Dëgjoni
Politika e reformës dhe e hapjes ndaj botës së jashtme e Kinsë i ndihmoi kinezët të shkëputen nga varfëria duke nxitur Kinën të hapet ndaj botës së jashtme. Kjo politikë filloi të zbatohej në vitin 1978. I ndjeri udhëheqës kinez Deng Xiaoping ishte hartuesi kryesor i kësaj politike, prandaj ai quhet projektuesi i përgjithshëm i reformës dhe i hapjes ndaj botës së jashtme të Kinës. Teoria e Deng Xiaopingut e drejtoi popullin kinez të krijojë sistemin e ekonomisë së tregut socialist.
Nën drejtimin e politikë së reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme, ekonomia kineze është zhvilluar shpejt. Vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i prodhimit komëbtar u shtua në 2.6 trilionë dollarë nga 210 milionë dollarë që ishte në vitin 1978. Kina është bërë realiteti i 4-t më i madh ekonomik në botë. Në vitin 2006, vëllimi i shitjes me pakicë të mallrave në Kinë arriti në mbi 7.6 trilionë juanë.
Politika e reformës dhe e hapjes ndaj botës së jashtme ka pasuruar edhe jetesën e kinezëve. Për shembull, në mes të viteve '70 të shekullit të kaluar, Kina prodhonte çdo vit më pak se 100 filma, kurse në vitin 2006, kjo shfër u shtua në 300. Në vitin 1994, Kina filloi të importojë filma të huaj. Tani çdo vit shikuesit kinezë mund të shikojnë afro 20 filma të huaj.
Krahas këtyre, politika e reformës dhe e hapjes ndaj botës së jashtme u ka krijuar kinezëve raste për shkuarjen në vende të tjera. Deri në fund të vitit të kaluar, më se 1 milion kinezë shkuan në vende të tjera për studime. Wang Yaohui është nënkryetari i Shoqatës së studentëve kinezë që studiuan jashtë vendit. Në vitet '80 të shekullit të kaluar, ai shkoi në SHBA për studime. Duke folur për politikën e reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme, ai tha:
"Jam i mendimit se Deng Xiaoping dha kontributin e madh për zhvillimin e Kinës dhe ndryshoi pamjen e prapambetur të Kinës. Pa politikën e Deng Xiaopingut, nuk do të ishte jetesa e lumtur e sotme e popullit kinez."
Politika e reformës dhe e hapjes ndaj botës së jashtme ka nxitur ekonominë kineze të hyjë në një periudhë zhvillimi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm, njëkohësisht ka ushtruar ndikime të mëdha mbi tregtinë, investimet dhe ekonominë botërore. Vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i import-eskprotit i Kinës arriti në 1.7 trilionë dollarë. Gjatë 5 vjetëve pas pranimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, Kina ka zbatuar aktivisht premtimet e bëra. Si rezultat, niveli mesatar i taksave doganore është ulur në 9.9%, sektori i shërbimit është hapur gradualisht dhe është forcuar shumë mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ish-shefi i komisionit administrativ të Rajonit të Zhvillimit Ekonomik të Qytetit Tianjin dhe nënkryetari i bashkisë së qytetit Tianjin Ye Disheng u shpreh se Deng Xiaoping e inkurajoi ndërtimin e këtij rajoni:
"Kur sapo filloi të zbatohej politika e reformës dhe e hapjes ndaj botës së jashtme, ne hasëm shumë vështirësi. Deng Xiaoping na inkurajoi të forcojmë besimin për këtë politikë." (Fani)
|