Nė programin e sotėm do t'ju paraqes kėngėtarin me emėr nė qarqet muzikore moderne tė Kinės, Man Jiang.
Po dėgjoni tani kėngėn me titull "Nuk dėshiroj qė tė largohesh" tė krijuar nė vitin 1998 nga Man Jiangu si njė kėngė pėr gjyshen e tij tė vdekur. Melodia me ndjenjėn e dėshpėruar paraqet mallin e Man Jiangut pėr gjyshen e tij. Nė atė kohė, i kėnduari i Man Jiangut preku shumė adhurues. dėgjoni
Nė vitin 1998 Man Jiangu u bė kėngėtari i parė nė Kinėn kontinentale qė u pranua nga kompania "Sony". Pastaj ai nxori albumin e parė "Deti qė ndryshon shumė", ku kėngėt "Nuk dėshiroj qė tė largohesh", "Jemi miq" dhe "Ti je era e pranverės, unė jam shiu" u renditėn nė vendin e parė tė disa klasifikimeve tė kėngėve moderne nė Kinė. Man Jiangu, me paraqitje simpatike, buzėqeshje tė ngrohtė dhe zė tė bukur, u bė kėngėtari mė tėrheqės nė qarqet muzikore tė atėhershme. Tani le tė dėgjojmė kėngėn "Ti je era e pranverės, unė jam shiu".
Kjo ėshtė kėnga kryesore e albumit tė parė tė Man Jiangut e cila ėshtė shumė prekėse. Ai tha se kur kėndon ka ndjesinė sikur rri mė kėmbė nė majėn e malit tė gjelbėr, bie shi i imėt dhe nė tokė ka aromė tė freskėt. Nė kėtė kėngė thuhet "Tė dua, megjithėse nuk kemi premtuar dashuri. Dashuria ngjan me diellin qė ngrihet. Kam mall pėr ty, koha kalon ngadalė. A tė ka thėnė ndokush se je era e pranverės dhe unė jam shiu?..." dėgjoni
Pėrveē albumit tė parė, Man Jiangu nxori edhe tri albume tė tjera: "Kopshti sekret", "Tymi" dhe "Mrekullia", duke formuar kėshtu gradualisht stilin e tė kėnduarit romantik. Le tė dėgjojmė kėngėn "Qyteti i dashuruar" tė albumit "Mrekullia".
Nė kėtė kėngė thuhet "Ky ėshtė njė qytet i dashuruar kur mė qesh. Nė ēdo lagje, ēdo pemė ka njė vend tė pėrshtatshėm. Ngjan sikur tė gjitha kėto janė pėrgatitur pėr dashurinė. Ky ėshtė njė qytet i dashuruar. Jam dehur nga ajri pas shiut dhe dėshiroj tė tė shkruaj poezi dhe tė dėgjoj sė bashku me ty zėrin e zemrės..." dėgjoni
Nėse nė 4 albumet e kaluara Man Jiangu kishte karakter djaloshar, nė albumin e tij tė 5-tė i tij "Afėrsisht", nė vitin 2004 tė nxjerrė, ai shfaq karakter burri. Tema kryesore e kėtij albumi ėshtė dashuria. Zėri i Man Jiangut paraqet pjekurinė, entuziazmin dhe menēurinė e burrave tė qytetit. Ai tha se nėse dikush e do kėtė album, ai ėshtė patjetėr njė njeri qė ka shumė pėrvojė jetėsore dhe qė e kupton dashurinė. Tani le ta dėgjojmė kėtė kėngė, e cila paraqet vendosmėrinė e njė burri pėr tė ruajtur dashurinė. dėgjoni
Nė fund tė programit tė sotėm do tė dėgjoni kėngėn "Parku zbavitės". dėgjoni
Nė kėtė kėngė thuhet "Qielli po ngryset. Llamba e neonit ndriēon si nė tė kaluarėn. Ra zilja pėr shfaqjen qė paralajmėron shikuesit. Kam dhėnė shfaqje nė kėtė skenė dhe vetėm shpresoj qė duartrokitjet tė jenė tė kumbueshme. (U Sen)
|