|
Dėgjoni
Korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se pėr tė pėrhapur artin e operės sė

Pekinit tė Kinės dhe pėr tė forcuar lidhjen e me dashamirėsit e operės sė Pekinit, ditėt e fundit, Trupa e Operės sė Pekinit e Kinės hapi uebsajtin e vet "www.cnpoc.cn".
Opera e Pekinit cilėsohet si opera kombėtare e Kinės dhe ka njė histori mbi 200-vjeēare. Gjatė 52 vjetėve pas krijimit, Trupa e Operės sė Pekinit e Kinės ka shfaqur mbi 590 vepra tradicionale e moderne qė pėrfaqėsojnė nivelin mė tė lartė tė artit tė operės sė Pekinit nė Kinė. Kjo trupė ka qenė nė mbi 50 vende e rajone pėr shfaqje duke nxitur shkėmbimet artistike e kulturore midis Kinės dhe vendeve tė tjera.
Do tė zhvillohet nė Sallėn e Artė tė Vjenės koncerti i stilit tė kombėsisė mongole tė Kinės
Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi mė 9 janar se mė 3 shkurt, do tė zhvillohet nė Sallėn e Artė tė Vjenės koncerti i vitit tė ri Vjenė-Kinė pėr vitin 2007 i stilit tė kombėsisė mongole tė Kinės.
Ky koncert do tė shfaqet me bashkėpunimin e artistėve tė kombėsisė mongole tė Kinės dhe tė Orkestrės Simfonike tė Grazit tė Austrisė dhe do tė transmetohet nė shumė televizione kineze.
Mongolia e Brendshme ndodhet nė veri tė Kinės. Nė vitin 2006, kėnga popullore Changdiao e kombėsisė mongole dhe vegla muzikore "Koka e kalit" u pėrcaktuan nga UNESKO-ja si trashėgimi kulturore tė njerėzimit.
U hap ekspozita miqėsore e fotografive Kinė-Taxhikistan
Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se me rastin e 15-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Kinės dhe Taxhikistanit dhe nė prag tė vizitės shtetėrore tė presidentit tė Taxhikistanit Emomali Rahmonov nė Kinė, mė 9 janar, u hap nė Pekin ekspozita miqėsore e fotografive Kinė-Taxhikistan.
Ekspozita organizohet nga Shoqata e miqėsisė me botėn e jashtme e Kinės dhe ambasada e Taxhikistanit nė Kinė. Mė se 70 fotografi tė ekspozitės pasqyr ojnė shkėmbimet e bashkėpunimin miqėsor dypalėsh nė fushėn politike, ekonomiko-tregtare, kulturore etj.
Ėshtė mbrojtur efektivisht kultura popullore tibetiane
Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi mė 8 janar se siē bėhet e ditur nga njė mbledhje e zhvilluar nė Lhasė tė Tibetit, nė dhjetėvjeēarėt e fundit, ėshtė mbrojtur efektivisht kultura tradicionale popullore tibetiane me poemėn epike "Mbreti Gesar", vallen Repa dhe Thangkėn (piktura tibetiane) si pėrfaqėsuese.
Qysh nga vitet '80 tė shekullit tė kaluar, nė Tibet janė krijuar shumė institucione studimore dhe tė mbrojtjes sė trashėgimive kulturore tibetiane. Deri tani janė botuar mė se 30 vepra studimore rreth kulturės tibetiane. (Fani)
|