|
Dėgjoni
Me zhvillimin e ekonomisė sė Kinės, nė kuletat e kinezėve ka gjithnjė e mė shumė para tė tepėrta. Qarqet financiare tė Kinės gjithmonė pėrpiqen pėr t'i shfrytėzuar kėto fonde nė zhvillimin e ekonomisė dhe pėr tė siguruar mė shumė pėrfitime pėr qytetarėt.
Kohėt e fundit, nė panairin e dytė tė financės ndėrkombėtare 2006, mund tė ndieje dėshirėn e qytetarėve pėr financimin privat. Na duket se ideja e financimit privat po rrėnjoset nė zemrat e kinezėve. Me siguri, shumica e qytetarėve do tė fitojnė shumė para.
Financimi nė mėnyrė tė pėrshtatshme ėshtė i rėndėsishėm pėr familjen. Nė kohėn e kaluar kur kinezėt kishin para tė tepėrta, ata mund vetėm t'i rezervonin ato nė bankė, t'i futnin nėn dyshek ose nė vrimė tė murit. Asnjeri nuk kishte idenė e financimit ose tė investimit.
Ndryshe nga e kaluara, tani shumica e familjeve kanė para tė tepėrta. Nė fakt, financimi privat ėshtė popullarizuar nė botė. Ka edhe kėshilltarė profesionistė qė ndihmojnė individėt ose familjet tė hartojnė planet e financimit. Tani, me zhvillimin e financės sė Kinės dhe me zhvillimin e tregut tė financimit, aksionet, mallrat me porosi, fondet e sigurimet janė futur gradualisht nė jetėn e kinezėve.
Nė vitin 2005 nė Pekin u zhvillua me sukses panairi i parė financiar ndėrkombėtar, ndėrsa nė shtator tė vitit 2006 po nė Pekin u zhvillua panairi i dytė i financės ndėrkombėtare, i cili u ka krijuar kinezėve njė platformė tė pėrmirėsuar tė shėrbimeve tė financimit. Qėllimi i kėtij panairi ėshtė edhe pėr tė popullarizuar njohuritė financiare.
Popullarizimi i njohurive tė financės, ideja e besimit dhe koncepti ligjor kanė lidhje tė drejtpėrdrejta me efektivitetin e kontrollit tė financės dhe me zhvillimin e financės nė mėnyrė tė shėndetshme, tė qėndrueshme dhe tė vazhdueshme. Nė kėtė panair zv-drejtori i Bankės Qendrore tė Kinės Su Ning tregoi se
"Vitet e fundit, Banka Qendrore e Kinės ka marrė masa tė rėndėsishme pėr pėrmirėsimin e mjedisit financiar nėpėrmjet popullarizimit tė njohurive pėr financėn. Ky panair mund tė thellojė mė tej njohjen nga kinezėt tė politikės financiare dhe t'u forcojė besimin."
Fuqia nxitėse mė e rėndėsishme pėr tė inkurajuar financimin e kinezėve ėshtė pėrfitimi. Tani nė qarqet financiare ka njė ide e quajtur "Parimi 2 dhe 8", domethėnė marrja e njė fitimi prej 80% me investime prej 20%.
Tani tė gjitha bankat kanė potencialin e tregut tė financimit privat. Duke folur pėr kėtė, menaxheri i Bankės sė Ndėrtimit tė Kinės, zoti Ly, tha:
"Nė tė kaluarėn bankat shtetėrore merrnin fitime vetėm nga biznesi publik, si pėr shembull mbulesat e kredisė. Pas hyrjes sė Kinės nė OBT, tregu financiar i Kinės ėshtė hapur nė mėnyrė tė gjithanshme. Bankat kineze kanė kuptuar gradualisht rėndėsinė e klientėve privatė, kėshtu qė financimi privat ėshtė bėrė orientimi kryesor i tė gjitha bankave."
Pėr tė njohur zhvillimin e bankave, korrespondenti shkoi nė njė degė tė Bankės sė Ndėrtimit tė Kinės. Herėt nė mėngjes shumė njerėz kishin ardhur atu pėr biznesin bankar tė tyre. Disa i thanė korrespondentit se 80%- 90% e tyre kanė ardhur kėtu pėr tė blerė fonde, por disa prej tyre nuk ia dalin blejnė. Duke folur pėr lulėzimin e tregut tė fondeve, zoti Ly tha:
"Kohėt e fundit, shumė njerėz kanė ardhur nė bankėn tonė pėr tė parė gjendjen e zhvillimit tė fondeve sepse tregu i aksioneve ėshtė rigjallėruar, kėshtu qė tregu i fondeve ėshtė zhvilluar me njė shpejtėsi tė madhe"
Shumica e kėtyre njerėzve qė i kushtojnė vėmendje financimit privat janė tė moshuar. Me pėrhapjen e ideve tė financimit, shumė tė moshuar e kanė kuptuar rėndėsinė e financimit privat, sidomos njė pjesė e tė moshuarve qė nuk kanė sigurime pėr shkaqe historike. Ata dėshirojnė tė pakėsojnė barrėn ekonomike tė familjes sė tyre, kėshtu qė kanė filluar tė marrin pjesė nė financimin privat.
Nė kėtė panair, xha Uang, qė sapo ka marrė pjesė nė njė forum tė financimit, i tha korrespondentit se djali i tij ėshtė martuar dhe tani ka shumė shpenzime. Ai mori njohuri pėr financimin pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e vet financiare. Ai tha:
"Kam ardhur kėtu pėr tė marrė disa njohuri praktike pėr financimin. Nuk kam shumė para. Tani nuk mund tė fitoj para, por sė paku mund tė mėsoj si tė kursej para."
Pėr shkak tė shtimit tė nevojės pėr kėshilltarė tė financimit, ky profesion ėshtė bėrė shumė i mirėpritur nė tregun e punėsimit. Tani disa studentė po i kushtojnė vėmendje zhvillimit tė financimit.
Nė kėtė panair, studenti Siao Chen nga Universiteti i Industrisė i Pekinit dhe shoku i tij, qė kishin ardhur herėt kėtu, tha:
"Mendoj se financimi do tė bėhet njė mjet i rėndėsishėm pėr tė grumbulluar pasuri. Do tė ketė nevojė pėr talente nė fushėn e financimit. Shpresoj se nė tė ardhmen do tė punoj nė kėtė fushė, prandaj kam ardhur sot pėr tė mėsuar."
Tregu i financimit privat ėshtė zhvilluar kaq shpejt sa ky panair ka tėrhequr qindra kompani profesionale me fonde kineze dhe me fonde tė huaja qė merren me financim. Kėtu kompania "Bai Fu Jia" premtoi se investuesit nė tė do tė marrin fitime vjetore prej 10%. Menaxheri i kėsaj kompanie, zoti Liu, tha:
"Tani ka shumė kompani qė merren me kėrkimin e produkteve tė financimit privat. Konsumatorėt mund t'i zgjedhin kėto produkte sipas nevojės sė vet. Nėse dėshirojnė tė zgjedhin investime tė qėndrueshme, atėherė mund tė zgjedhin ato me pėrfitime vjetore prej 10%."
Kina po inkurajon financimin privat, ndėrkohė qė po zhvillon edhe punėn e standardizimit nė kėtė fushė. Pėr shembull, kohėt e fundit ėshtė publikuar "Rregullorja Administrative e Kontrollit tė Bankave me Fonde tė Huaja". Mė 18 janar tė vitit 2007, banka qendrore e Kinės publikoi nė Pekin librin me titull "Libri i njohurive financiare pėr kinezėt".
Publikimi i kėtij libri tregon etjen e kinezėve pėr njohuritė financiare. Pjekuria e ideve tė financimit tė kinezėve do t'i sjellė me siguri zhvillimit tė ekonomisė kineze fonde tė plota dhe kinezėve mė shumė pėrfitime. (U Sen)
|