v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-01-24 20:16:59    
Kina thellon reformën në mbledhjen e taksave

cri

                                    Dëgjoni

Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës mësoi më 24 janar nga një konferencë shtypi e organizuar në Pekin nga Drejtoria e Përgjithshme Shtetërore e mbledhjes së taksave të Kinës se në vitin 2006, të ardhurat e taksave të Kinës u shtuan gati 20% në krahasim me vitin 2005 duke luajtur një rol të madh financiar për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës.

Dhe tani të dashur dëgjues, në lidhje me këtë fakt, ju ftojmë të dëgjoni aktualitetin nga Kina me titull: "Kina thellon reformën në mbledhjen e taksave".

Sipas statistikave, në vitin 2006, të ardhurat e taksave të Kinës arritën në 3 trillionë e 763 miliardë e 300 milionë yuanë duke u shtuar 21% në krahasim me vitin 2005. Në konferencën e shtypit të organizuar më 24 janar, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Kinës z. Xie Xueren bëri publike arritjet duke analizuar faktorët e rritjes me shpejtësi të të ardhurave nga taksat. ."Kjo është një pasqyrim i rritjes me shpejtësi dhe të vazhdueshme të ekonomisë kombëtare dhe rritjes me efikasitet të ekonomisë së ndërmarrjeve por gjithashtu edhe të ngritjes së ndërgjegjes së taksapaguesve për pagimin e taksave. Të gjitha këto kanë krijuar një mjedis të mirë për rritjen me shpejtësi të të ardhurave nga taksat e mbledhura. Njëkohësisht, sektorët e taksave të mbarë Kinës kanë forcuar punën përt mbledhjen e taksave duke nxitur rritjen me shpejtësi të të ardhurave nga taksat.

Xie Xueren tha se qysh nga viti i kaluar, të ardhurat nga taksat patën rritje të stabilizuar dhe të shpejtë duke forcuar potencialin financiar të shtetit dhe duke shtuar furnizimet për produktet e shërbimet publike. Karahas kësaj, sektorët kinezë për mbledhjen e taksave kanë zhvilluar edhe një sërë reformësh në sistemin e mbledhjes së taksave. Gjatë këtij viti, sektorët e mbledhjes së taksave kanë zbatuar aktivisht "ligjin e mbledhjes së taksave nga të ardhurat private:dhe rregulloret përkatëse", duke bërë një reformë në sistemin e mbledhjes së taksave të konsumit, duke zbatuar masat kontrolluese dhe politikën e privilegjuar në mbledhjen e taksave, si dhe rregulluar dhe përmirësuar politikën e kthimit të taksave për mallrat e eksportit gjë e cila ka arritur rezultate të mira.

Xie Xueren tha se sivjet, Kina do të vazhdojë të thellojë reformat në mbledhjen e taksave të ndryshme për të siguruar rolin e taksave në koordinimin e ekonomisë dhe shpërblimeve.

Siç mësohet, njëra nga përmbajtjet e reformës së mbledhjes së taksave është unifikimi i përqindjes së taksave nga të ardhurat e ndërmarrjeve me investime të huaja.

Zv-drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të mbledhjes së taksave të Kinës z, Wang Li tha se krahas hyrjes së Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe vendosjes së përsosjes së ekonomisë së tregut, politika e dyfishtë në mbledhjen e taksave nga ndërmarrjet kineze dhe të huaja nuk është në favor të konkurrimeve të barabarta duke shkaktuar një sërë kontradiktash dhe problemesh. Për këtë arsye, sektorët përkatës të Kinës përpiluan një projekt-ligj "mbi të ardhurat e ndërmarrjeve" i cili ka ndikuar për unifikimin e mbledhjes së taksave nga ndërmarrjet e vendit dhe të huaja. ...2...

"Drejtoria jonë e përgjithshme duke koordinuar zyrën legjislative të Këshillit të Shtetit të Kinës, si dhe Ministria e Financave ka zhvilluar punën përgatitore për studimin e projekt-ligjit të "mbledhjes së taksave nga të ardhurat e ndërmarrjeve. Ky projekt-ligj do të dorëzohet për shqyrtim në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme Kombëtare Popullore të Kinës që do të mbahet në mars të këtij viti."

Ky funksionar tha gjithashtu se krahas nxitjes së kësaj reforme, Kina do të forcojë administrimin mbi mbledhjen e taksave për të nxitur barazinë shoqërore. ( Zhai)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040