Nė kuadrin e Festės Ndėrkombėtare tė Punonjėsve, l Majit, ju ftoj tė dėgjoni disa kėngė punėtorėsh, tė kėnduara nga kėngėtarėt amatorė tė profesioneve dhe sektorėve tė ndryshėm tė Kinės. Kėta amatorė i kėndojnė punės dhe shprehin dashurinė e tyre pėr jetėn, duke pasqyruar fizionominė e punėtorėve kinezė tė kohės sonė.
Kėnga qė ndoqėt titullohet "Jemi tė fuqishėm ne, punėtorėt", kėnduar nga Kori i Bashkuar i Punonjėsve Kinezė. Kjo kėngė e pėrhapur prej 50 vjetėsh shpreh krenarinė dhe forcėn e punėtorėve kinezė. Nė kėngė thuhet: "Ne, punėtorėt e fuqishėm punojmė pėr ditė me zell. Kemi ngritur pallate dhe ndėrtesa tė shumta, kemi shtruar hekurudha dhe kemi hapur miniera, duke ndryshuar pamjen e mbarė Kinės."
1 Maji ėshtė dita ndėrkombėtare e punonjėsve. Nė Kinė, me zhvillimin ekonomik, kanė lindur shumė profesione tė reja, si administratorė tė ndėrmarrjeve private, punonjės tė degės sė tenologjisė sė informacionit, punonjės tė lirė etj. Por megjithatė, punėtorėt e industrisė mbeten pėrsėri forcė kryesore e reformės dhe hapjes sė Kinės dhe ka nė dhėnė e japin kontribut tė madh nė zhvillimin ekonomik tė Kinės. Tani le tė shijojmė sė bashku kėngėn "Drita e stepės" qė u kėndon elektricistėve.
Kjo kėngė u kėndon elektricistėve, tė cilėt e kanė bėrė stepėn mė tė bukur me djersėn e vet. Nė kėngė thuhet: "Drita e stepės ndriēon, nėn rrezet e dritės pamja e kullotave ka ndryshuar. Stepa e lashtė ka veshur petkun e ri, elektricistėt i kanė sjellė stepės mbarėsi. Drita ka sjellė shpresėn e bukur, drita simbolizon tė nesėrmen mė tė shkėlqyeshme."
Sipas tė dhėnave statistikore, nė Kinė numėrohen mbi 100 milionė punėtorė tė industrisė, si elektricistė, minatorė, naftėtarė, punėtorėt e hekurudhės, tė ndėrtimit etj., qė punojnė nė ndėrmarrje tė mėdha shtetėrore, nė fusha naftėmbajtėse, nė miniera etj. Nė ditėt e festės sė tyre punėtorėt organizojnė aktivitete tė ndryshme kremtues e dhe shprehin me kėngė dhe me entuziazėm dashurinė e tyre pėr punėn. Tani le tė dėgjojmė kėngėn "Punėtorėt e ndėrtimit tė qytetit", kėnduar nga punėtorėt e grupit tė ndėrtimit tė qytetit tė Pekinit.
Nė kėngė thuhet: "Kur dielli mėngjesor skuq retė e bardha, nė qytetet me shumė lėvizje fillon njė mėngjes i ri. Ndėrtesat e panumėrta po lartėsohen nga dita nė ditė, rrugėt e gjera po shtrihen pėrpara. Ky ėshtė kristali i djersėve tona, unė tė tregoj me krenari se jam njė punėtor i ndėrtimit tė qytetit."
Kėngėt qė sapo ndoqėt i kanė interpretuar punėtorėt me mjeshtėri tė madhe artistike. Mė poshtė do tė shijojmė kėngėn "Pushoni pak ju makinist i trenit", kėnduar nga njė trio vajzash. Kjo kėngė e stilit tė theksuar tė pakicave kombėtare tė Kinės jugperėndimore pasqyron ndryshimet nė jetėn e fshatarėve pasi treni ka hyrė nė njė fshat malor.
Nė fund tė programit tė sotėm do tė shijojmė sė bashku kėngėn e njė kuarteti djemsh "Telat e veglės muzikore".
Nė kėtė kėngė tė lehtė dhe tė gjallė konsiderohen tubacionet e naftės si tela tė veglės muzikore dhe naftėtarėt krijojnė melodinė e bukur nė kėto tela muzikore. Nė kėngė thuhet: "Tubacionet e naftės janė telat e veglės sonė muzikore, kėnga e punės dėgjohet nė kantierin tonė. Pishtarėt e ndezin shpresėn e vajzave, qė ndritin fytyrėn e djemve. Ne interpretojmė kėngėn e pranverės sė gjelbėr nė telat melodikė."
|