v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-01-17 20:24:10    
U hap nė Japoni ekspozita e relikteve tė zgjedhura tė Muzeut Kombėtar tė Kinės

cri

Korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se siē bėhet e ditur nga Muzeu Kombėtar i Kinės, mė 10 janar, u hap nė Muzeun Kombėtar tė Japonisė ekspozita e relikteve tė zgjedhura tė Muzeut Kombėtar tė Kinės me titull: "Bukuria e historisė".

Kjo ekspozitė zhvillohet me rastin e 35-vjetorit tė normalizimit tė marrėdhėnieve kino-japoneze dhe tė 50-vjetorit tė krijimit tė Shoqatės sė Shkėmbimeve Kulturore me Kinėn tė Japonisė. Ekspozita ku janė vendosur 61 relikte tė zgjedhura do tė zgjasė pėr dy muaj.

Filloi ndėrtimi i sallės sė parė tė pikturave nė mur tė varrezave tė dinastisė Tang

Korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se ditėt e fundit, filloi nė Muzeun Historik tė Provincės Shanxi nė qytetin Xian ndėrtimi i sallės sė ekspozitės sė pikturave nė mur tė varrezave tė dinastisė Tang. Kjo do tė jetė salla e parė e posaēme nė Kinė ku ekspozohen piktura nė mur tė varrezave tė dinastisė Tang tė para mbi 1000 vjetėve.

Dinastia Tang qė zgjati nga viti 618 deri nė vitin 907 ishte periudha e artė e zhvillimit tė pikturave nė mur tė varrezave. Qysh nga vitet '50 tė shekullit tė kaluar, nė provincėn Shanxi janė zbuluar mbi 20 varreza tė dinastisė Tang me piktura nė mur. Kėto piktura pasqyrojnė kryesisht jetėn e fisnikėve tė dinastisė Tang. Por pėr shkak tė kufizimeve teknologjike, njerėzit nuk mund t'i shohin kėto piktura nė muze.

Kjo sallė e pikturave nė mur tė varrezave tė dinastisė Tang do tė ndėrtohet me bashkėpunimin e Kinės dhe tė Italisė. Sipėrfaqja e saj do tė arrijė nė 4200 metra katrorė. Kostoja e pėrgjithshme do tė arrijė nė mbi 73 milionė juanė. Sipas planit, kjo sallė do tė pėrurohet pas dy vjetėve.

Provinca Shanxi forcon mbrojtjen e relikteve

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se siē bėhet e ditur nga Drejtoria e Relikteve e Provincės Shanxi, kėtė vit, kjo provincė do tė harxhojė mbi 20 milionė juanė pėr tė mbrojtur reliktet.

Provinca Shanxi ėshtė njė nga provincat kineze me relikte mė tė pasura. Vitet e fundit, fondet pėr mbrojtjen e relikteve tė kėsaj province janė shtuar nga viti nė vit.

Nė malin Changbaishan u krijua skulptura mė e madhe e dėborės nė botė

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se ditėt e fundit, u zhvillua nė Pekin njė aktivitet i pėrhapjes sė kulturės sė dėborės tė malit Changbaishan. Kėtė vit, pėr tė pritur turistė vendės dhe tė huaj, nė rajonin turistik tė malit Changbaishan u krijua skulptura mė e madhe e dėborės nė botė.

Mali Changbaishan ėshtė mali mė i lartė nė lindjen e Euroazisė. (Fani)