v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2006-10-25 15:26:32    
U hap Festivali i 5-tė i Kulturės sė Bambusė i Kinės

cri

dėgjoni

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se mė 22 tetor, u hap nė qytetin Wuyishan tė provincės Fujian tė Kinės juglindore Festivali i 5-tė i Kulturės sė Bambusė i Kinės ku marrin pjesė mė se 1500 funksionarė qeveritarė kinezė, diplomatė, specialistė, biznesmenė etj. tė vendeve tė ndryshme. Festivali organizohet nga Drejtoria Shtetėrore e Pylltarisė e Kinės.

Tema kryesore e kėtij festivali ėshtė "Zhvillimi i ekonomisė sė bambusė". Gjatė festivalit do tė zhvillohen shkėmbime midis dy brigjeve tė ngushticės sė Tajvanit pėr kulturėn e bambusė, forumi i zhvillimit tė sektorit tė bambusė etj.

Festivali i Bambusė i Kinės u krijua nė vitin 1996 dhe zhvillohet njė herė nė ēdo dy vjet.

Kina ėshtė vendi mė i madh i mbjelljes sė bambusė nė botė. Sipėrfaqja e bambusė arriti nė 5 milionė hektarė.

U zhvillua nė Pekin Forumi i Muzeve Kinė-SHBA

Korrespondenti i Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se nga 18 deri mė 20 tetor, u zhvillua nė Pekin Forumi i Muzeve Kinė-SHBA. Mė se 100 drejtorė tė muzeve dhe specialistė tė Kinės dhe tė SHBA-sė diskutuan pėr administrimin e muzeve, funksionin e tyre etj.

Ky forum organizohej bashkėrisht nga Drejtoria Shtetėrore e Relikteve tė Kinės dhe Fondacioni Mellon i SHBA-sė. Nė vitin 2001, tė dyja palėt filluan bashkėpunimin pėr tė pėrgatitur administratorė tė lartė kinezė tė muzeve nė SHBA.

U hap Festivali i 8-tė Ndėrkombėtar Artistik i Shangait

Korrespondentja e Radios sė Jashtme tė Kinės njoftoi se mė 17 tetor, u hap nė Shangai Festivali i 8-tė Ndėrkombėtar Artistik i Shangait. Gjatė festivalit njėmujor, artistėt e ardhur nga Meksika, Australia, Italia etj. do tė japin mbi 70 shfaqje.

Festivali Ndėrkombėtar Artistik i Shangait organizohet nga Ministria e Kulturės e Kinės dhe qeveria e bashkisė sė qytetit Shangai. Qysh nga viti 1999, ky festival zhvillohet njė herė nė ēdo vit.

Nė Shaoxing u zhvillua simpoziumi me rastin e 70-vjetorit tė vdekjes sė Lu Xunit

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se ditėt e fundit, nė qytetin Shaoxing tė provincės Zhejiang tė Kinės lindore u zhvillua njė simpozium ndėrkombėtar akademik me rastin e 70-vjetorit tė vdekjes sė Lu Xunit. Nė kėtė simpozium morėn pjesė mė se 120 specialistė dhe dijetarė tė Lu Xunit tė ardhur nga Kina, Japonia, Rusia, Gjermania etj.

Lu Xuni lindi nė vitin 1881 nė Shaoxing dhe ishte shkrimtari dhe ideologu i famshėm kinez. Novelat e tij "Ditari i njė njeriu tė ēmendur", "Tregimet e A Q-sė" etj. kanė zėnė pozitė tė rėndėsishme nė historinė letrare botėrore. (Fani)