v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-11-08 20:04:19    
U zhvillua nė Hollivud Festivali i Filmave Kinezė

cri
Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se mė 1 nėntor, u hap nė Sallėn e Regjisorėve tė SHBA-sė nė Hollivud tė Los Anxhelosit Festivali i Filmave Kinezė pėr vitin 2006.

Gjatė festivalit njėjavor, u shfaqėn 7 filma kinezė si "Nusja", "Dashuria" etj. dhe u zhvillua Forumi i Bashkėpunimit tė Filmit midis Kinės dhe SHBA-sė.

Nė ceremoninė e hapjes sė festivalit, prodhuesi i famshėm amerikan i filmit dhe kryetar nderi i kėtij festivali Andre Morgan u shpreh se vitet e fundit, shumė kineastė tė shquar kinezė kanė xhiruar shumė filma tė shkėlqyeshėm. Zhvillimi i festivalit tė filmave kinezė do tė thellojė njohjen e qarqeve kinematografike tė SHBA-sė ndaj filmave kinezė duke nxitur shkėmbimet midis qarqeve kinematografike tė tė dyja vendeve.

Kina zhvillon ekspozitėn e pikturave me temėn e fshatarėve 

Korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se mė 1 nėntor, u hap nė Galerinė e Arteve tė Kinės nė Pekin ekspozita e pikturave me temėn e fshatarėve kinezė.

Nė ekspozitė janė paraqitur 260 vepra duke pėrfshirė piktura nė bojė vaji, piktura kombėtare kineze etj. Shumė prej tyre janė krijuar nga piktorė tė famshėm kinezė. Veprat e ekspozitės shfaqin gjendjen e jetesės, atė shpirtėrore dhe prodhuese tė fshatarėve kinezė nė etapa tė ndryshme historike.

Vitet e fundit, me shtimin e pandėrprerė tė vėmendjes sė shoqėrisė kineze ndaj fshatarėve, veprat artistike me temėn e fshatarėve janė bėrė njė degė e rėndėsishme nė historinė moderne tė arteve kineze.

Do tė zhvillohet nė Pekin Java Ndėrkombėtare e Kostumeve tė Modės

Gazeta kineze "Beijingwanbao" njoftoi se mė 15 nėntor, do tė hapet nė Pekin Java Ndėrkombėtare e Kostumeve tė Modės e Kinės. Mė se 3000 kostume tė modės do tė shfaqin prirjen e modės sė kostumeve nė pranverėn dhe nė verėn e vitit tė ardhshėm.

Gjatė Javės sė Kostumeve tė Modės do tė zhvillohen mė se 60 aktivitete tė posaēme. 35 stilistė tė kostumeve tė modės tė ardhur nga Kina, Japonia, Italia, Franca, Rusia etj. do tė shfaqin veprat e tyre tė fundit.

Do tė hapet nė Pekin Festivali i Dramės Italiane

Gazeta kineze "Xinjingbao" njoftoi se si njė nga aktivitetet e "Vitit tė Kulturės Italiane", mė 9 nėntor, do tė hapet nė Pekin Festivali i Dramės Italiane. Gjatė festivalit do tė shfaqen 4 drama si "Tetė" etj.

Njėkohėsisht, Festivali i Dramės Italiane do tė shėnojė hapjen e Stinės sė Shfaqjes sė Dramave Moderne Ndėrkombėtare tė Pekinit. Gjatė kėtij aktiviteti do tė shfaqen shumė drama kineze dhe tė huaja. (Fani)