|
Dėgjoni
Pak kohė mė vonė, nė rubrikėn e CCTV-sė "Magjia e filmave shqiptarė" do tė transmetohen disa tregime nga filmat e mirėpritur shqiptarė nė Kinė, ndėr to janė edhe filma pėr fėmijė si " Beni ecėn vetė", "Guximtarėt" dhe "Mėngjese lufte".
Nė rubrikėn e sotme "Shkėmbime kulturore" ju ftojmė tė dėgjoni disa fragmente interesante tė treguar nga regjisorja Xhanfise Keko pėr fėmijėt kinezė. Pasi tregoi se si ka krijuar skenarin e filmit "Beni ecen vete", ajo tregoi edhe se si ka zgjedhur n ga mė se 400 fėmijė pėr rolin e Benit dhe rolet e tjera kryesore, si i ka pėrgatitur kėta fėmijė pėr xhirimin e filmit dhe si ka bashkėjetuar me njė aktor tė talentuar qė luajti rolin e xha Thomait nė kėtė film pėr fėmijė .
"Gjatė kohės qė ne po pėrgatiteshim pėr skenarin teknik, xha Thomai rrinte me kėta fėmijėt, nė mėnyrė qė tė mėsoheshin dhe ambientoheshin me njėri-tjetrin. Ata e thėrrisnin njėri-tjetrin jo me emrin e tyre tė vėrtetė, por me emrin e rolit nė film, kėshtu qė kur filluam xhirimet, ata ishin tė ambientuar. Personazhet kryesore janė nga qyteti, por njėkohėsisht ne morėm edhe personazhe nga fshati, tė cilėt janė figurantė.
Ne i organizonim vazhdimisht tė gjithė qė tė rrinin sė bashku, p. sh. nė lėmė kur korrnin grurin, ose kur kullotnin bagėtinė, sepse personazhet kryesore janė fėmijė nga qyteti qė jetonin nė apartamente dhe ata nuk e dinin fare se si ishte jeta e fshatit. Ne nė a tė kohė i kushtonim shumė rėndėsi ambientimit tė fėmijėve me punėn e filmit.
Kjo bėhej ēdo mbasdite, sepse paradite fėmijėt shkonin nė shkollė. Fėmijėt gjithmonė mė kanė prekur dhe shumė herė qaja gjatė xhirimeve nga emocionet e mira qė mė sillnin fėmijėt. Shumė herė ēuditesha se si ka mundėsi qė fėmijėt tė luanin rolet kaq mirė dhe me kaq talent. Ndonjėherė qaja nga e keqja, sepse nuk i kisha mundėsitė qė ta bėja xhirimin mė mirė, por jo sepse fėmijėt nuk luanin mirė, por sepse nuk i kishim tė gjitha mundėsitė pėr ta realizuar mė mirė.
Ndonjėherė mėrzitesha shumė dhe betohesha se nuk do xhiroj mė dhe prapė i kthehesha me fėmijėt dhe skenarin nė dorė.
" Filmi "Beni ecėn vetė" ka arritur sukses tė madh dhe ėshtė mirėpritur jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kinė. Me kėtė film Xhanfise Keko fitoi Kupėn e Festivalit shqiptar tė filmit, si dhe ka fituar medalje nė festivalin ndėrkombėtar tė filmit pėr fėmijė. Pėrveē filmit "Beni ecėn vetė", ajo ka xhiruar edhe shumė filma tė bukur pėr fėmijė, si "Pas gjurm ėve", "Tomka dhe shokėt e tij", "Taulanti kėrkon njė motėr", "Njė vonesė e vogėl", "Partizani i vogėl Velo" ,"Tinguj lufte", "Kryengritje nė pallat" etj.
Pastaj, znj. Xhanfise Keko tregoi edhe njė episod shumė tė bukur gjatė xhirimit tė filmit "Partizani i vogėl Velo "."Ishte njė fėmijė mė i madh se Beni, mund tė ishte rreth 12 vjeē, partizani Velo. Atij i kishin vrarė babanė nė luftė dhe u lidh shumė me njė komisar (kjo ėshtė historia e filmit).
Dhe megjithėse ėshtė shumė i vogėl, ai ka shumė dėshirė qė tė shkojė partizan. Por, pėr shkak se ėshtė shumė i vogėl nė moshė, kėshtu qė nuk e pranojnė si partizan. Pas shumė peripecish ai arrin qė tė shkojė nė ēetat e partizanėve dhe e gjen tė vrarė kėtė komisar. Dhe ai qan kaq bukur, sikur tė ishte me tė vėrtetė babai i tij. Ishte komisari ai qė ishte vrarė, por ndoshta ai mendoi babanė e vet, dhe ne tė gjithė qamė gjatė xhirimit, sepse ai e bėri shumė bukur rolin e tij.
Njė rast tjetėr, nė njė film tjetėr qė titullohet 'Kur po xhirohej njė film', ėshtė njė skenė e tillė qė brenda filmit xhirohet njė film, kėshtu ishte skenari i filmit. Ky film ėshtė xhiruar nė dimėr nė Pogradec dhe ishte njė skenė kur ky djali, heroi i filmit, ėshtė duke rendur nėpėr dėborė mbrapa gjermanėve qė i kanė marrė babanė. Ai dyshonte se mos ia pushkatonin babanė, prandaj thėrriste njėkohėsisht duke ecur edhe me opinga tė grisura, sepse ishte i varfėr.
Ky fėmijė kėmbėt i kishte qull dhe duart tė fryra nga tė ftohtit. Gjithashtu tashmė ishin bėrė katėr dubla nė dėborė dhe ai vazhdimisht duke qarė me tė madhe 'Lėreni babin, mos ma vrisni babin', duke thirrur dhe duke qarė. Nė fund, kur mbaroi kuadri, ai i kishte ende lotėt nė faqe dhe erdhi tek unė duke thėnė: 'Teta Zana, ta bėjmė edhe njė herė, se nuk u rrėzova mirė kur mė vrau gjermani'.
Kėshtu qė unė nuk i mbajta dot lotėt dhe qava kur pashė se ky fėmijė e kuptonte kaq mirė ndjenjėn e tij tė detyrės. Nė fakt, ne i mėsonim qė nė fillim fėmijėt, duke iu thėne se kjo qė po bėni ėshtė njė punė e madhe dhe duhet ta bėjmė shumė bukur. Ai ishte vetėm 12 vjeē, me kėmbėt qull, duke ecur nėpėr dėborė, dhe duart tė fryra, megjithatė pėrsėri donte tė bėnte njė dubėl tė dytė pėr ta realizuar detyrėn e tij mė mirė. Shumė herė i kthenim xhirimet nga e para.
Nė filmin 'Partizani i vogėl Velo', ai bėri shumė pėrpjekje pėr tė gjetur komisarin. Dhe nė fund tė pėrpjekjeve tė tij ai arriti nė ēetėn e partizanėve, por e gjeti komisarin tė vrarė. Kėshtu qė tė gjithė ishim shumė tė prekur nga kjo skenė e dhimbshme.(zhai)
|