dėgjoni
Nė Pekin ka njė sallon artistik me emrin "Pėrshtypjet pėr Afrikėn" ku shfaqen arti dhe kultura afrikane. Pronarėt e sallonit, bashkėshortėt Li Songshan dhe Hang Rong kanė jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė Tanzani dhe janė marrė me koleksionin dhe studimet e gdhjendjeve nė dru Makonde. Ata krijuan nė Tanzani Muzeun Artistik Makonde dhe krijuan sė bashku me artistė tė kėtij vendi Shoqatėn Shtetėrore Artistike Makonde tė Tanzanisė.
Salloni "Pėrshtypjet pėr Afrikėn" ndihmon artistėt, dijetarėt dhe tė rinjtė qė duan Afrikėn tė njohin artin afrikan.
"Pas hapjes ndaj botės sė jashtme, tek shumė kinezė ka lindur interesi pėr Afrikėn. Shpresojmė qė ne do t'i drejtojmė tė njohin Afrikėn."
Li Songshan ėshtė 65-vjeē, Hang Rong ėshtė 61-vjeēe. Gjatė mbi 20 vjetėve, bashkėshortėt kanė mbledhur mbi 10 mijė gdhjendje nė dru Makonde. Nė vitin 2003, ata i dhuruan Galerisė sė Artit tė Skulpturave tė Qytetit Changchun mė se 500 gdhjendje nė dru tė Afrikės. Nė vitin 2005, ata i dhuruan Galerisė sė Artit tė Kinės 157 gdhjendje nė dru Makonde.
Kombėsia Makonde qė banon nė juglindje tė Tanzanisė dhe nė veri tė Mozambikut ėshtė njė kombėsi me talentin e lartė artistik nė Afrikė. Gdhjendjet nė dru Makonde kanė njė histori prej 200 vjetėsh dhe janė simboli i artit modern tė gdhjendjeve nė dru tė kontinentit afrikan. Kėto gdhjendje kanė magji tė veēantė dhe vlerė tė lartė pėr t'i ndihmuar njerėzit tė njohin kulturėn afrikane dhe historinė e zhvillimit afrikan, prandja kanė tėrhequr shumė artistė dhe dijetarė tė vendeve tė ndryshme.
Kur ishin nė universitet, Li Songshan dhe Hang Rong studiuan gjuhėn Svahili. Kjo ėshtė gjuha zyrtare nė Tanzani dhe nė Kenia dhe qė pėrdoret gjerėsisht nė vendet e Afrikės lindore. Pas diplomimit, bashkėshortėt merreshin me punėn e pėrkthimit duke shkuar shpesh nė Tanzani pėr tė marrė pjesė nė punėt e ndihmės ekonomike, mjekėsore etj. Gjatė punės, ata filluan tė bėjnė kontakte me gdhjendje nė dru Makonde. Nė vitin 1984, nė Galerinė e Artit tė Kinės u zhvillua njė ekspozitė e artit tė gdhjendjeve nė dru Makonde duke ngjallur jehonė tė madhe. Li Songshan kujtoi:
"Para ekspozitės, ne kishim mbledhur mbi 100 gdhjendje nė dru Makonde. Pas ajo ekspozite, ne njohėm vlerėn e lartė artistike tė kėtyre gdhjendjeve dhe filluan t'i koleksionojmė."
Nė vitin 1990, Li Songshan dhe Hang Rong dhanė dorėheqje nga puna dhe shkuan nė Tanzani pėr banim. Ata merreshin me biznesin dhe harxhuan pothuajse tėrė kohėn e lirė pėr tė mbledhur gdhjendje Makonde. Ata shkuan nė familje tė mjeshtrave tė gdhjendjes Makonde dhe zunė miqėsi me ta. Hang Rong tha:
"Ne kishim qenė nė tė gjitha pikat e banimit tė kombėsisė Makonde dhe zumė miqėsi tė thellė me banorėt e kėsaj kombėsie. Ata na konsideruan si anėtarė tė familjeve tė tyre. Kur ata kishin vėshtirėsi, na kėrkuan pėr ndihma. Por nė fillim ne hasėm shumė vėshtirėsi, bile kėrcėnime me vdekje. Ne nuk hoqėm dorė nga pėrpjekjet dhe mė nė fund patėm sukses. Jam e mendimit se artistėt e kombėsisė Makonde pėrhapin kulturėn e tyre dhe shprehin ndjenjat nėpėrmjet gdhjendjeve. Prandaj, pėr tė njohur mirė kėtė art, duhet tė njohim sė pari jetesėn dhe mendimet e tyre."
Me shtimin e pandėrprerė tė gdhjendjeve Makonde tė koleksionuara, Li Songshand dhe Hang Rong filluan tė klasifikojnė gdhjendjet pėr t'i studiuar. Tani Li Songshan dhe Hang Rong janė bėrė specialistė nė fushėn e studimeve pėr artin e gdhjendjeve nė dru Makonde. Li Songshan tha se tė dy bashkėshortėt do tė vazhdojnė tė bėjnė pėrpjekje pėr tė studiuar gdhjendjet Makonde, sepse ky art ėshtė pasuria e pėrbashkėt e njerėzimit. Ai tha:
"Gjatė procesit tė koleksionimit, kemi pasur shumė vėshtirėsi. Nėpėrmjet pėrpjekjeve tė palodhshme, kemi koleksionuar pothuajse tė gjitha veprat e mjeshtrave tė gdhjendjeve Makonde. Kėto vepra i pėrkasin tėrė njerėzimit." (Fani)
|