Gjatė 38 vjetėve qė prej fillimit tė emisioneve tė Radios sė Jashtme tė Kinės nė gjuhėn shqipe, redaksia jonė ka marrė njė zhvillim shumė tė madh, janė shtuar vazhdimisht anėtarė tė rinj dhe tani ka gjithsej l1 anėtarė. Ndėr ta, 6 janė studentė tė diplomuar nė vitin 2004 nga Universiteti i Gjuhėve tė Huaja tė Pekinit. Gjatė praktikės afro 3-vjeēare, ata kanė arritur pėrparim tė madh nė gjuhėn shqipe dhe kanė punuar nė mėnyrė krijuese pėr pasurimin e pėrmbajtjeve, fotografive dhe pėr rregullimin e faqes sė internetit tė Radios sė Jashtme tė Kinės nė gjuhėn shqipe.
Tani znj. Wan Lei, me emrin shqiptar Shpresa, ėshtė shefja e redaksisė sonė. Nėn drejtimin e saj, emisionet e Radios sė Jashtme tė Kinės, qė transmetohen nė valė tė shkurtra e nė valė tė mesme, janė zgjatur nga 30 minuta nė njė orė, e njėkohėsisht transmetohen edhe nė internet.
Emisioni i pėrditshėm ndahet kryesisht nė dy pjesė, pjesa e lajmeve dhe pjesa e rubrikave. Nė pjesėn e rubrikave pėrfshihen zakonisht 2 a 3 rubrika nė ditė dhe rubrikat e 7 ditėve kanė 7 tema tė ndryshme.
Pėrveē drejtimit tė punėve tė redaksisė, znj. Wan Lei pėrgjigjet edhe pėr "Rubrikėn sportive" tė sė martės sė bashku me tė riun Xu Guang, qė ka emrin shqiptar Skėnder.
Pėr rubrikėn e sė hėnės pėrgjigjet anėtari mė i vjetėr tani i redaksisė sonė Sihai. Ndėr rubrikat e sė hėnės ka edhe njė program tė muzikės pop qė drejtohet nga djaloshi U Sen, me emrin shqiptar Agim.
Rubrika e sė mėrkurės "Bota kulturore" pėrfshin 4 nėnrubrika. Zv-shefi i redaksisė Fani, emri shqiptar i tė cilit ėshtė Bashkim, pėrgjigjet pėr nėnrubrikat "Lajme kulturore" dhe "Personazhe", kurse unė, Huailuja, tashmė nė pension, pėrgjigjem pėr nėnrubrikat "Kultura nė fokus" dhe "Shkėmbime kulturore". Si redaktore e rubrikės "Bota kulturore", kam dėshirė t'ju njoh me pothuaj gjithēka nga fusha e gjerė e kulturės, si me letėrsinė e artin e kohės sė lashtė dhe tė sotme, kinematografinė dhe koreografinė kineze, pjesėt teatrale e operistike, festivalet e shfaqjet e ndryshme vokale, muzikore e teatrore, me filmat artistikė, televizivė e dokumentarė, me prirjet bashkėkohore tė modės, me ekspozitat e arteve figurative e fotografike, me pikturat e llojeve tė ndryshme, me pėrgatitjet arsimore e kulturore, me rrymat e ndryshme artistike etj.
Vetėm nė fushėn e artit do tė kemi pėrmbajtje tė pasura, si sprova nė art, projektime artistike, art arkitekturor, art folklorik, artin e punimeve artistike etj. Nė kėtė rubrikė do t'ju njohim edhe me persona tė suksesshėm nė fushėn e kulturės, artit, kinematografisė, muzikės etj.
Pėrmbajtjet qė ju interesojnė mė shumė nga rubrika e kulturės kineze, mund tė na i bėni tė njohura me letra ose e-mail nė adresėn e Radios sė Jashtme tė Kinės dhe nė faqen e saj nė internet. Unė do tė pėrpiqem qė nė rubrikėn "Bota kulturore" tė transmetojmė artikuj qė e rrokin kulturėn nga aspekte tė ndryshme.
Znj. Qu Ning, me emrin shqiptar Vera, drejton rubrikėn e sė enjtes "Ura e shkėmbimeve", rubrikėn e sė premtes "Jeta shoqėrore" e pėrgatit z. Artan dhe rubrikėn e sė shtunės "Turizmi nė Kinė" e drejton tani anėtari i vjetėr z. Du.
Edhe 3 anėtarė tė tjerė tė redaksisė tė dalė nė pension, Daming me emrin shqiptar Drita, z. Zheng dhe Pina drejtojnė pėrkatėsisht rubrikat "Jeta shoqėrore", "Arsimi, shėndetėsia dhe shkenca", "Tregime dhe legjenda popullore", " Pakicat kombėtare tė Kinės" dhe "Programin me muzikė popullore kineze". Ēdo ditė jepet edhe rubrika "Tė mėsojmė gjuhėn kineze", ku dėgjuesit mund tė ndjekin znj. Shpresa dhe z. Ruzhdi Stringa nė pėr tė mėsuar tė flasin gjuhėn kineze.
Edhe djaloshi Yuan Xin, me emrin shqiptar Agron, pėrgjigjet pėr lidhjet e redaksisė me dėgjuesit tanė dhe ai do tė takohet sė shpejti nė Tiranė me pėrfaqėsuesit e tyre. Nėse dėshironi tė keni ndonjė kujtim nga Kina, dėrgojini letėr Agronit dhe ne do tė mundohemi t'ua plotėsojmė.
Numri i dėgjuesve tė emisioneve dhe tė vizitorėve tė faqes sė internetit ėshtė shtuar dita-ditės. Vizitorėt e faqes sė internetit nė gjuhėn shqipe na shkruajnė se atyre u pėlqen mė shumė faqja kryesore dhe rubrika e muzikės, sidomos muzika shqiptare. Nė vitin 2005 vizita falas e dėgjuesit shqiptar Vasil Naēi ngjalli interesim tė madh tė dėgjuesve tė emisioneve dhe vizitorėve tė faqes sonė tė internetit. Z. Vasil Naēi filloi t'i ndjekė emisionet tona nė gjuhėn shqipe qysh nga fillimi i tyre, pra ai ėshtė njė mik i vjetėr qė ka mbajtur lidhje 38-vjeēare me redaksinė tonė. Ai na ka paraqitur shumė propozime tė mira pėr pėrmirėsimin e emisioneve nė gjuhėn shqipe. Si ai, edhe shumė dėgjues tanė na kanė dėrguar shpesh propozime tė vlefshme pėr emisionet nė gjuhėn shqipe. Me kėtė rast, si njė nga themeluesit u shpreh dėgjuesve tė dashur tė emisioneve dhe vizitorėve tė dashur tė faqes sė internetit nė gjuhėn shqipe, falėnderimet e mia mė tė pėrzemėrta dhe mė tė sinqerta.
Ju urojmė dėgjim tė kėndshėm tė rubrikave tona tė 7 ditėve me 7 tema tė ndryshme dhe jeni tė mirėpritur nė faqen e redaksisė sonė nė internet. Mirėpresim vėrejtjet dhe sugjerimet tuaja nė faqen tonė kulturore. (zhai)
|