|
Para disa kohėsh, me ftesėn e prezantuesit tė njohur tė Televizionit Qendror tė Kinės (CCTV) dhe producentit tė rubrikės "Magjia e filmave artistikė", zotit Cui Yongyuan, erdhėn nė Kinė pėr vizitė dhe pėr tė dhėnė intervista nė kuadėr tė kėsaj rubrike znj. Eglantina Kume dhe znj. Elida Cangonji, qė kanė luajtur rolet kryesore, pėrkatėsisht tė Mirės dhe tė Zanės, nė filmat artistikė shqiptarė "Ngadhėnjim mbi vdekjen" dhe "Rrugė tė bardha". Kėta dy filma kanė qenė shumė tė mirėpritur nga shikuesit kinezė nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar.
Z. Cui Yongyuan pati njė takim me dy aktoret dhe shtroi njė darkė karakteristike kineze pėr nder tė tyre. Ai u dhuroi si kujtim zonjave Eglantina Kume dhe Elida Cangonji edhe nga njė pjesė me bukurshkrim tė kaligrafistėve tė njohur kinezė.
Ai pati edhe njė bisedė tė pėrzemrėt me kėto dy aktore duke folur gjerė e gjatė me to pėr miqėsinė midis popujve tė dy vendeve dhe pėr filmat e mirėpritur shqiptarė nė Kinė dhe pėr filmat kinezė qė janė shfaqur nė shqipėri.
Duke folur pėr lidhjet e miqėsisė sė familjes sė saj me Kinėn, znj. Eglatina Kume tha : "Ne nė shtėpinė tonė gjithmonė bisedojmė pėr Kinėn, sepse ajo ka qenė shumė e njohur pėr ne nga Fatmiri, bashkėshorti im, qė ka qenė nė Kinė, dhe nga unė, qė e dija qė filmi 'Ngadhėnjim mbi vdekjen' kishte sukses tė madh nė Kinė. Unė gjithmonė kam pasur dėshirė qė tė vija kėtu, sepse Kina ka pasur njė lloj lidhjeje me familjen tonė nė kėto dy gjėra."
Ajo u tregoi tė pranishmeve edhe disa nga kujtimet e paharrueshme tė tė shoqit gjatė vizitės qė ai bėri pėrpara 40 vjetėsh nė Kinė dhe duke u shtruar i sėmur nė spitalin e Guanzhout. "Kur burri im erdhi nė Kinė u sėmur dhe donin ta operonin, por ai nuk pranoi se donte tė operohej nė Shqipėri pėr arsye se po tė qėndrontė tė operoj nė Kinė do ti duhej njė kohė shumė e gjatė dhe do ngelej atje vetėm. Por ai qėndroi pėr trajtim pėr disa kohė nė spital. Aty ngjitur me dhomėn e burrit ishte shtruar njė aviator i cili kishte shpėtuar pas rėnies sė avionit, ai kishte dy muaj qė rrinte nė spital. Burrin tim nuk e linin tė dilte sepse rruhej nga disa ushtarė sepse Aasambli ishte ushtarak, nė njė moment ai i thotė ushtarit tė lutem tė dal pak pėrjashta se nuk mund tė rri dot mė brenda dhe ushtari e lejoi. Nė korridor burri pa kėtė aviatorin i cili po shėtiste aty pranė tij dhe pasi morri vesh qė ai ėshtė shqiptar e ftoi burrin tim nė dhomėn e ti j. Sa futet nė dhomė, burri im shikon fotografinė time tė ngjitur nė murė dhe nuk foli asnjė fjalė, kurse aviatori i tha e di pse tė solla kėtu? dua tė tė pyes a di hollėsira pėr kėtė aktoren se unė e simpatizoj shumė, dhe burri iu pėrgjigj 'po di hollėsira, ajo ėshtė gruaja ime'.
Edhe znj.Elida Cagonj foli pėr miqėsinė midis dy popujve tė Kinės dhe Shqipėrisė dhe pėr kulturėn tradicionale kineze qė i intereson shumė burrit tė saj. Ndėr tė tjera ajo tha: "Ai nė fakt pėlqen shumė kulturėn kineze, traditėn kineze, pėlqen shumė poetėt e lashtė tė Kinės bile ka pikturuar dy poetė tė lashtė kinezė qė mua emrat nuk mė kujtohen. Ai pėlqen shumė thjeshtėsinė e pikturave kineze qė me shumė pak vizatim apo lėvitzje mund tė shprehin shumė gjėra. Ai ėshtė shumė i apasionuar pas pikturės kineze dhe pėrdorė bojė kineze nė mėnyrė qė tė arrij nė tė njėjtin nivel me piktorėt kinez. Dhe unė e ndikuar prej tij i kam kushtuar mė shumė vėmendje artit kinez, kulturės dhe traditės kineze. Kina tani ėshtė vendi mė interesant pėr Evropėn parė nga shumė kėndvėshtrime. Unė mund tju them jo vetėm si shqiptare por edhe nga fakti se njė pjesė tė madhe tė jetės e kam kaluar nė Francė se edhe Franca ėshtė shumė e dashuruar me Kinėn dhe traditėn e saj tė lashtė. Kėtė mund ta shohėsh edhe nė veshjet e grave Evropiane dhe franceze qė janė veshje aziatike dhe preferencat qė ato kanė pėr tė blerė sende shtėpiake me motive kineze apo edhe preferencat pėr restorantet kineze. Kina ka qėnė gjthnjė por tani ėshtė akoma mė interesantė nė sytė e Europės. Kina po e habit tė gjithė botėn ."
Pasi mori vesh se bashkėshorti i znj. Elida Cangonji ėshtė piktor dhe i pėlqejnė shumė pikturat dhe bukurshkrimet kineze, z. Cui Yongyuan i dhuroi asaj edhe njė gur tė ēmuar pėr tė bėrė vula dhe i propozojė tė gdhendte nė kėtė gur fjalėt "Jeta ėshtė e bukur si pikturė".
Gjatė intervistave pėr rubrikėn e CCTV-sė "Magjia e filmave artistikė", znj. Eglantina Kume dhe znj. Elida Cangonji treguan pėr shikuesit kinezė episode dhe kujtime tė bukura nga xhirimi i filmave, episode e kujtime qė edhe pas kaq shumė vjetėsh mbeten tė gjalla e tė paharrueshme pėr to.
Gjatė qėndrimit nė Kinė, znj. Eglantina Kume shoqėrohej edhe nga i biri Helio Selmani. Ai ėshtė njė student shqiptar qė studion nė vitin e fundit tė Konservatorit tė Muzikės nė Greqi.
Pėrveē dhėnies sė intervistave mbi ndodhitė interesante gjatė xhirimit tė filmave tė vjetėr shqiptarė, dy aktoret shqiptare dhe Helioja bėnė vizita nė Murin e Madh Kinez, Pallatin e Dimrit, Tempullin e Qiellit dhe pika tė tjera turistike tė Pekinit. Gjithashtu, ata vizituan edhe Radion e Jashtme tė Kinės. (Zhai)
|