|
Liuqin?i ėshtė njė vegėl muzikore tradicionale kineze me tela, e cila ka formėn e gjethes sė shelgut dhe bėhet me dru shelgu. Ajo ka zė kumbues dhe diapazon tė gjerė. Melodia qė po ndiqni, titullohet "Muzikė vallėzimi taxhike". Kjo muzikė me melodi tė gėzueshme dhe tė gjalla e me ritme entuziaste dhe tė ndryshueshme shpreh karakterin e hapur dhe entuziast tė banorėve taxhikė nė Singjang tė Kinės Perėndimore dhe njė tablo tė hareshme festive.
Wang Hongyi ka lindur nė njė familje muzikantėsh. I ati, Wang Huiran, ėshtė njė kompozitor dhe interpretues i njohur kinez i liuqin-it. Qė nė vogėli Wang Hongyi mėsoi t'i binte liuqin-it nga i ati. Nė moshėn 7-vjeēare ajo filloi tė luante nė skenė dhe kur ishte 10 vjeēe u pranua si interpretuese solo nė Orkestrėn Popullore tė Zonės Ushtarake Jinan tė Kinės. Tani le tė shijojmė melodinė "Pranvera ka ardhur nė lumin Yihe", interpretuar nga Wang Hongyi nė liuqin. Kjo ėshtė vepra e saj pėrfaqėsuese. Melodia pėrshkruan panoramėn e bukur pranverore gjatė lumit Yihe tė provincės Shandong.
Wang Hongyi ka bazė tė shėndoshė tė interpretimit nė liuqin, duke u karakterizuar nga tiparet e holla tė femrave tė jugut dhe ato tė ēiltra e tė hapura tė femrave veriore. Tani le tė dėgjojmė melodinė "Sanliu". Kjo melodi e zhdėrvjellė t, e rrjedhshme dhe tėrheqėse ėshtė e pėrhapur gjerėsisht nė zonat jugore tė lumit Jance.
Wang Hongyi ka pėrhapur veglėn muzikore liuqin jo vetėm nė krahina tė ndryshme tė Kinės, por edhe nė vende tė ndryshme tė botės. Ajo ka bėrė turne nė Spanjė, Australi, Tajlandė dhe mbi 20 vende e rajone tė tjera, ku ėshtė mirėpritur ngrohtė. Tani ajo ėshtė drejtuesja artistike e Orkestrės sė muzikės kineze tė dhomės pėr femra "Zhuhai" tė Kinės. Nė fund tė programit tė sotėm do tė shijojmė bashkė melodinė e njohur popullore rumune "Lauresha". Kjo melodi e gėzueshme dhe e gjallė, me ritmet qė ndryshojnė shumė, si dhe imitimi i kėndimit tė zogjve pėrshkruajnė nė mėnyrė tė figurshme laureshat qė fluturojnė nė qiellin e kaltėr. (Pina)
|