v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-05-30 18:22:46    
Mjeshtrja e madhe e filmit shqiptar pėr fėmijė u tregon fėmijėve kinezė ngjarjet interesante nga xhirimi i filmave pėr fėmijė (1)

cri

                                       Dėgjoni

Gjatė vizitės nė Shqipėri, njė grup i CCTV-sė intervistoi edhe tė parėn kineaste femėr dhe tė vetmen regjisore tė filmit shqiptar, Xhanfise Kekon, qė konsiderohet si themeluesja dhe mjeshtrja e madhe e filmit shqiptar pėr fėmijė. Ajo e filloi karrierėn si montazhiere, duke qenė njė nga shtatė anėtarėt themelues tė Kinostudios "Shqipėria e Re", mė 1952.

Pas njė pėrvoje tė gjatė si montazhiere e dokumentariste, mė 1971 Xhanfise Keko filloi karrierėn e regjisores. Pėr 13 vjet ajo xhiroi 12 filma, qė janė edhe sot mjaft tė pėlqyer.

Pak kohė mė vonė, nė rubrikėn e CCTV-sė "Magjia e filmave shqiptarė" do tė transmetohen disa tregime nga filmat e mirėpritur shqiptarė nė Kinė, ndėr to janė edhe filma pėr fėmijė si " Beni ecėn vetė", "Guximtarėt" dhe "Mėngjese lufte".

Nė rubrikėn e sotme "Shkėmbime kulturore" ju ftojmė tė dėgjoni disa fragmente interesante tė treguar nga regjisorja Xhanfise Keko pėr fėmijėt kinezė.

Regjisorja Xhanfise Keko ėshtė edhe bashkėshortja e kinodokumentaristit tė shquar Endri Keko, i cili ka xhiruar dokumentarin e parė shqiptar mbi Kinėn qysh para mė se 40 vjetėsh, prandaj ajo ka lidhur njė miqėsi tė madhe me Kinėn. Gjatė takimit me gazetaren e Radios sonė Huailu, ajo tha: ..1?"Faleminderit shumė dhe unė kėtė intervistė do ta jap me kėnaqėsi, sepse kam edhe njė lidhje shpirtėrore me Kinėn. Veē tė tjerave, bashkėshorti im, regjisori i parė i kinostudios, nė vitin 1964 ka realizuar me kinematografinė e Kinės, sė bashku me skenaristin Niko Koleta dhe operatorin Jani Nano dhe me njė regjisor kinez, njė film qė quhej "Krah pėr krah". Filmi ishte shumė interesant dhe u shfaq edhe nė Kinė, edhe nė Shqipėri, dhe pėr atė film ai ka marrė ēmimin mė tė lartė "Ēmimin e Republikės". Prandaj unė kam kėtė lidhje shpirtėrore me Kinėn. Gjithashtu, bashkėshorti im ka ardhur dy herė nė Kinė dhe ka qėndruar gjashtė muaj dhe ka shumė fotografi e kujtime shumė tė bukura nga Kina. "

Pasi i tregoi gazetares se si e ka filluar punėn e regjisores sė filmit pėr fėmijė, ajo tregoi nė mėnyrė tė pėrqendruar pėr vėmendjen e madhe qė i ka kushtuar xhirimit sa mė mirė tė filmit pėr fėmijė. Ndėr tė tjera ajo tha :"Kam pasur diēka brenda meje qė mė ka shtyrė drejt fėmijėve, edhe filmat dokumentarė, kur i bėja, tė gjitha u drejtoheshin fėmijėve. Kur fillova tė merrem me filmin artistik, edhe jeta ime ndryshoi, unė fillova ta shikoja jetėn ndryshe. P. sh., nė ēdo bisedė qė dėgjoja, veēoja atė ēka ishte mė interesante dhe punoja me bllok nė dorė pėr tė mbajtur shėnime pėr ngjarjet mė interesante, qė tė mos i lija tė mė kalonin pa i shėnuar. D.m.th., i hyra ta vėzhgoja jetėn, sidomos jetėn e fėmijėve, me shumė hollėsi. Shumė mėsuese tė shkollave mė merrnin nė telefon dhe mė tregonin pėr ngjarje tė ndryshme qė u kishin ndodhur me fėmijėt nė shkollė. Dhe e gjithė kjo ishte njė pasuri e madhe dijesh nė detaje qė unė munda tė mblidhja nga miqtė e dashamirėsit e mi. Tashmė shumė njerėz e dinin nė atė kohė qė unė merresha me fėmijėt dhe mė ndihmonin duke mė dhėnė material jetėsor. Kjo mė ka ndihmuar shumė pėr tė njohur karakteret e fėmijėve. Nė fillim ne pėrgatitnim psikologjinė e fėmijės, duke i thėnė se kjo punė qė po bėn nuk ėshtė njė lodėr, por njė film qė do ta shikojė mėsuesja, do ta shikojė mami dhe gjithė populli. Kėshtu qė po ta bėjmė mirė, ata do tė na lavdėrojnė, ndėrsa po tė mos e bėjmė mirė, ata do tė na shajnė. Dhe pastaj ėshtė ajo ndjenja e sedrės sė fėmijės dhe fėmijėt kanė njė sedėr qė i shtyn ata qė ēdo gjė ta bėjnė tė pėrkryer dhe nė mėnyrė tė disiplinuar, nuk ka tė rritur qė tė jetė me disiplinėn e fėmijėve. "

Pėr arsye se regjisorja Xhanfise Keko e ka njohur shumė mirė karakterin e fėmijėve dhe e di mirė se si tė merret me punėn e fėmijėve dhe si t'i drejtojė ata nė luajtjen e roleve nė film, ajo na tregoi edhe pėr krijimin e filmit shumė tė bukur pėr fėmijė " Beni ecėn vetė" dhe se si ka bashkėpunuar me skenaristin Kiēo Blushi. Ndėr tė tjera ajo tha : "Kiēon unė e kisha kėshilluesin tim mė tė mirė dhe njė nga njerėzit e mi mė tė besuar. Kur bėja dokumentarė, unė gjithmonė merrja kėshilla nga Kiēoja. Dhe kėshtu, kur unė u ngacmova nga njė letėr nga fshati pėr herė e bisedova me Kiēon. Nė atė kohė unė i ēoja edhe fėmijėt e mi shumė shpesh nė fshat. Dhe i thashė Kiēos se kam njė letėr shumė interesante nga disa fėmijė tė fshatit dhe i kėrkova mendimin e tij. Edhe Kiēoja gjithashtu ēuditėrisht u ngacmua menjėherė nga kjo letėr. Sidomos kjo letėr i solli atij ndėr mend kujtimet e veta kur ishte i vogėl. Pas njė jave, Kiēoja mė solli skenarin dhe kjo nuk ishte e planifikuar fare nė redaksi. Pas dy javėsh tė tjera erdhi skenari i pėrfunduar komplet. Skenari ishte aq i bukur, sa hyri menjėherė nė prodhim."

Zonja Xhanfise Keko tregoi se si e kanė krijuar sė bashku, nga njė ngacmim i vogėl i njė letre tė njė fėmije, fabulėn e bukur tė filmit "Beni ecėn vetė" "Unė dėgjova pėr njė letėr qė i kishte ardhur njė fėmije, i cili i kishte kaluar pushimet nė fshat. Njė letėr e shkruar nga fėmijėt, por e shkruar shumė bukur. P. sh., nė pėrmbajtje ishte shkruar: 'Ti ike, por ne ende kemi mall pėr ty. Tek dera vjen qengji, vjen macja, vjen qeni dhe tė kėrkojnė ty. Hajde sa mė shpejt, se ne mezi tė presim dhe jemi mėrzitur shumė pa ty'. Ky skenar ishte ngacmim nga njė letėr, por nė fakt Kiēoja nėpėrmjet kėsaj letre kujtoi fėmijėrinė e tij nė fshat. Skenari nuk ka lidhje me letrėn por frymėzimi pėr tė shkruar skenarin erdhi nga kjo letėr. Kiēoja vetė kishte shumė mbresa tė bukura nga fshati, sepse kaloi rininė e tij nė fshat. Gjithashtu, ai shpesh dėrgonte edhe djalin e tij nė fshat. Edhe unė gjithashtu bashkėshortin e kisha nga fshati dhe e desha shumė fshatin dhe shkoja tek ai fshat shpesh. Pra, kjo temė e fshatit gjeti njė pėrkrahje nga tė dy ne". (Zhai)