vitit 2005 në Skoci, liderët pjesëmarrës premtuan se para vitit 2010, do të shtojnë çdo vit 50 miliardë dollarë fonde të ndihmës ndaj Afrikës, por deri më sot është realizuar vetëm 1/10 e premtimeve. Opinioni publik është i mendimit se megjithëse problemi i ndihmave ndaj Afrikës është një temë kryesore në këtë samit, vendet perëndimore ngulin këmbë që vendet afrikane që marrin ndihma duhet të zhvillojnë reformën politike sipas kërkesave perëndimore, por ato nuk dëshirojnë të pranojnë kushtet shtojcë. Prandaj në këtë samit, problemi i ndihmave ndaj Afrikës nuk do të ketë progres.

Së treti, problemi i energjisë. Kërkimi i politikës së unifikuar energjetike dhe i furnizimit të qëndrueshëm energjetik do të tërheqë vëmendjen e gjerë në këtë samit. Për të realizuar shfrytëzimin e vazhdueshëm të energjisë, Bashkimi Evropian do të ngrejë efektivitetin e përdorimit të energjisë duke zhvilluar energjinë e përsëritshme. Analistët vunë në dukje se brenda Bashkimit Evropian, problemi i energjisë është shumë i ndërlikuar, prandaj në këtë samit problemi i energjisë do të ngjallë diskutime të zjarrta.

Së katërti, rritja e ekonomisë botërore. Si vendi kryetar i Samitit, Gjermania paraqiti një sërë temash lidhur me zvogëlimin e deficit tregtar etj. për të zgjidhur problemin e mosbarazisë së tregtisë globale. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shpresën se ky samit do të japë kontribut për rifillimin e bisedimeve të raundit të Dohës të Organizatës Botërore të Tregtisë. (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040