|
dėgjoni
Ju flet Radio e Jashtme e Kinės! Tė dashur dėgjues, jam Shyguan! Ju pėrshendes pėrsėri nga Pekini. Mė 1 prill, u mbyll me sukses nė Melburn tė Australisė Kampionati i 12-tė Botėror i Notit i FINA-s. Gjatė 16 ditėve tė garės, ekipi kinez fitoi gjithsej 9 medalje ari, 5 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi, duke u radhitur nė vendin e katėrt tė tabelės sė medaljeve tė arit. Kėshtu ky ekip tregoi potencialin e vet tė madh, duke mbaruar me sukses detyrėn e pėrgatitjes sė sportistėve pėr Lojėrat Olimpike tė Vitit 2008. Nė programin e sotėm, do tė dėgjoni korrespondencėn me titull "Ekipi kinez paraqiti potencialin e vet nė Kampionatin Botėror tė Notit tė FINA-s nė Melburn".
Kampionati Botėror i Notit ėshtė veprimtaria e notit e nivelit mė tė lartė dhe me pėrmasat mė tė mėdha nė botė. Nė kėtė kampionat, qė filloi mė 17 mars nė Melburn, morėn pjesė gjithsej 2200 sportistė nga 171 vende dhe rajone. Ky ishte kampionati me pėrmasat mė tė mėdha i 34 vjetėve tė fundit. Nė kėtė kampionat, me epėrsinė shumė tė madhe nė disiplinat e notit, ekipi amerikan fitoi 21 medalje ari dhe zuri vendin e parė nė tabelėn e medaljeve. Ndėrsa falė paraqitjes sė shkėlqyer nė hedhjen nga trampolina, ekipi kinez u radhit nė vendin e 4-t tė tabelės sė medaljeve me 9 medalje ari, 5 argjendi dhe 2 bronzi. Ekipi fitues i hedhjes nga trampolina i Kinės u quajt "ekipi ėndėrr" nė qarqet ndėrkombėtare tė notit. Me qėllimin e pėrgatitjes pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit nė vitin 2008, ekipi kinez kishte ēuar sportistėt mė tė mirė nė kėtė kampionat, tė cilėt fituan 9 ndėr 10 medaljet e arta tė hedhjes nga trampolina.
Drejtues i ekipit kinez Zhou Jihong shprehu mendimin se sportistėt e rinj kinezė janė stėrvitur plotėsisht nė kėtė kampionat.
"Ky kampionat ishte njė rast shumė i mirė pėr tė pėrgatitur sportistėt. sepse ai ndryshon nga kupa botėrore dhe garat e zakonshme. Sportistėt e rinj kinezė mėsuan shumė nė tė."
Ekipi kinez dėrgoi 14 sportistė nė kėtė kampionat. 8 prej tyre merrnin pjesė pėr herė tė parė nė kampionat, 10 nuk kanė marrė pjesė asnjėherė nė lojėrat olimpike. Qėllimi i ekipit kinez ishte shumė i qartė, qė tė pėrgatiste dhe tė kontrollonte sportistėt e rinj pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Por rezultati ėshtė qė 6 ndėr 9 medaljet e arta u fituan nga sportistė tė rinj. Mund tė themi qė tė rinjtė u bėnė forca kryesore e ekipit kinez nė Melburn. Nė kampionatet e vitit 2003 dhe 2005, ekipi kinez nuk arriti tė fitojė pėr dy herė me radhė medalje tė arta nė hedhjen nga trampolina 10 metra pėr femra. Por nė kėtė kampionat, dy sportiste 14 vjeēare, Wang Xing dhe Chen Ruolin mundėn konkurrueset e tjera dhe morėn medaljen e artė dhe tė argjendit, duke rikthyer titullin kampion nė kėtė disiplinė, tė cilin sportistėt kinezė nuk e kishin marrė prej njė kohe tė gjatė. Nė kėtė disiplinė, sportistja gjermane 24 vjeēare Steuer Christine fitoi medaljen e bronztė. Pas garės, ajo shprehu admirim tė madh pėr tė dy sportistet e reja kineze.
"kam mbresa shumė tė madhe tė thella nga paraqitja e tyre. Sepse kur isha nė moshėn e tyre, nuk mund ta kryeja veprimin e hedhjes me cilėsi aq tė lartė."
Pėrveē tė rinjve, edhe sportistėt e vjetėr vazhduan paraqitjen e tyre tė shkėlqyer. Nė kėtė kampionat, kampionia 26 vjeēare e lojėrave olimpike, sportistja kineze Guo Jingjing, mbrojti 2 titujt kampion nė hedhjen nga trampolina 3 metra dhe nė hedhjen nga trampolina 3 metra si ēift pėr femra, duke u bėrė sportistja e parė nė historinė e kampionatit qė fiton medalje ari nė kėto disiplina pėr 4 herė me radhė. Pėr arsye se Guo Jingjing ka vendosur ta lėrė sportin pas Lojėrave Olimpike tė Vitit 2008, udhėtimi i saj nė Melburn ėshtė paraqitja pėrfundimtare nė Kampionatin Botėror tė Notit tė FINA-s. Pėr kampionatin, pėr karrierėn e saj sportive, Guo Jingjing kishte vetėm kėnaqėsi, dhe jo keqardhje.
"Jam shumė e kėnaqur. Garat ecėn mbarė. Nuk pata asnjė keqardhje. Sepse kam marrė pjesė 5 herė nė kampionatin botėror. Kush tjetėr ka marrė pjesė nė tė 5 herė? Nuk pata asnjė keqardhje."
Nė krahasim me suksesin e madh tė ekipit kinez nė hedhjen nga trampolina, notarėt kinezė nuk arritėn rezultat tė mirė. Megjithėse sportistėt kinezė morėn pjesė nė tė gjitha disiplinat e notit, pėrsėri ata fituan vetėm njė medalje argjendi dhe njė medalje bronzi. kjo tregon se niveli i pėrgjithshėm i ekipit kinezė tė notit po ulet. Pėr kėtė situatė, trajneri i pėrgjithshėm i ekipit kinez tė notit Zhang Yadong u shpreh se tani ky ekip ndodhet nė periudhė pėrtėritjeje. Rezultati i tij nuk ishte i mirė, por notarėt e rinj morėn pėrvojė tė ēmuar nėpėrmjet konkurrimit me notarėt mė tė mirė tė botės.
"Rezultati i mirė ėshtė forca nxitėse pėr marshimin tonė tė pandėrprerė. Kur pamė dobėsi, dėshira pėr ndryshimin e kėtyre dobėsive ėshtė edhe forca nxitėse pėr medalje ari nė tė ardhmen." (Shyguan)
|