v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-02-16 18:54:03    
Njė nga doket e zakonet kineze nė kuadrin e Festės sė Pranverės ? ngjitja e paralelizmave pranverore

cri

Mė 18 shkurt tė kėtij viti do tė jetė festa mė solemne tradicionale e popullit kinez ? Festa e Pranverės, ose Viti i Ri Kinez sipas kalendarit bujqėsor kinez. Populli kinez ka shumė doke e zakone pėr ta kremtuar kėtė festė. Sot po ju flas pėr njė nga kėto doke e zakone ? ngjitja e paralelizmave pranverore.

Nė Kinė, nė prag tė Festės sė Pranverės, nė kornizat e portės sė ēdo shtėpie ngjiten paralelizma tė reja me letra tė kuqe dhe me hieroglife tė zeza, tė cilat duken shumė tėrheqėse dhe tė gėzueshme. Kėto paralelizma pėrbėhen nga dy vargje festive e tė mbarėsisė me antifraza, qė shprehin dėshirat e urimet mė tė mira tė familjes pėr Vitin e Ri, si pėr shembull: "Kthimi i pranverės nė tokė, ardhja e lumturisė te populli", "Mali i gjelbėr, uji i kulluar dhe panoramat e bukura, jeta e gjatė, korrje tė bollshme dhe gėzime tė shumta" etj., qė pėrdoren shpeshherė nga banorėt kinezė.

Sa i pėrket historisė sė paralelizmave, do tė flas pėr "Taofu", shenjat e gdhendura nė dy copat e drurit tė pjeshkės. Nė tregimet mitologjike tė lashtėsisė thuhet se nė Detin e Kinės Lindore kishte njė mal me panorama tė bukura, qė quhej Dushuoshan ose Daodushan. Nė kėtė mal kishte njė pemė pjeshke tė madhe, rrėnjėt e sė cilės zgjateshin 1 mijė e 500 kilometra. Njė degė e saj e madhe pėrkulej deri nė tokė, duke formuar njė si portė natyrore. Nė kėtė mal banonin shumė djaj, tė cilėt kur zbrisnin prej tij, duhej ta kalonin kėtė portė natyrore, prandaj kjo portė quhej edhe "porta e djajve". Nė majėn e kėsaj peme tė madhe qėndronte njė kėndes, i cili kėndonte ēdo mėngjes, kur zbardhte dita. Nė kohėn kur ai kėndonte, tė gjithė djajtė e dalė duhej tė ktheheshin nė mal duke kaluar nėpėr kėtė portė.

Portėn e mbronin dy gjeneralė tė shenjtė, njėri quhej Shengshu dhe tjetri Yuly. Kėta dy gjeneralė tė shenjtė mbikėqyrnin veprimet e djajve. Nėse diktonin veprimet e kėqija tė ndonjė djalli, e lidhnin me litar kashte dhe e ēonin pėr tė ushqyer tigrat. Prandaj tė gjithė djajtė kishin shumė frikė nga dy gjeneralėt e shenjtė. Kėshtu qė njerėzit i gdhendin nė dy copa druri pjeshke figurat ose emrat e kėtyre dy gjeneralėve tė shenjtė Shengshu dhe Yuly, duke i varur nė tė dy anėt e portės, qė tė largojnė djajtė, nė shenjė tė zhdukjes sė fatkeqėsive. Kėto dy copa druri pjeshke quhen "Taofu".

Nė periudhėn e dinastisė Tang, nė shekullin e 7-tė tė erės sė re, dy shenjtorėt nė "Taofu" u shndėrruan nė dy gjeneralė tė dinastisė, tė cilėt quheshin Qin Shubao dhe Vei Chigong, pėr arsye se perandori i brezit tė dytė tė dinastisė Tang Li Shimin shihte shpesh nė ėndėrr djajtė qė ēirreshin jashtė oborrit perandorak dhe nuk flinte qetė. Kur kėta dy gjeneralė qėndronin duke e mbrojtur portėn e oborrit perandorak me armė nė dorė, perandori filloi tė flinte mirė e qetė. Pas disa netėsh, atij iu dhimbsėn dy gjeneralėt qė bėnin rojė natėn dhe nuk flinin, kėshtu qė dha urdhėr qė tė vizatoheshin figurat burrėrore tė kėtyre dy gjeneralėve dhe tė ngjiteshin nė portė pėr tė larguar djajtė. Pasi u pėrhap ky lajm, edhe populli filloi t'i vizatonte figurat e kėtyre dy gjeneralėve dhe i vendoste te porta, duke i quajtur ata shenjtorėt e portės.

Dalėngadalė figurat e tyre u shndėrruan nė emrat e tyre dhe kaloi edhe njė periudhė qė "Taofu" u shndėrrua nė paralelizma. Sipas gojėdhėnės, nė Festėn e Pranverės tė vitit 964 tė erės sė re, njė aristokrat shkroi dy fraza tė mbarėsisė nė "Taofu": "Viti i Ri pėrfshin bollėk e gėzim dhe festa e gėzueshme demonstron jetėgjatėsi dhe pranverė". Ky ishte paralelizmi mė i hershėm nė Kinė dhe pas kėsaj intelektualėt kinezė filluan ta konsiderojnė shkrimin e paralelizmave si njė gjė tė mirė dhe ky zakon ėshtė trashėguar brez pas brezi.

Nė shekullin e 14-tė tė erės sė re, nė dinastinė Ming, sipas gojėdhėnės, perandori Zhu Yuanzhang, qė ka qenė banor i thjeshtė, urdhėroi ēdo familje tė shkruante paralelizma dhe t'i ngjisnin nė portė, qė tė shprehej ardhja e Vitit tė Ri me pamje tė re. Qysh nga ajo kohė, ngjitja e paralelizmave ėshtė bėrė njė traditė popullore nė kuadrin e Vitit tė Ri sipas kalendarit bujqėsor kinez.

( Drita- Daming )