v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-12-12 16:32:59    
Li Yuanēang qė adhuron arsimin nė fshat

cri
 dėgjoni Pėr njė kohė tė gjatė, nė disa krahina tė pazhvilluara tė Kinės, shkollave nė fshat u dalin probleme tė shumta, si ato tė ngritjes sė mėtejshme tė nivelit tė mėsuesve dhe tė zgjidhjes sė pamjaftueshmėrisė sė fondeve. Fėmijėt e atjeshėm nuk gėzojnė burime tė mira mėsimore si fėmijėt nė qytet. Punonjėsit e panumėrt tė arsimit punojnė me zell pėr ta ndryshuar kėtė gjendje dhe njėri prej tyre ėshtė zoti Li Yuanēang, me tė cilin do t'ju njohim nė rubrikėn e sotme.

Nė provincėn Gjilin tė Kinės Verilindore, ekziston njė fshat me emrin Yaoveizi, ku fshatarėve u ka pėlqyer gjithmonė mėnyra tradicionale e jetesės, qė ėshtė, siē thonė ata: "I pėrvishemi punės kur lind dielli; fillojmė pushimin kur perėndon dielli". Ata kanė qejf tė kalojnė kohėn e lirė duke ndenjur qetė nė krye tė fshatit dhe duke dėgjuar zėrat e nxėnėsve qė lexojnė tekstet. Li Yuanēang, qė i ka mbushur tė 57-tat, ka lindur dhe ėshtė rritur pikėrisht nė njė fshat tė tillė. Ai thotė se e ka pėlqyer leximin qysh nga vogėlia dhe asnjė herė nuk ka hequr dorė nga mėsimi, sado tė kėqija qė tė ishin kushtet e jetesės. Pasi u diplomua nė universitet, ai zgjodhi me vendosmėri profesionin e mėsuesit. Ai tha se i vjen keq sa herė qė ndonjė fėmijė ndėrpret shkollimin.

"Unė i shikoj nxėnėsit e klasės sime si fėmijėt e mi dhe jam i mendimit se mėsuesit duhet t'i duan nxėnėsit si fėmijėt e vet. Kur njė nga nxėnėsit e mi ndėrpreu shkollimin pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike tė familjes dhe filloi tė punonte nė ara duke ndihmuar prindrit e tij, unė shkova 5 a 6 herė nė shtėpinė e tij. Mė nė fund, u mbusha mendjen prindėrve tė tij dhe e solla atė nė shkollė me biēikletė."

Li Yuanēang filloi tė punojė si mėsues i gjuhės kombėtare nė njė shkollė tė mesme qysh nė vitin 1985 dhe qė nga ajo kohė filloi reformėn e mėsimdhėnies sė gjuhės?pėr tė gjetur njė metodė tė pėrshtatshme pėr arsimin nė fshat. Ai i konsideron tokat e gjera tė fshatit si klasėn e mėsimit dhe i inkurajon nxėnėsit tė hidhen nė praktikėn shoqėrore. Arat dhe parcelat e misrit u bėnė mjete mėsimdhėnieje tė tij. Mėsuesi Vang Vei, qė dikur punoi sė bashku me Li Yuanēang, admiron shumė mendimet e tij.

"Ideali i tij ėshtė qė tė pėrgatitė punonjės tė kualifikuar. Ai e quan shkollėn tonė njė shkollė tė vogėl dhe e quan jetėn shoqėrore njė shkollė tė madhe. Ai nganjėherė i ēon nxėnėsit nė ngastrat e orizit pėr tė marrė pjesė nė praktikėn prodhuese."

Li Yuanēang kėrkonte qė, nė hartimet e tyre, nxėnėsit tė pėrshkruanin gjėrat qė i kishin parė me sytė e vet nė jetėn shoqėrore dhe nė natyrė. Ai thoshte se kushtet e vėshtira nė fshat nuk i pengonin nxėnėsit nė tė menduarit nė mėnyrė tė pavarur. Faktet kanė vėrtetuar se metoda e tij e mėsimdhėnies ka dhėnė rezultate tė mira.

"Vendlindja ime gjendet afėr pendėve tė lumit Sungar. Meqenėse nėn tokėn e asaj zone ka mjaft rėrė dhe zhavorr qė mund tė shfrytėzohen si lėndė ndėrtimi, disa njerėz kanė bėrė atje njė gropė tė madhe duke nxjerrė rėrė dhe zhavorr. Duke parė kėtė gjė, njėri prej nxėnėsve tė mi harxhoi 2 javė pėr tė hetuar gjendjen e atjeshme dhe shkroi njė hartim, ku vuri nė dukje se brezi i tanishėm shet rėrėn dhe fiton para duke shkatėrruar tokėn e punueshme, kurse brezi i ardhshėm do tė mbetet pa tokė pėr tė mbjellė dhe do tė pėsojė fatkeqėsi natyrore. Ai bėri thirrje qė tė ndalohej ky veprim shkatėrrues. Kuadrot e fshatit u prekėn shumė nga veprimi i kėtij djali 15-vjeēar, qė vuri re gjendjen e rėndė tė ēėshtjes, dhe thirrėn disa persona me pėrgjegjėsi tė kantierit qė nxirrte rėrėn e atjeshme. Kur lexuan hartimin, ata pėrgjegjės e kuptuan gabimin e vet dhe e mbyllėn menjėherė kantierin."

Njė pjesė e madhe e nxėnėsve tė mėsuesit Li Yuanēang u pranuan nė shkolla tė larta, madje disa prej tyre u bėnė mjeshtėr tė mbjelljes shkencore tė tokave ose prijės tė kėrkimeve tekniko-shkencore. Pėrmbledhja e hartimeve tė nxėnėsve tė tij me titull "Lulet e vogla nė ara" u pėrcaktua si lėndė mėsimore e leximit pėr mbarė provincėn.

Por, askujt nuk i shkonte ndėr mend se para 6 vjetėve Li Yuanēang do tė detyrohej tė largohej nga katedra e klasės dhe nga nxėnėsit e tij pėr shkak se do tė sėmurej rėndė. Duke marrė parasysh gjendjen e tij shėndetėsore, sektori vendor i arsimit e transferoi atė nė Institutin Gjiaoyu tė provincės Gjilin, qė tė merrej me kėrkimet shkencore tė mėsimdhėnies sė gjuhės. Li Yuanēang e konsideron kėtė transferim si njė pikėnisje tė re tė punės sė tij pėr t'i shėrbyer arsimit nė fshat.

Me pėrpjekjet e tij, provinca Gjilin hapi 42 shkolla me kurse tė specializimit tė mėsuesve dhe, si rezultat i punės sė kėtyre shkollave, u ngrit pėrgjithėsisht niveli i mėsimdhėnies sė mėsuesve nė fshat. Sot Li Yuanēang vazhdon pėrpjekjet e tij nė frontin e parė tė arsimit nė fshatin kinez. Ai thotė se shpreson qė tė vijė sa mė parė dita kur fėmijėt nė fshat tė gėzojnė kushte arsimore njėsoj si tė fėmijėve tė qytetit.(Zheng)