Ēifti i njohur kinez i patinazhit artistik Shen Xue dhe Zhao Hongbo ndoshta nuk ėshtė i panjohur pėr ju. Kohėt e fundit, nė "Kupėn e Kinės" tė Ēmimit tė Madh tė Bashkimit Ndėrkombėtar tė Patinazhit tė sezonit 2006-2007, ky ēift u shpall kampion, i pari titull pėr ta nė kėtė sezon. Nė fakt, pas Lojėrave Olimpike Dimėrore tė Torinos, ata u mendua se do ta linin sportin, por ata u kthyen pėrsėri nė pistėn e akullt me programe krejt tė reja. Mė i prekshėm ėshtė fakti qė ata vendosėn edhe njė objektiv tė ri dhe mė tė lartė pėr veprimtarinė e tyre sportive, pas bashkėpunimit 14-vjeēar me zigzage. Nė programin e sotėm, do t'ju njohim me objektivin e ri tė kėtij ēifti tė patinazhit artistik.
Shen Xue dhe Zhao Hongbo janė ēifti i parė kinez i patinazhit artistik qė u shpall kampion botėror. Ata kanė marrė pjesė 3 herė nė Lojėrat Olimpike Dimėrore dhe janė pėlqyer shumė nga shikuesit nė Kinė dhe nė botė. Nė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė Torinos, ata ishin pretendentė tė fortė pėr medaljen e artė, por pėr arsye tė dėmtimit nė kėmbė tė Zhao Hongbos para kėtyre lojėrave, ata nuk realizuan dot ėndrrėn e shpalljes kampionė olimpikė dhe fituan vetėm medaljen e bronztė olimpike. Pikėrisht prej kėtij dėshtimi, tė dy ndryshuan mendimin pėr lėnien e sportit nga shėrbimi pas Lojėrave Olimpike tė Torinos. Gjatė njė interviste nė garat e "Kupės sė Kinės", Shen Xue bėri tė ditur mendimin e tyre.
"Duam tė paraqitim njė pamje tė re, qė shikuesit tė mos pandehin se do ta lėmė sportin ose se jemi tė vjetėr. Ashtu siē tha trajneri ynė Yao Bin, kemi ende potenciale."
Duke folur pėr kthimin nė gara tė kėtij ēifti tė patinazhit artistik, nuk mund tė mos pėrmendet programi i tyre i ri "Pėrsiatje". Nė tė kaluarėn, Shen Xue dhe Zhao Hongbo interpretuan nė pistėn e akullt programe klasike, si "Mulan", "Turandot" e "Arrėthyesi", tė cilat janė pėrpunuar bazuar nė legjendat ose tregimet e lashta, ndėrsa kėsaj here, nė programin "Pėrsiatje" ata shfaqėn pėrvojėn e tyre tė njohjes dhe tė kuptimit tė njėri-tjerit me muzikėn, vallet, kėrcimet dhe rrotullimet. Pėr kėtė provė tė re, ata ishin shumė krenarė. Shen Xue tha se nė kohėn e sotme, patinazhi artistik thekson sė tepėrmi vėshtirėsinė e lėvizjeve, duke mos pėrfillur bukurinė e tyre, kurse nė programin e tyre tė ri, ata pėrpiqen tė kujdesen pėr tė dyja anėt.
Nė "Kupėn e Kinės", interpretimi i parė i programit "Pėrsiatje" pati sukses dhe ata u shpallėn kampionė me mbi 20 pikė mė shumė se nėnkampionėt. Pavarėsisht nga suksesi fillestar, Shen Xue dhe Zhao Hongbo e hodhėn vėshtrimin mė lart.
"Nė lėvizjet e kėrcimeve, do tė ngremė shkallėn e vėshirėsisė. Megjithėse nė 'Kupėn e Kinės' u shpallėm kampion, zbuluam edhe shumė probleme. Mė vonė, do tė pėrpiqemi tė pėrsosim mė tej lėvizjet."
Nė sezonin e ri, Shen Xue dhe Zhao Hongbo nxorėn njėherėsh 3 programe tė reja. Krahas programit pėr patinazhin e lirė, "Pėrsiatje", kanė edhe programin e shkurtėr "Romancė" tė stilit spanjoll si dhe njė shfaqje tė shoqėruar me melodinė klasike "My Way". Pėr kėto tri programe, gjatė gjysmė viti tė kaluar, tė dy ishin tė zėnė me vajtje-ardhjet midis Kinės dhe Kanadasė pėr tė rishikuar koreografinė. Ata pohojnė se vitin e ardhshėm, do tė marrin pjesė patjetėr nė Kampionatin Botėror tė Patinazhit Artistik.
Deri mė sot, maksimumi i moshės sė patinatorėve artistikė si ēift ėshtė 36 vjeē. Atėherė, sa kohė do tė zgjatin veprimtarinė e tyre nė pistėn e akullit 28-vjeēarja Shen Xue dhe 33 vjeēari Zhao Hongbo? Kjo pyetje duhet tė marrė pėrgjigje nga ata vetė. Zhao Hongbo tha:
"Nė qoftė se nė moshėn 40 vjeēare do tė ruaj nivelin e tanishėm, atėherė, do tė bėj patinazh artistik deri 40 vjeē!" (Wang Lei)
|