v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-02-14 19:27:06    
Koncerti me pjesė muzikore nga filmat artistikė me rastin e festės sė pranverės

cri

18 shkurti ėshtė tashmė zyrtarisht festa e pranverės, festė tradicionale e popullit kinez. Sipas kalendarit tradicional fshatar kinez, kjo ditė do tė jetė dita e parė e vitit tė ri, prandaj ėshtė njė ditė feste shumė e rėndėsishme nė jetėn e popullit kinez gjatė-gjithė vitit. Sipas zakonit kinez, nė prag tė kėsaj feste, njerėzit dhe miqtė duhen tė pėrshėndesin njėri-tjetrin nė forma tė ndryshme pėr tė shprehur urimet e pėrzemėrta pėr tė patur njė shėndet tė mirė, punė tė mbarė dhe jetė tė lumtur gjatė vitit tė ri. Nė prag tė kėsaj feste, kudo nė krahina tė ndryshme tė mbarė kinės organizohen aktivitete tė formave tė ndryshme. Nė mbrėmjen e ditės sė fundit tė vitit, sipas kalendarit tradicional fshatar kinez, edhe nė kanalet kryesore tė CCTV-sė do tė organizohet njė spektakėl madhėshtor me kėngė, valle, pjesė teatrale e operistike, estrada dhe akrobaci si dhe shfaqje tė tjera artistike tė formave tė ndryshme qė do tė tėrheqin vėmendjen e teleshikuesve tė mbarė Kinės si dhe tė emigratėve kinezė jashtė vendit.

Edhe Drejtoria e Radio-Film-Televiyionit tė Kinės organizoi nė prag tė festės sė pramverės njė koncert me muzikė nga filmat artistikė tė Kinės.

Koncerti ka nisur me interpretimi i tenorit tė njohur Wei Jindong me kėngėn e shkėputur nga filmi "Ylli i kuq qė mė ndricon nė rrugėn pėr nė luftė" si dhe nga filmi "Yje tė kuqe tė ndritur"

Pas interpretimit tė kėsaj kėnge, Wei Jindong vazhdoi me "Kėngėn e varkėtarėve" marrė nga filmi artistik "Kėngė nė mes tė dallgėve".

Pjesa qė po dėgjoni ėshtė pėrmbledhja e pjesėve tė zgjedhura nga muzikat e filmave artistikė televizivė me shumė seri "Vizita e perendorit Kanxi i veshur si njeriu i thjeshtė", "Familja Qiao", "Nė vitet e luftės", "Vajza Jiufeng e njė familjeje", "Shigjeta tė mprehta", interpretuar nga Orkestra Simfonike Kinematografike e Ansamblit Artistik tė Radios.. .....6.....

Orkestra Simfonike Kinematografike e Ansamblit Artistik tė Radios u krijua nė mars tė vitit l949. Ajo ėshtė njė nga trupat muzikore shtetėrore qė ėshtė krijuar mė herėt nė Kinė.

Gjatė 56 vjetėve pas krijimit tė saj, kjo orkestėr ka incizuar muzikat e mė se 2 mijė filmave artistikė dhe filmave artistrikė televizivė, si dhe ka incizuar edhe njė numėr tė madh disqesh, shiritash dhe CD-sh. Kjo orkestėr, aktivizohet gjithmonė nė skenat e Kinės dhe ka patur bashkėpunime me dirigjentė, kompozitorė, instrumentistė dhe balerinė tė njohur nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Japonia, Filipinet, Rusia, Italia, etje, nė koncerte simfonike, nė opera dhe balete tė njohura botėrore. Vitet e fundit, kjo orkestėr ka krijuar edhe koncertin me muzikė nga filmat e mirėpritur kinematografikė ku nė sfond kanė qenė shfaqje tė pjesėve tė kėtyre filmave si dhe koncerte tė tipeve tė ndryshme muzikore.

Stilet interpretuese tė orkestrės simfonike kinematografike tė Radios sė Kinės janė tė shumėllojėshme dhe tė koordinuara nė mėnyrė tė harmonishme. Interpretimet e instrumentistėve janė me mjeshtri tė lartė duke u vlerėsuar lart dhe duke u mirėpritur shumė nga qarqet artistike muzikore kineze dhe tė huaja si dhe nga masat e gjera tė spektatorėve.

Kėnga qė po dėgjoni nė kėto momente ėshtė interpretuar nga kėngėtarja Gao Qi me titull "Hymni pėr heronj" fragment i shkėputur nga filmi artistik "Bijėt e bijat heroike".

Nė kėtė koncert Orkestra Simfonike Kinematografike e Ansamblit Artistik tė Radios interpretoi edhe pėrmmbledhjen e pjesėve mė tė zgjedhura nga filmat artistikė "Uji i lumit rrjedh drejt lindjes", "Partizanėt e fushės", "Lufta nė tunele", "Lufta nė veri dhe nė jug tė Kinės", "Vajza polumbare", "5 lule tė arta "etj.

Ky ėshtė njė koncert karakteristik i njė forme tė re i krijuar nga kjo orkestėr. Gjatė interpretimit tė muzikės nga kjo orkestėr, spektatorėt jo vetėm mund tė ndjekin muzikėn e bukur tė interpretuar prej saj, por mund tė kėnaqen njėkohėsisht me fragmente nga filmat pėrkatėse qė shfaqen nė tė njėjtėn kohė nė sfondin e skenės, duke parė me nostalgji shfaqje tė kėtyre filmave tė vjetėr tė mirėpritur shumė dikur por edhe tani nga spektatorėt kinezė.

Kėnga qė po dėgjoni titullohet "Kujtimet pėr bashkėluftėtarėt" pjesė e shkėputur nga filmi artistik "Mysafirėt e ardhur nga malli i akullt".

Nė mbyllje tė kėtij emisioni, ju ftojmė tė dėgjoni poezinė simfonike nga filmi artistik "Ceremonia solemne e shpalljes sė Republikės", ku spektatorėt dėgjojnė jo vetėm poezinė simfonike, por ndjekin edhe pamje madhėshtore tė nxjerra gjatė ceremonisė sė shpalljes sė RP tė Kinės mė l tetor tė vitit l949. ( Zhai)