v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-01-19 20:06:24    
Wu Ze Tian, e vetmja perandoreshė e kurorėzuar nė fronin perandorak nė historinė kineze

cri

dėgjoni

Ka qenė njė gjė shumė e rrallė nė historinė kineze qė edhe njė grua mund tė merrte pjesė nė ēėshtjet politike. Froni perandorak, qė simbolizonte pushtetin suprem tė vendit, ishte njė post i privilegjuar pėr burrat. Por nė vitin 690 tė erės sonė, perandoresha Wu Ze Tian u ngrit nė fronin perandorak, duke u bėrė e vetmja monarke e kurorėzuar si perandoreshė nė historinė kineze. Jeta dhe vepramtaria e saj ka qenė plot me akte lengjendare, por brezat e mėvonshėm nuk e vlerėsojnė atė me qėndrim tė njėjtė. Dikush e vlerėson pozitivisht dhe dikush tjetėr negativisht.

Wu Ze Tian lindi nė vitin 624 tė erės sė re. Nė moshėn 14 vjeēre, ajo u ēua nė oborrin perandorak dhe u bė "vajzė me nder", qė t'i shėrbente perandorit Taizong, perandor i brezit tė dytė tė dinastisė Tang, qė e kishte emrin vetjak Li Shi Min. Meqenėse Wu Ze Tian ishte shumė e bukur dhe tėrheqėse, perandori Taizong ia vuri emrin Mei Niang, qė do tė thotė "Vajza Tėrheqėse". Ndėrsa emri "Ze Tian", qė ajo ia vuri vetes pasi u ngrit nė fron, ka kuptimin "sundimi sipas ligjit natyror tė qiellit dhe tė Tokės".

Njė fjalė e urtė, qė pėrputhej me ritet feudale kineze, thoshte se "njė grua qė s' ka talent, me siguri ka moral" dhe sipas etikės sė shoqėrisė sė atėhershme kineze, njė grua duhet tė jetė e butė dhe besnike ndaj burrit tė saj. Kurse Wu Ze Tian tregoi qė nė rini karakterin e saj qė ndryshonte nga femrat e tjera. Perandori Taizong kishte njė kalė shumė tė egėr qė askush nuk e zbuste dot. Njė ditė, Wu Ze Tian iu drejtuar perandorit dhe tha: "Unė mund ta mposht atė, vetėm mė duhen njė kamxhik hekuri dhe njė kamė. Nė radhė tė parė do ta rrah me kamxhik dhe, nė qoftė se ai nuk mė nėnshtrohet mua, do t'ia godas kokėn. Nė qoftė se ende nuk mė nėnshtrohet, do t'ia pres fytin me kamė." Perandori Taizong mbeti i shtangur pasi dėgjoi kėto fjalė dhe qė nga ajo ditė filloi tė mbante njė farė vigjilence ndaj saj. Prandaj gjatė 12 vjetėve tė shėrbimeve nė oborrin perandorak, ajo nuk fitoi mė shumė simpati te perandori nė krahhasim me vajzat e tjera. Ndėrsa princi trashėgimtar Li Zhi e dashuronte fshehurazi Wu Ze Tianin qė ishte 4 vjeēe mė e madhe se ai.

Pas vdekjes sė perandorit Taizong, Li Zhi hipi nė fron duke u quajtur perandori Gaozong, kurse Wu Ze Tian u ēua nė manastir dhe u bė murgeshė budiste, duke respektuar ritet. Por mė vonė Li Zhi e thirri Wu Ze Tianin nė oborrin perandorak dhe e mori si konkubinėn e tij fisnike.

Pas disa kohėsh ajo u kurorėzua si perandoreshė. Pas vdekjes sė perandorit Gaozong, ajo hipi zyrtarisht nė fronin perandorak. Wu Ze Tian tregoi talentin e saj pėr tė sunduar. Ajo mbėshteti zhvillimin e bujqėsisė, pakėsoi taksat dhe mori pjesė nė punėn prodhuese duke mbajtur krimba mėndafshi. Ajo vuri nė poste zyrtare njė numėr intelektualėsh nga familje tė varfra, duke thyer monopolizimin aristokratik tė posteve zyrtare. Ajo u pėrpoq tė ngrinte pozitėn shoqėrore tė grave duke u dhėnė atyre mundėsi tė merrnin pjesė nė ēėshtjet politike. Gjatė viteve kur ajo ishte nė fuqi, potenciali shtetėror i Kinės u rrit, shoqėria u bė e qėndrueshme, ekonomia u zhvillua dhe shteti kinez sprapsi disa herė sulmet e armiqve tė jashtėm.

Wu Ze Tian vdiq nė moshėn 82-vjeēare. Me amanetin e saj, ajo u varros nė tė njėtin arkivol me eshtrat e tė ndjerit burri tė saj, perandorit Gao Zong. Nė varrezė u ngrit njė monument pa asnjė mbishkrim, me qėllim qė meritat dhe gabimet e saj tė vlerėsohen nga brezat e mėvonshėm sipas pikėpamjeve tė veta.(Zheng)