v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-05-16 17:46:34    
Disa fragmente nga intervista e Eglantina Kumes pėr rubrikėn "Magjia e filmave artistikė"

cri

Jeta ime gjatė zhirimeve tė kėtij filmi ndryshoi shumė, unė u transformova nė dikush tjetėr. Shpeshherė flija shumė pak nga lodhja dhe haja vetėm njė herė nė ditė sepse koha nė dispozicion ishte shumė e vogėl dhe duhej qė tė mblidheshim tė gjithė nė orė tė caktuar poshtė hotelit hipnim nė makinė. Nė kohėn kur tė tjerėt hanin unė e shfrytėzoja atė kohė pėr tė fjetur. Dhe pastaj vrapoja pėr tė hipur nė makinė me qėllim qė tė shkonim pėr zhirim sepse vendi i zhirimit ishte shumė larg.

Nė atė kohė kushtet gjatė zhirimit tė filmave nuk ishin shumė tė mira dhe nuk gjendej dot njė vend afėr ku mund tė haja diēka, shpeshherė mė duhej tė prisja deri vonė nė darkė kur tė ktheheshim nė hotel pėr tė ngrėnė diēka. Gjumin gjithashtu e bėja shumė tė ērregullt me shumė ėndrra dhe me shumė shqetėsime pėr zhirimet, shqetėsohesha nėse kisha aftėsitė e duhura apo jo pėr tė realizuar rolin tim me sukses.

Nė atė kohė, mua me duhej tė jepja edhe dy provime sepse ishte koha e sezonit tė provimeve. Mė kujtohet qė dhashė aty nė Gjirokastėr provimin e matematikės dhe historisė, unė studioja pėr provimet e mia gjatė kohės qė bėheshin zhirime tė aktorėve tė tjerė. Pra, jeta ime kishte bėrė njė ndryshim komplet, rrėnjėsor, dhe gjatė katėr muajve qė ndenjėm nė Gjirokastėr pėr zhirime unė u shndėrrova nė njė tjetėr Eglantina. Faktikisht, ishte njė sakrificė shumė e madhe ajo qė bėra por nė tė njėjtėn kohė nuk e kuptoja qė ishte sakrificė sepse isha shumė e re dhe nuk i gjykoj gjėrat siē i gjykoj sot. .....................

Gjirokastra ėshtė njė qytet jo shumė i madh i ndėrtuar nė rrėzė tė njė mali, ėshtė qytet me karakteristika tė veēanta tepėr tė veēanta dhe nė vitin 2005 ėshtė shpallur pasuri botėrore nga UNESKO. Ėshtė qytet muze dhe shtėpitė nė tė janė tė gjitha tė ndėrtuara me pllaka guri. Forma e shtėpive ėshtė shumė karakteristike dhe ato janė tė ndėrtuara pas e sipėr njėra-tjetrės, rrugėt gjithashtu janė tė shtruara me gurrė. Ky qytet ėshtė edhe vendlindja e nėnės sime dhe shumė kushurinj tė nėnės sime vinin dhe mė takonin ndonjėherė......

Unė bashkė me bashkėshortin dhe djalin tim shkuam vitin e kaluar per ta vizituar pėrsėri kėtė qytet qė i bie afėrsisht pas 40 vjetėsh nga koha e zhirimit tė filmit. Shumė gjėra kishin ndryshuar dhe rruga pėr tu ngjitur nė tarracė ishte prishur, megjithatė me ndihmėn e disa punėtorėve qė na ofruan njė shkallė arrita tė ngjitesha lart nė tarracė dhe pata shumė emocione kur e pashė sheshin qė ne zhironim.

Ne ēdo vit kur kthehemi nė Shqipėri kalojmė nga ky qytet por asnjėherė nuk ndalojmė, kėtė vitė unė ngula kėmbė qė tė ndalojmė dhe tė ngjitemi lartė nė kala pėr ti treguar dhe djalit vendin ku u zhirua filmi. Nė momentim qė hipėm lart nė tarracė unė pata shumė emocione dhe fillova tė qaj sepse mu kujtua ajo kohė kur isha shumė e re, madje edhe burri im po qante bashkė me mua krse djali na shikonte me ēudi sepse nuk i kuptonte emocionet tona. ..................................

Dhe nė momentin kur filmi mbaroi, unė pash se tė gjithė artistėt qė unė i shikoja dikur si idhuj dhe tė paaritshėm ata afroheshin dhe mė uronin. Aty e kuptova se sa e rėndėsishme isha pėr momentin dhe se sa punė tė vlefshme kisha bėrė.

Pashė edhe udhėheqėsit politikė qė kishin ardhur aty dhe mė pėrgėzuan pėr punėn time. Gjithė salla shpėrtheu nė duartrokitje dhe aty ndjeva suksesin pėr herė tė parė. Pastaj kur filmi u shfaq nė kinema dhe u bėra e njohur unė nuk kisha mė jetė tė lirė private si mė pėrpara dhe nuk dilja dot nė rrugė sepse grumbuj tė tėre njerėzish mė ndiqnin nga mbrapa.

Jehona e filmit ishte shumė e madhe nė tė njėjtėn kohė dhe jeta personale ndryshoi. Njėrėzit e mij tė afėrt dhe miqtė e mij krenoheshin dhe lavdėroheshin me mua pėr suksesin tim. Mė vonė dėgjova qė filmi pati sukses edhe nė Kosovė. Kur studioja nė Institutin e Arteve aty erdhi njė grup studentėsh nga Kosova dhe kur pash reagimet e tyre e ndieva vėrtet suksesin tim. Por, ajo kohė ka qėnė ndryshe nga ditėt tona, atėherė suksesi i njė filmi nuk shijohej njėsoj me suksesin qė mund tė ketė njė aktor ose aktore sot nė Shqipėri ose jashtė saj. D.m.th nuk pata atė fat qė ta shijoja plotėsisht, p.sh tė shikoja suksesin tim edhe jashtė shtetit sepse ishim shumė tė izoluar. ....