dëgjoni
Më 18 dhe 19 tetor, u organizua në Pekin "Forumi i sigurimeve dhe i tregut monetar i Kinës". Në këtë forum, një funksionar i Ministrisë së Tregtisë së Kinës u shpreh se pas pjesëmarrjes së Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, niveli i hapjes së sektorëve monetarë është ngritur në mënyrë të dukshme dhe janë realizuar angazhimet e tyre.
Ndihmës-ministri i Tregtisë së Kinës Chun Quan tha se pasi në vitin 2001 Kina morën pjesë në Organizatën Botërore të Tregtisë, hapat e hapjes së sektorëve monetarë kinezë janë shpejtuar pandërprerë. Tani, numri i organeve monetare të huaja në Kinë është shtuar pandërprerë dhe sferat e biznesit të tyre janë zgjeruar pandërprerë.
Kina ka zbatuar me rigorozitet angazhimet e bëra nga Kina kur morrën pjesë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Organet monetare të huaja si Banka, Bursa, organe të sigurimeve etj kanë hyrë pandërprerë në Kinë.
Mësohet se deri në fund të vitit 2001, Kina ka hapur në mënyrë të gjithanëshme biznesin e valutave dhe hoqi kurizimet e biznesit të valutave për bankat me fonde të huaja. Deri në vitin 2005, organet monetare të huaja kanë formuar dega të tyre në 5 qytete si Harbin, Chanchun, Lanzhou, Yinchuan dhe Nannin. Si rrjedhim, numri i qyteteve ku janë formuar organe menetare të huaja, arriti në 25. Deri në fund të këtij viti, sipas angazhimeve, Kina do të hapë në mënyrë të gjithanëshme biznesin e Zhenminbisë kineze ndaj bankave me fonde të huaja.
Në anët e sektorëve të sigurimeve dhe të bursave, qeveria kineze ka zbatuar angazhimet për lejimin e hyrjes në treg dhe për sferat e biznesit.
Mënyrat aktive që kanë marrë sektorët monetarë kinezë për zbatimin e angazhimeve dhe për zgjerimin e hapjes ndaj botës, janë vlerësuar në komunitetin ndërkombëtar. Në "Forumin e soktorëve të sigurimeve dhe të tregut monetar të Kinës", ambasadori i Bashkimit Evropian në Kinë zoti Serge Abou vlerësoi lart Kinën që ka zbatuar angazhimet e saj të bërë kur morën pjesë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Rregulloret e Organizatës Botërore të Tregtisë kanë marrë suksese të mëdha në Kinë. Pjesëmarrja e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe shkrirja e saj në sistemin tregtar e monetar ndërkombëtar kanë bërë që komuniteti ndërkombëtar e sidomos Bashkimi Evropian kanë marrë shumë përfitime. Ne jemi shumë të kënaqur që Kina ka kryer detyrimet e saj në komunitetin ndërkombëtar.
Mësohet se, lidhjet midis tregut monetar të Kinës dhe tregut ndërkombëtar janë bërë më të ngushta. Specialistët përkatës janë të mendimit se Kina duhet të përmirësojë më tej sistemin dhe mënyrën e kontrollit monetar dhe duhet të formojë shpejt sistemin modern monetar. Në të njëjtën kohë, Kina duhet të forcojë më tej kontrollin monetar dhe duhet të parandalojë dhe të zgjidhë rrezikun monetar, në mënyrë që sektorët monetarë kinezë të qarkullojnë në mënyrë stable në mjedisin e hapur ndaj botës. (Du)
|