Pas vizitave në Pekin dhe në qytetin e Shangait, regjisori i njohur shqiptar Ylli Pepo erdhi në qytetin e Shenzhenit, i cili është një qytet i bukur bregtar. Dhe ky është vendi i fundit për xhirimin e tij. Si një nëpunës i filmit, Ylli Pepo zgjodhi qytetin e Shenzhenit pasi ky qytet është dritarja e reformës dhe e hapjes së Kinës me karakteristika simbolike.
Në vitin 1979, një i moshuar vizatoi një rreth afër Detit të Jugut në hartën e Kinës. Më pas u zhvillua etapa e reformës dhe e hapjes. Ai ishte z. Deng Xiaoping. Me melodinë e bukur të këngës "Tregimi i pranverës", populli i Shenzhenit ka krijuar një mit me të ashtuquajturin "shpejtësia e Shenzhenit".
Projektuesi i kësaj politike z.Deng Xiaoping, me mençurinë e tij, i orientoi Shenzhen-it drejtimin e zhvillimit të saj. Gjatë xhirimit të Ylli Pepos në Shenzhen, vendi i parë i xhirimit ishte parku Lian Hua ku ndodhet një skulpturë prej bronzi e Deng Xiaopingut. Ai shkoi ngadalë tek kjo skulpturë me ndjenjë e respekt. Shoqëruesja na tha se kjo është skulptura e parë prej brozi e Deng Xiaopingut në Kinë. Ylli Pepo tha se për shkak të vendimit të tij, Shenzheni është kaq i përparuar.
Ylli Pepo di që para 30 vjetëve, Shenzheni ishte vetëm një fshat i peshkatarëve. Ai e pyeti shoqësuesen se ku ndodhej ky fshat në atë kohë.
Duke parë rrokaqiej, parqet dhe autostradat para tij, Ylli Pepo mendoi se duhet një kohë e gjatë për të përfunduar një ndëritm kaq madhështor. Kur ai mësoi që ky proces është shfrytëzuar në 15 vjetë, ai u trondit.
Nga të gjitha këto, Ylli Pepos iu kujtua emri i Deng Xiaopingut.
Ylli Pepo pyeti se çfarë do të bëhet këtu pas 10 vjetëve.
Gjatë bisedës me këtë regjisor, mësohet se tani në Shqipëri tokat po privatizohen gradualisht. Në Shenzhen, ai e krahasoi këtë gjendje me atë të Kinës.
Ai pyeti shoqëruesen se nëse dëshiron të ndërtojë një godinë në Shenzhen çfarë proçedura duhet të ndiqen?
Pasi u largua nga parku Lian Hua, ekipi i xhirimit të Ylli Pepos erdhi në Drejtorinë e Projektimit të Qytetit të Shenzhenit. Atje ai mësoi se vitet e fundit, sidomos pas reformës dhe hapjes së Kinës, Shenzheni ka qenë shumë i suksusshëm në ndërtimin e qytetit. Gjatë intervistës me drejtorin e kësaj drejtorie, Ylli Pepo tha se të gjitha që ka parë vërtetojnë se kjo politikë është e drejtë.
Ylli Pepo kujtoi se para 33 vjetëve, gjatë xhirimit të tij, Shenzheni ishte vetëm një fshat i peshkatarëve. Në përshtypjet e tij ky qyteti është afër Hong-Kongut. Në atë kohë ai banonte në Guangzhou.
Drejtori i kësaj drejtorie kujtoi se kur ndoqi shkollën e mesme në Kinën kontinentale, u transmetuan vetëm disa filma shqiptare si "I tetë në bronz", "Oshëtima në bregdet" etj.
Pas periudhës së parë të zhvillimit të Shenzhenit, tani ky qytet po kalon periudhën e dytë të zhvillimit. Para 25 vjetëve, me politkën e favorshme, Shenzhen u zhvillua shumë mirë, ndërsa tani ai kap raste zhvillimi më vete. Tani në Shenzhen ka shumë ndërmarrje të teknologjisë së lartë që prodhojnë cipa të kompjuterit, servera, celularë etj. Ato i kanë dhënë kontribut të madh zhvillimit të shpejtë të Shenzhenit.
Gjatë vizitës në kompaninë e madhe ZTE, Ylli Pepo mësoi se teknologjia e re dhe e lartë mund t'i sjellë zhvillimit të ekonomisë një fuqitë e madhe.
Ylli i tregoi me gisht një fotografi në mur kolegëve të tij dhe tha: Shiko! Kjo ndërmarrje bashkëpunon me ndërmarrjet e 80 vendeve.
Shoqëruesi i kësaj ndërmarrjeje i tregoi Ylli Pepos një sistem kontrolli me figurën e gishtit.
Ylli Pepo mësoi gjithashtu se kompania ZTE ka shkëmbime teknologjike me kompaninë e njohur "Cisco".
Kur shoqëruesi i tregoi atij kryeekzekutivin Hou Weigui, Ylli Pepo e lavdëroi duke e quajtur Bill Gates i Kinës.
Në zonën e ekspozitës së celularëve, Ylli Pepo, si një fëmijë, u interesua për një celular me video. Ai bisedoi më pas me kolegun me këtë celular.
Në sallën e ekspozitës ka edhe shumë materiale që pasqyrojnë përgatitjen e intelektualeve të kësaj kompanie. Ylli Pepo e pyeti nëse këta specialistë janë dërguar drejtpërdrejt jashtë Kinës për studim.
Pas vizitës në këtë kompani, Ylli tha se kjo është një nga 100 ndërmarrjet e teknologjisë së lartë më të fuqishme në botë. Teknologjitë e reja dhe administratat e reja i kanë lënë atij përshtypje mjaft të thella.
|