v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-12-27 18:34:31    
Artisti i xiangshengut Ma Ji

cri
Mė 20 dhjetor, 72-vjeēari Ma Ji, artisti i famshėm kinez i xiangshengut vdiq nė Pekin nga njė sėmundje zemre. Nė Kinė Ma Ji ėshtė njė aktor xiangshengu i njohur nga tė gjitha familjet kineze. Vdekja e tij ngjalli jehonė tė madhe nė qarqet e xiangshengut dhe ndėr banorėt e thjeshtė. Njerėzit e kanė pėrkujtuar kėtė artist nė mėnyra tė ndryshme. Edhe kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao shprehu ngushėllime pėr tė.

Aktori i xiangshengut Jiang Kun ėshtė nxėnės i Ma Ji-sė. Ai u shpreh:

"Pasi morėn vesh lajmin e vdekjes sė zotit Ma, shumė njerėz erdhėn nė shtėpinė e tij pėr tė shprehur ngushėllime. Kjo tregon vendin e rėndėsishėm qė zė njė artist popullor nė zemrėn e popullit."

Xiangshengu ėshtė njė art i lashtė komik i Kinės dhe i ngjan artit perėndimor "talk show". Zakonisht dy aktorė zhvillojnė dialog komik nė skenė duke ngjallur qeshjen e shikuesve. Pėr shkak qė pėrmbajtja e xiangshengut lidhet ngushtė me jetėn e banorėve tė thjeshtė, ky art pėrshėndetet gjerėsisht nga populli kinez. Njė autor dhe aktor i mirė i xiangshengut duhet tė ketė aftėsi tė zbulojė dukuri humoristike nga jeta. Gjatė mbi 50 vjetėve, Ma Ji krijoi dhe shfaqi mbi 300 vepra tė xiangshengut, shumė prej tė cilave janė bėrė vepra klasike tė xiangshengut kinez.

Ma Ji lindi nė njė familje tė varfėr nė Pekin. Pėr shkak tė vėshtirėsive tė mėdha tė jetesės, 14-vjeēari Ma Ji shkoi nė Shangai pėr tė punuar nė njė fabrikė tekstile. Pas krijimit tė Republikės Popullore tė Kinės, Ma Ji u bė punonjės i librarisė Hsinhua tė Pekinit. Gjatė punės, Ma Ji shfaqi talentin e tij tė madh nė artin e xiangshengut. Pėr shembull, ai mund tė imitonte shumė mirė dialekte tė krahinave tė ndryshme kineze. Nė kohėn e lirė, Ma Ji mėsoi tė shfaqė xiangshengun dhe u bė njė aktor amator i xiangshengut.

Nė vitin 1956, nė njė konkurs amator tė xiangshengut, talenti i Ma Ji-sė u vlerėsua lart nga artistėt e vjetėr. Me propozimin e tyre, Ma Ji u pranua nė Trupėn Artistike tė Radios tė Kinės dhe u bė njė aktor profesional xiangshengu. Pėr shkak tė zgjuarsisė dhe nėn drejtimin e artistit tė famshėm kinez tė xiangshengut Hou Baolin, 20-vjeēari Ma Ji u bė menjėherė i famshėm nė qarqet e xiangshengut tė Kinės. Ma Ji studionte me zell artin e xiangshengut dhe vėzhgonte me vėmendje jetesėn e banorėve tė thjeshtė duke krijuar shumė vepra tėrheqėse. Stili humoristik i interpretimit tė tij fitoi pėrshėndetjen e shikuesve tė qarqeve tė ndryshme.

Pak kohė mė parė, korrespondenti i radios sonė i mori njė intervistė tė posaēme Ma Ji-nė. Ai foli pėr gjendjen e zhvillimit tė artit tė xiangshengut dhe perspektivėn e kėtij arti. Ma Ji tha se atij i pėlqen shumė ky art kombėtar:

"Megjithėse kam punuar nė skenėn e xiangshengut pėr dhjetėra vjet, nuk di ende shumė gjėra nė kėtė fushė dhe duhet tė mėsoj vazhdimisht. Njėkohėsisht gjatė dhjetėra vjetėve, kam grumbulluar njėfarė pėrvoje. Dua ta regjistroj kėtė pėrvojė duke vazhduar krijimet."

Por me zhvillimin e sektorit argėtues dhe tė medias moderne, qysh nga vitet '90 tė shekullit tė kaluar, si shumė arte tradicionale kineze, xiangshengut i dolėn pėrpara pengesa. Ėshtė e vėshtirė qė tė dėgjohen vepra tė reja dhe tė mira xiangshengu. Kohėt e fundit, artistė tė rinj tė xiangshengut si Guo Degang etj. kanė tėrhequr pėrsėri njerėzit tė dėgjojnė xiangsheng. Pak kohė mė parė, Televizioni Qendror i Kinės organizoi konkursin kombėtar tė xiangshengut duke tėrhequr shumė aktorė dhe amatorė tė Xiangshengut. Megjithėse ishte i moshuar, Ma Ji i kushtonte gjithmonė vėmendje zhvillimit tė xiangshengut. Duke folur pėr zhvillimin e ardhshėm tė Xiangshengut, Ma Ji tha:

"Vitet e fundit nuk ka shumė vepra tė mira xiangshengu. Jam i mendimit se xiangshengu duhet tė pasqyrojė jetėn reale. Vetėm kėshtu ai do tė zhvillohet pandėrprerė."

Megjithėse Ma Ji ka vdekur, njerėzit nuk do t'i harrojnė kurrė veprat e tij. (Fani)