v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-02-27 20:41:29    
Zhao Kuang Yin, themeluesi i dinastisė Song

cri
Zhao Kuang Yin, qė themeloi dinastinė Song dhe qė u quajt nė historiografi Perandori Taizu, u bė njė nga perandorėt e famshėm nė historinė kineze. Ai u ngrit nė fronin perandorak me anė tė njė grushtshteti, duke i dhėnė fund gjendjes sė pėrēarjes dhe duke hedhur bazat e ribashkimit tė Kinės.

Para ngritjes sė tij nė fronin perandorak, Kina ndodhej nė njė periudhė pėrēarjeje. Brenda 53 vjetėve pas pėrfundimit tė dinastisė Tang nė vitin 907 tė erės sė re, nė krahinat qendrore tė Kinės lindėn njėra pas tjetrės 5 dinasti me 10 regjime tė pavarura. Kjo periudhė u quajt nė historiografi "5 dinastitė me 10 regjime". Pėr shkak tė sulmeve ndaj njėra-tjetrės, ato bėnin vrasje dhe grabitje. Populli hiqte tė zitė e ullirit dhe shoqėria ishte plot me tronditje.

Zhao Kuang Yin kishte qenė nė fillim njė gjeneral i shquar i regjimit Houzhou. Pėr talentin e tij tė shquar si komandant, ai fitoi besimin e veēantė tė monarkut dhe u bė kryekomandanti i gardės sė regjimit Houzhou. Nė vitin 959 tė erės sė re, vdiq monarku i kėtij regjimi, Ēai Rong, dhe djali i tij 5 vjeēar trashėgoi fronin. Zhao Kuang Yin, qė kishte nė dorė kompetencėn e komandimit tė ushtrisė, deshi ta zėvendėsonte dhe filloi tė pėrgatiste njė grushtshteti.

Nė vitin 960 tė erės sė re, me rastin e vitit tė ri, Zhao Kuang Yin falsifikoi njė informacion mbi sulmin e armikut, mobilizoi trupat dhe i dėrgoi nė lokalitetin Ēenqiaoyi nė periferi tė kryeqytetit tė atėhershėm Kaifeng. Vėllai i tij dhe pasuesit e tjerė, qė shėrbenin nė ushtri, ndėrsyen ushtarakėt qė tė revoltoheshin. Nė kėtė mėnyrė, Zhao Kuang Yin e zuri lehtė fronin perandorak dhe e emėrtoi regjimin e tij "dinastia Song". Ai u soll mirė me familjen e tė ndjerit monark, duke e quajtur tė venė e tij "kunatėn e madhe" dhe duke i mbajtur fėmijėt e saj si fėmijėt e vet tė adoptuar.

Ai, nė radhė tė parė, i vuri nė postet zyrtare tė gjithė ushtarakėt qė morėn pjesė nė grushtshtet dhe qė e pėrkrahėn atė pėr ngritjen nė fron dhe, duke u mbėshtetur nė forcat e tyre, shtypi rebelėt qė u ngritėn kundėr tij. Por pasi u stabilizua situata, ai filloi tė shqetėsohej se mos ndokush prej njerėzve me merita mund tė ngrihej pėr tė rrėmbyer pushtetin. Ai shtrydhi trutė pėr tė kėtė gjė. Njė ditė, ai ftoi tė gjithė gjeneralėt nė njė koktej. Nė kohėn kur tė pranishmit kishin pirė mjaft dhe ishin gjysmė tė dehur, ai psherėtiu dhe tha: "Ah, unė e kuptoj mirė se tė gjithė njerėzit nė kėtė botė mundohen vetėm tė kėrkojnė lumturi. Pse tė mos i lini armėt dhe tė shkoni nė fshat pėr tė blerė sė mė shumė toka dhe pėr tė ndėrtuar banesa luksoze? Po tė bėni ashtu, ne mund tė bėhemi krushq." Tė pranishmit e kuptuan menjėherė mendimin e tij dhe dhanė dorėheqjen nga postet e tyre. Zhao Kuang Yin mbajti fjalėn e dhėnė dhe bėri krushqi me ta.

Nė vitin 976 tė erės sė re, Zhao Kuang Yin vdiq nga njė sėmundje gjatė luftės sė ekspeditės drejt veriut, duke ia lėnė fronin vėllait tė tij. Megjithėse nuk mundi tė realizonte plotėsisht ribashkimin e Kinės, Zhao Kuang Yin i dha fund gjendjes sė turbullirave dhe rrėmujave tė shkaktuara nga luftėrat midis regjimeve tė ndryshme pėr njė kohė tė gjatė. Meritat e tij, komentohen pozitivisht nė historiografi. (Zheng)