v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-10-24 20:14:21    
Sporti krijon gėzim pėr personat me aftėsi tė kufizuar mendore

cri

dėgjoni

Nga 15 deri mė 20 tetor u zhvilluan Lojėrat me Ftesė tė Shangait tė Olimpiadės sė Posaēme tė vitit 2006. Olimpiada e Posaēme organizohet veēanėrisht pėr personat me aftėsi tė kufizuar mendore. Nė kėto lojėra, e shijojnė gėzimin e sportit sportistė tė posaēėm tė vendeve tė ndryshme tė botės.

Nė kėto lojėra morėn pjesė mbi 2 mijė sportistė e trajnerė nga 20 vende e rajone tė botės. Lojėrat pėrfshijnė 30 disiplina sportive, si patinazh me rrota, basketboll, peshėnritje, not, bejsboll, badminton etj.

Patinazhi me rrota ėshtė njė sport qė kėrkon shumė shkathtėsi, por sportistėt me aftėsi tė kufizuar mendore janė nė gjendje ta zotėrojnė mirė pas stėrvitjeve. Garat e patinazhit me rrota tė kėtyre lojėrave u zhvilluan nė Pallatin e Patinazhit me Rrota "Huangpu" tė Shangait, instalimet e tė cilit janė tė pėrsosura. Mjeshtėria e paraqitur nga sportistėt nė gara habiti shumė shikues. Trajneri i ekipit kinez Yu Jianbing bėri tė ditur se patinazhi me rrota ėshtė njė disiplinė sportive me njėfarė rreziku dhe ēdo lėvizje realizohet me ndėrgjegjshmėrinė pėr vetėmbrojtjen e patinatorit si kusht paraprak. Duke pasur si bazė stėrvitjen, edhe personat me aftėsi tė kufizuar mendore mund tė krijojnė kėtė ndėrgjegjshmėri dhe shprehi, nė mėnyrė qė tė shijojnė gėzimin nga patinazhi me rrota, ashtu si njerėzit normalė. Nga ky kėndvėshtrim, realizohet koncepti "pjesėmarrja e barabartė", i nisur nga Olimpiada e Posaēme. Njė tjetėr trajner i ekipit kinez, z. Xue Mu tha:

"Gėzim, gėzim i madh! Ata ndiejnė kėtė gėzim si dhe nderim, qė mund tė marrin pjesė nė kėto lojėra si pėrfaqėsues tė Kinės."

Nė garat e patinazhit me rrota, ekipi polak u shpall kampion i stafetės sė pėrzier 2*100 metra. Trajneri i kėtij ekipi Jan Valiskovski tha:

"Gėzohemi shumė qė marrim pjesė nė lojėrat nė Kinė. Sot fituam dhe shpresoj se do ta ruajmė kėtė fitore edhe nesėr."

Trajneri kinez Xue Mu tha se pjesėmarrja nė sportet e posaēme mund t'i ndihmojė lojtarėt me aftėsi tė kufizuar mendore tė ngrenė aftėsinė e tyre tė tė jetuar. Pavarėsisht nga mosha e re, anėtarėt e ekipit kinez tė patinazhit me rrota e kuptojnė qė herėt qė gjėrat e tyre nė jetė duhet t'i kryejnė ata nga vetė, pra sporti ka rėndėsi tė veēantė pėr kėta fėmijė tė veēantė.

Me qėllim qė sportistėt e posaēėm tė ndiejnė mė shumė gėzim nga sporti, gjatė kėtyre lojėrave komiteti organizativ u ofroi atyre shėrbime tė sakta dhe tė pėrsosura. Vullnetarėt e rinj tė Shangait shfaqėn dashamirėsinė e tyre tė sinqertė pėr kėta sportistė tė posaēėm. Para garave, vullnetarėt i ndihmuan sportistėt tė visheshin me kostumet sportive dhe tė futeshin nė pistė. Pas garave, ēdo sportist u shoqėrua nga njė vullnetar i posaēėm, qė e ndihmonte tė rregullonte kostumin e mjetet sportive. Edhe nė shumė hallka tė hollėsishme, sportistėt me aftėsi tė kufizur mendore kanė nevojė pėr ndihmėn e vullnetarėve. P.sh. nganjėherė, ndonjė sportist e keqkuptonte vijėn e dorėzimit tė stafetės si vijėn e mbėrritjes. Mund tė thuhet se zhvillimi normal i lojėrave ėshtė i pandarė nga dashamirėsia dhe shėrbimi i vullnetarėve.

Nė vitin 2007, Shangai do tė organizojė Lojėrat e 12-ta tė Posaēme Botėrore Olimpike, prandaj lojėrat me ftesė tė Shangait tė Olimpiadės sė Posaēme shėrbyen si prelud i veprimtarisė sė madhe tė vitit tė ardhshėm. Gjatė kėtyre lojėrave me ftesė, Bashkia e qytetit tė Shangait u ofroi pjesėmarrėsve shėrbime tė pėrsosura. Shumė lojtarė u ftuan edhe nė lagjet e thjeshta tė Shangait, duke u pritur ngrohtėsisht nga banorėt vendorė. Krahas garave zyrtare, komisioni organizativ u ofroi lojtarėve edhe 6 shėrbime mjekėsore e shėndetėsore. Duke marrė pjesė nė aktivitetet pėrkatėse tė kėtyre lojėrave tė posaēme, zv/kryeministri i Kinės Hui Liangyu tha:

"Qeveria kineze u ka kushtuar rėndėsi tė madhe Olimpiadės sė Posaēme dhe personave me aftėsi tė kufizuar mendore. Qė nga viti 1987, Kina ka organizuar me radhė 4 Lojėra tė Posaēme Kombėtare. Duke pėrfituar nga rasti i pėrgatitjes pėr Lojėrat e Posaēme Botėrore Olimpike 2007, qeveria kineze po merr masa efikase pėr nxitjen e shoqėrisė, qė tė tregojė mė shumė kujdes pėr personat me aftėsi tė kufizuar mendore." (Wang Lei)