v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-05-29 16:16:47    
Sportistja kineze Chen Zhong fitoi medalje ari nė Kampionatin Botėror tė Taekuondosė

cri

                                    Dėgjoni

Nė Kampionatin botėror tė Taekuondos, qė pėrfundoi ditėt e fundit nė Pekin, ekipi kinez fitoi 2 medalje ari dhe njė medalje bronzi, gjė qė shėnoi rezultatin mė tė mirė nė historinė e tij. Nė ditėn e fundit tė ndeshjeve, sportistja e njohur kineze Chen Zhong, kampione nė lojėra olimpike, fitoi titullin e kampiones nė grupin e peshėn 72 kilogramė pėr femra, duke realizuar me sukses ėndrrėn e saj pėr tė fituar titullin e kampionit tė lojėrave olimpike, kampionatit botėror dhe tė kupės botėrore. Nė minirubrikėn "Sporti i Kinės", do tė dėgjoni korrespondencėn me titull "Sportistja kineze Chen Chong fitoi medalje ari nė Kampionatin botėror tė Taekuondosė".

Si njė sportiste e njohur botėrore e taekuondosė, Chen Zhong 25 vjeēare kishte fituar mė parė titullin e kampiones nė dy edicione tė lojėrave olimpike, njė medalje ari nė kupėn botėrore dhe njė medalje ari nė lojėrat aziatike. Asaj i mungonte vetėm njė medalje ari nė kampionat botėror pėr ta bėrė ėndrrėn e saj realitet. Gjatė kėtij kampionati, Chen Zhong fitoi tė 4 raundet e para tė ndeshjeve me epėrsi tė madhe, edhe pse kishte njė plagė. Nė finale, ajo mundi sportisten jugkoreane Han Jin Sun dhe fitoi titullin e kampiones. Pas ndeshjes, Chen Zhong shkoi e emocionuar rreth e pėrqark fushės sportive me flamurin kombėtar nė krahė, pėr t'u shprehur falėnderime spektatorėve sportdashės. Nė intervistė me gazetarėt, ajo tha me krenari se ajo u pėrpoq sa duhej!

"Kėsaj here, e fitova titullin e kampionit tek porta e shtėpisė sime, nė Pekin, nė Kinė! Kjo ėshtė njė gjė kuptimplot! Kur u ngrit flamuri ynė kombėtar dhe u ekzekutua hymni ynė kombėtar, mu mbushėn sytė me lot. E ndieva se u ngrita pėrsėri mė kėmbė. Unė veprova mirė."

Sekretari i Shoqatės Kineze tė Taekuondos, Zhao Lei tha plot me emocion se Chen Zhong kishte bėrė stėrvitje sipas standardeve tė larta dhe kėrkesave tė rrepta. Suksesin e sotėm ajo e korri nė saje tė djersės qė ka derdhur. Zhao Lei tha se sporti i taekuondosė kėrkon aftėsi tė madhe trupore, aftėsi pėr t'u rezistuar goditjeve dhe teknikė tė lartė. Prandaj, sportistėt duhet tė bėjnė stėrvitje profesionale pėr njė kohė tė gjatė. Chen Zhong e filloi stėrvitjen nė vitin 1995 dhe hyri nė ekipin kombėtar nė vitin 1997.

"Afati i stėrvitjes ka shumė rėndėsi pėr sportistėt. Chen Zhong bėri stėrvitje pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj ajo ėshtė e pjekur nė teknikė, taktikė, psikologji etj."

Duke shikuar paraqitjen e shkėlqyer tė Chen Zhong-ut, nėna e saj Zhang Meiying dukej shumė e qetė. Ajo e dinte se Chen Zhong e talentuar dhe e zellshme me siguri do tė bėnte ėndrrėn realitet.

"Pėr mua, Chen Zhong ėshtė njė vajzė shumė e butė. Ėshtė e rritur, por akoma duket si fėmijė e pėrkėdhelur."

Zhang Meiying tha se bijės sė saj i pėlqen mė shumė tė hajė makarona me vezė tė gatuara nga e ėma. Prandaj, ajo do tė gatuajė njė tas makarona me vezė pėr ta kėnaqur.

Sportistja e vogėl Wu Jingyu, e cila mori medaljen e parė tė artė nė kėtė kampionat, tha se Chen Zhong nuk hiqet si ylli sportiv dhe vepron si motėr sportistet e vogla.

"Motra Chen Zhong ėshtė gjithmonė shembull nga e cila duhet tė mėsoj. Ajo kujdeset shumė pėr sportistet e vogla."

Chen Zhong gjithmonė i thotė Wu Jingyu-t se nė ekipin kombėtar ēdokush duhet tė mėsojė pėr tė jetuar nė mėnyrė tė pavarur. Ajo thotė se ēdo njeri ka tė metate veta dhe kyēi ėshtė qė tė dijė sesi tė ndreqė tė metat.

Chen Zhong doli figura e parė nė taekuondo nė saje tė karakterit tė fortė, tė pėrpjekjeve tė pandėrprera dhe tė besimit tė plotė. Nė kohėn kur po afrohen Lojėrat Olimpike tė Pekinit tė vitit 2008, Chen Zhong ka shprehur dėshirėn qė tė vazhdojė pėrpjekjet ashtu si nė tė kaluarėn, pėr tė mbrojtur titullin kampion edhe nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit. (Shy Guan)